DEDIKUAR
SHËNDETIT TUAJ



ATC

Sistemi i klasifikimit Anatomik Terapeutik Kimik (ATC) përdoret për klasifikimin e lëndëve aktive të barnave sipas organit ose sistemit në të cilën ato veprojnë si dhe veçorive terapeutike, farmakologjike dhe kimike të tyre.

ATC code R: Sistemi Respirator është një nga ndarjet e Sistemit të klasifikimit Anatomik Terapeutik Kimik (ATC), një sistem i kodeve alfanumerike i hartuar nga OBSH për klasifikimin e barnave dhe produkteve të tjera mjekësore.

Sistemi Respirator

Tableta te veshura me film - 10 mg

Cetirizinë klorhidrat është lënda aktive e Alcet. Alcet është një bar antialergjik.

Tek të rriturit dhe fëmijët 6 vjeç e sipër, Alcet indikohet:
● për qetësimin e simptomave nazale dhe okulare si pasojë e rinitit alergjik sezonal dhe atij vjetor;
● për qetësimin e pruritit kronik (urtikarien idiopatike kronike).

Tableta të veshura me film - 180 mg

Alefast përmban lëndën vepruese feksofenadinë klorhidrat, e cila bën pjesë në grupin e barnave të
quajtur antihistaminikë.

Tabletat Alefast 180 mg përdoren tek të rriturit dhe adoleshentët mbi 12 vjeç për lehtësimin e
simptomave që shkaktohen nga reaksionet alergjike të lëkurës (urtikaria kronike idiopatike), si:

- skuqje, enjtje dhe kruarje.

Tableta te veshura me film - 120 mg

Alefast përmban lëndën vepruese feksofenadinë klorhidrat, e cila bën pjesë në grupin e barnave të quajtur antihistaminikë. Tabletat Alefast 120 mg përdoren tek të rriturit dhe adoleshentët mbi 12 vjeç për lehtësimin e simptomave që shkaktohen nga riniti alergjik stinor, si:

- teshtima, 

- rrjedhje dhe kruarje hunde,

- kruarje sysh, lotim

- skuqje në fytyrë.

Tableta te veshura me film - 120 mg

Alefast përmban lëndën vepruese feksofenadinë klorhidrat, e cila bën pjesë në grupin e barnave të quajtur antihistaminikë. Tabletat Alefast 120 mg përdoren tek të rriturit dhe adoleshentët mbi 12 vjeç për lehtësimin e simptomave që shkaktohen nga riniti alergjik stinor, si:

- teshtima, 

- rrjedhje dhe kruarje hunde,

- kruarje sysh, lotim

- skuqje në fytyrë.

Tableta te veshura me film - 180 mg

Alefast përmban lëndën vepruese feksofenadinë klorhidrat, e cila bën pjesë në grupin e barnave të quajtur antihistaminikë.

Tabletat Alefast 180 mg përdoren tek të rriturit dhe adoleshentët mbi 12 vjeç për lehtësimin e
simptomave që shkaktohen nga reaksionet alergjike të lëkurës (urtikaria kronike idiopatike), si:

- skuqje,enjtje dhe kruarje.

Tableta - 8 mg

Bromheksine përmban lëndën aktive bromheksinë klorhidrat, e cila është një bar mukolitik, që përdoret për mjekimin e çrregullimeve të frymëmarrjes, kur ato shoqërohen me mukus viskoz ose të tepërt. Ajo ndihmon në jashtëqitjen e sekrecioneve trakeobronkiale dhe në uljen e viskozitetit të këtyre sekrecioneve, duke përmirësuar kështu frymëmarrjen.
Bromheksine përdoret:
• për lëngëzimin e sekrecioneve të rrugëve të frymëmarrjes në rastet e sëmundjeve bronkopulmonare akute e kronike, si: bronkit, emfizemë, trakeobronkit dhe bronkit astmatik kronik;
• për parandalimin e ndërlikimeve të frymëmarrjes pas ndërhyrjeve kirurgjikale në kraharor;
• për të shpejtuar ekspektorimin e lëndëve të huaja endobronkiale (mjete kontrasti të përdorura ne radiologji).

