DEDIKUAR
SHËNDETIT TUAJ



ATC

Sistemi i klasifikimit Anatomik Terapeutik Kimik (ATC) përdoret për klasifikimin e lëndëve aktive të barnave sipas organit ose sistemit në të cilën ato veprojnë si dhe veçorive terapeutike, farmakologjike dhe kimike të tyre.

Kodi ATC A: Trakti Digjestiv Dhe Metabolizmi është një nga ndarjet e Sistemit të klasifikimit Anatomik Terapeutik Kimik (ATC), një sistem i kodeve alfanumerike i hartuar nga OBSH për klasifikimin e barnave dhe produkteve të tjera mjekësore.

Trakti Digjestiv Dhe Metabolizmi

Tretësirë me pika për gojë - (10.000 UI + 10.000 UI)/ml

Tableta - 500 mg

Alukol përmban lëndën aktive hidroksid alumini, i ciliështë një antiacid, që ul hiperaciditetin e lëngut  gastrik dhe kështu mënjanon shtrëngimet në stomak të shkaktuara nga hiperaciditeti. Veprimi antiacid fillon shpejt dhe zakonisht zgjat rreth 2 orë. Përveç asnjanësimit të shpejtë e afatgjatë, Alukol frenon edhe veprimin e pepsinës (proteazës), mënjanon veprimin e dëmshëm të acidit të stomakut, i cili vepron si faktor agresiv i barrierës mbrojtëse të mukozës.
Indikohet në:
• mjekimin e hiperaciditetit, ulcerës së stomakut dhe duodenit, ulcerës së shkaktuar nga antiinflamatorët josteroidë, refluks ezofageal, sindromën Zollinger-Ellison, gastrit kronik dhe akut me hiperaciditet, irritim të mukozës së stomakut i shkaktuar nga konsumi i alkoolit, kafesë dhe duhanit.

• redukton nivelin e lartë të fosfateve në gjak që është e rëndësishme në pacientët me sëmundje veshkash të cilët nuk eleminojnë dot nga organizmi sasinë e fosfatit të hekurit që marrin me dietën.

Tableta - 5 mg

Anabofarma përmban lëndën aktive metandienon (metandrostenolon). Ai ka veti anabolizuese, të cilat janë më të theksuara se efektet e tij androgjenike. Kjo përgatesë shton sintezën protidike, pengon largimin e kalciumit dhe të azotit nga veshkat dhe i kundërshton efektet e padëshirueshme katabolizuese penguese, të shkaktuara nga mjekimi me hormone adrenokortikale me veprim të zgjatur. Metandrostenoloni nxit formimin e lëndës themelore të kockave, kusht i domosdoshëm për shtimin e rezervave të kalciumit të skeletit. Efekti anabolizues shfaqet me shtimin e oreksit, me shtimin në peshë dhe përmirësimin e gjendjes së përgjithshme.

Tabletat Anabofarma 5 mg gjejnë përdorim në sindromat dhe sëmundjet, ku nevojiten efekte
anabolizuese e katabolizuese dhe një veprim rindërtues i përgjithshëm, si:

konvaleshenca pas infeksioneve të rënda, pas operacioneve dhe lindjes; rënie e gjendjes së përgjithshme pas sëmundjeve infektive kronike; gjendje dobësie dhe këputjeje; peshë e pamjaftueshme; dobësi patologjike; kaheksi; hipertiroidizëm; osteoporozë; proces i dëmtimit të kockave; vonesë e konsolidimit të frakturave; miodistrofi; humbje proteinore nga veshkat, zorrët dhe lëkura (nefroza, sindroma të humbjes proteinore intestinale, djegie etj.); mjet ndihmës i disa masave terapeutike, si: kortikoterapia, mjekimi citotoksik, radioterapia. Është përdorur edhe në çrregullimet e rritjes në foshnjet, fëmijët dhe të rinjtë.

Tretësirë për injeksion – 1 mg/1 ml


Lënda aktive e këtij preparati është atropinë sulfat, e cila ka një veprim antimuskarinik. Atropina bllokon përkohësisht fundet e nervave, sekretimin e gjendrave, relakson disa muskuj si dhe shton rrahjet e zemrës.

Ky bar përdoret:

● si paramjekim përpara anestezisë, për të ulur sekretimin e gjendrave të pështymës;
● për të trajtuar gjendjet e karakterizuara nga rrahje të dobëta të zemrës, si për të rikthyer numrin normal të rrahjeve të zemrës gjatë një arresti kardiak;
● për mjekimin e spazmave të aparatit tretës, kolikave të fshikës së tëmthit e të kolikave renale (kombinuar edhe me ndonjë analgjezik të përshtatshëm);
● për trajtimin e helmimeve të shkaktuara nga kërpudha që përmbajnë muskarinë si dhe në helmimet e shkaktuara nga pesticidet fosforo-organike.

Tretesire per injeksion - 20 mg / ml

Buskolamin përmban lëndën aktive hioscinë butilbromur. Hioscinë butilbromuri është një kripë e amoniumit kuaternar. Ky bar, në sajë të veprimit antikolinergjik, zotëron veti antispazmike dhe përdoret për të lehtësuar spazmat e muskulaturës së lëmuar.

Tretësira për injeksion Buskolamin 20 mg/ml, indikohet në:
• spazmat akute (të traktit gastro-intestinal, rrugëve urinare dhe biliare);
• proçedurat diagnostike (radiografi dhe endoskopi).

Drazhe - 10 mg Buskolamin përmban lëndën aktive hioscinë butilbromur. Hioscinë butilbromuri është një kripë e amoniumit kuaternar. Ky bar, në sajë të veprimit antikolinergjik, zotëron veti antispazmike dhe përdoret për të lehtësuar spazmat e muskulaturës së lëmuar.Drazhetë Buskolamin 10 mg indikohen në:• spazmat e traktit gastro-intestinal dhe të rrugëve gjenito-urinare;• sindromën e zorrës së irrituar.

Tretesire per injeksion - 40 mg / 2 ml

Drotaverine përmban lëndën aktive drotaverinë klorhidrat.
Drotaverina është një derivat i papaverinës që zotëron veti antispazmike në sajë të frenimit të enzimës fosfodiesterazë në muskulaturën e lëmuar.
Drotaverine indikohet në situatat e mëposhtme:
● spazma të muskulaturës së lëmuar të rrugëve biliare: kolecistolitiazë, kolecistit;
● spazma të muskulaturës së lëmuar të rrugëve urinare: nefrolitiazë, pielonefrit, cistit, tenezmus i fshikëzës urinare;
● si terapi plotësuese në spazma të muskulaturës së lëmuar të traktit gastro-intestinal (ulcerë gastrike dhe duodenale, spazma të pilorit dhe pjesës së sipërme të stomakut, spazma të kolonit, konstipacion spastik, flatulencë) dhe të traktit riprodhues (dismenorre).

Tretësirë me pika, Preparat dentar – 5 ml

Tableta - 5mg

Glibenklamid është një hipoglicemiant oral, derivat i sulfoniluresë. Ulja e
përqëndrimit të sheqerit në gjak prej tij lidhet me stimulimin e sekretimit të insulinës nga pankreasi. Ky veprim kërkon praninë e qelizave beta funksionale.
Glibenklamid indikohet në diabetin melitus të tipit II (diabeti jo-insulinovartës), në rastet kur mbajtja e nivelit të duhur të sheqerit në gjak (glicemia) nuk arrihet me dietë rigoroze, rënie në peshë (për personat mbipeshë) dhe aktivitet fizik.

Tretesire per injeksion - 1000 mg / 10 ml

 

Tretësirë për injeksion - (10%) 1 g/10 ml

Kalciumi është një element mineral i domosdoshëm për ruajtjen e barazpeshës elektrolitike dhe për funksionimin e duhur të shumë mekanizmave rregullatore.
Pamjaftueshmëria e kalciumit shoqërohet me çrregullime neuromuskulore dhe demineralizimin e kockave. Kalciumi e rrit efektshmërinë e leukociteve, shton fagocitozën dhe ka një efekt antieksudativ në kapilarët gjatë të ftohtit. Marrja e kalciumit e rrit përqëndrimin e tij në serum dhe në të gjithë organizmin. Nëntëdhjetë e nëntë përqind (99%) e kalciumitnë organizëm është e lidhur me fosfatet në kockat, kryesisht si hidroksiapatit.
Glukonat kalciumi indikohet në mjekimin e gjendjeve hipokalcemike dhe si mjekim shtesë në gjendjet alergjike.

Tableta - 500mg

Kalciumi është një element mineral i domosdoshëm për ruajtjen e barazpeshës elektrolitike dhe për funksionimin e duhur të shumë mekanizmave rregullatore.
Pamjaftueshmëria e kalciumit shoqërohet me çrregullime neuromuskulore dhe demineralizimin e kockave. Kalciumi e rrit efektshmërinë e leukociteve, shton fagocitozën dhe kam një efekt antieksudativ në kapilarët gjatë të ftohtit. Marrja e kalciumit e rrit përqëndrimin e tij në serum dhe në të gjithë organizmin. Nëntëdhjetëenëntë përqind (99%) e kalciumit në organizëm është e lidhur me fosfatet në kockat, kryesisht si hidroksiapatit.
Kalcium glukonat indikohet në mjekimin shtesë në

- osteoporozë me etiologji të ndryshme (osteoporozë pas menopauzës, osteoporozë senile, osteoporozë e nxitur nga kortikosteroidet, gastrektomi ose imobilizim);

- profilaksi e demineralizimit kockor para, gjatë ose pas menopauzës;

- mjekim shtesë në rakit ose osteomalaci;

- tetani latente (në rastet akute glukonati i kalciumit përdoret me rrugë
parenterale);

- në rastet e rritjes së nevojave për kalcium gjatë periudhës së shtatzënisë dhe të ushqyerjes së fëmijëve me gji, si dhe në periudhën e rritjes (fëmijëri,
adoleshencë);

- gjendje alergjike (si mjekim shtesë).

Tableta - 2 mg

Loperamid është një antidiarreik i fuqishëm sintetik. Ai vepron drejtpërdrejt në paretet e zorrëve, ku lidhet me receptorët e opiateve, të cilët ngadalësojnë lëvizshmërinë e zorrëve. Loperamid frenon kështu veprimtarinë peristaltike, e cila çon në uljen e humbjes së lëngjeve dhe të elektrolitëve nga zorrët. Në këtë mënyrë vëllimi ditor i feçeve zvogëlohet, ndërkohë që veshtullia dhe dendësia e masës rritet.

Loperamid përdoret në mjekimin simptomatik të diarresë akute me etiologji të ndryshme, duke përfshirë edhe përkeqësimin akut të saj në të rriturit dhe fëmijët mbi 12 vjeç (në moshat 6 – 12 vjeç mund të përdoret vetëm me përshkrimin e mjekut).
Në mjekimin e diarresë kronike përdoret vetëm në të rriturit.
Në të sëmurët me ileostomi mund të përdoret për të ulur numrin dhe vëllimin e defekimeve dhe për të forcuar konsistencën e feçeve.

Tableta 850 mg

Metformine është një antidiabetik që merret nga goja dhe që nuk ka lidhje nga ana kimike ose farmakologjike me rrjedhësit e sulfaniluresë. Metformina përmirëson tolerancën e glukozës në të sëmurët me diabet joinsulinovartës duke ulur nivelin plazmatik të glukozës, si atë bazal, ashtu edhe atë pas ngrënies. Metformina zvogëlon prodhimin hepatik të glukozës, ul përthithjen intestinale të saj dhe përmirëson ndjeshmërinë e insulinës (rrit rikapjen periferike të glukozës).

Metformine indikohet në mjekimin e diabetit joinsulinovartës kur ka dështuar kontrolli i sëmundjes me anën e dietës dhe veçanërisht kur i sëmuri është me mbipeshë. Metformine mund të përdoret e vetme si mjekim fillestar ose e kombinuar me një rrjedhës të sulfaniluresë. Në diabetin insulinovartës, Metformine mund të jepet si mjet ndihmës në të sëmurët, simptomat e të cilëve kontrollohen me vështirësi.

Tableta 500 mg

Metformine është një antidiabetik që merret nga goja dhe që nuk ka lidhje nga ana kimike ose farmakologjike me rrjedhësit e sulfaniluresë. Metformina përmirëson tolerancën e glukozës në të sëmurët me diabet joinsulinovartës duke ulur nivelin plazmatik të glukozës, si atë bazal, ashtu edhe atë pas ngrënies. Metformina zvogëlon prodhimin hepatik të glukozës, ul përthithjen intestinale të saj dhe përmirëson ndjeshmërinë e insulinës (rrit rikapjen periferike të glukozës).

Metformine indikohet në mjekimin e diabetit joinsulinovartës kur
ka dështuar kontrolli i sëmundjes me anën e dietës dhe veçanërisht kur i sëmuri është me mbipeshë. Metformine mund të përdoret e vetme si mjekim fillestar ose e kombinuar me një rrjedhës të sulfaniluresë. Në diabetin insulinovartës, Metformine mund të jepet si mjet ndihmës në të sëmurët, simptomat e të cilëve kontrollohen me vështirësi.

 

Results 1 - 15 of 51