Shurup - 4 mg/5 ml - 100 ml

Bronax përmban lëndën aktive bromheksinë klorhidrat, e cila është një bar mukolitik, që përdoret për mjekimin e çrregullimeve të frymëmarrjes kur ato shoqërohen me mukus viskoz ose të tepërt. Ajo ndihmon në jashtëqitjen e
sekrecioneve trakeobronkiale dhe në uljen e viskozitetit të këtyre sekrecioneve, çka shpie në përmirësimin e frymëmarrjes.
Bronax përdoret për:
● lëngëzimin e sekrecioneve të rrugëve të frymëmarrjes në rastet e sëmundjeve bronkopulmonare akute e kronike, si: bronkit, emfizemë, trakeobronkit dhe bronkit astmatik kronik;
● parandalimin e ndërlikimeve të frymëmarrjes pas ndërhyrjeve kirurgjikale në kraharor;
● të shpejtuar ekspektorimin e lëndëve të huaja endobronkiale (mjete kontrasti të radiologjisë).
Gjatë përkeqësimit të bronkitit akut, shurupi duhet përdorur me një antibiotik të përshtatshëm.

Shurup 2 mg/5 ml - 150 ml

Shurupi Butamol përmban lëndën aktive salbutamol sulfat. Salbutamoli është një simpatomimetik me veprim të drejtpërdrejtë, kryesisht me veti beta-adrenergjike dhe ka veprim selektiv mbi receptorët beta-2 (agonist). Sulfati i salbutamolit përdoret:
● si bronkodilatator në obstruksionet e kthyeshme të rrugëve të ajrit;
● për mjekimin dhe profilaksinë e astmës bronkiale;
● për mjekimin e sëmundjeve të tjera, si bronkiti dhe emfizema, të shoqëruara me obstruksion të prapësueshëm të rrugëve të frymëmarrjes.

Shurup 15 mg / 5 ml

 

Tretësirë për injeksion - (202 mg + 50.5 mg) / 10 ml (2.5%)

Aminofilina është një kompleks i teofilinës me etilendiaminën; kjo e fundit përmirëson tretshmërinë dhe përthithjen e teofilinës. Aminofilina lëshon drejpërsëdrejti muskulaturën e bronkeve dhe të enëve të gjakut të mushkërive, nxit sistemin nervor qendror, nxit diurezën, shton sekretimin acid të stomakut, ul trysninë e pjesës së poshtme të sfinkterit ezofageal dhe frenon tkurrjet uterine. Teofilina është edhe një nxitës qendror i frymëmarrjes.

Eufiline përdoret: për trajtimin dhe profilaksinë e bronkospazmave të prapësueshme të shoqëruara me astmë ose sëmundje pulmonare obstruktive kronike.

Drazhe - 100 mg

Aminofilina është një kompleks i teofilinës me etilendiaminën; kjo e fundit përmirëson tretshmërinë dhe përthithjen e teofilinës. Aminofilina lëshon drejpërsëdrejti muskulaturën e bronkeve dhe të enëve të gjakut të mushkërive, nxit sistemin nervor qendror, nxit diurezën, shton sekretimin acid të stomakut, ul trysninë e pjesës së poshtme të sfinkterit ezofageal dhe frenon tkurrjet uterine. Teofilina është edhe një nxitës qendror i frymëmarrjes.

Eufiline përdoret: për trajtimin dhe profilaksinë e bronkospazmave të prapësueshme të shoqëruara me astmë ose sëmundje pulmonare obstruktive kronike.

Tretesire per injeksion - ( 202 mg + 50.5 mg ) / 10 ml Aminofilina është një kompleks i teofilinës me etilendiaminën; kjo e fundit përmirëson tretshmërinë dhe përthithjen e teofilinës. Aminofilina lëshon drejpërsëdrejti muskulaturën e bronkeve dhe të enëve të gjakut të mushkërive, nxit sistemin nervor qendror, nxit diurezën, shton sekretimin acid të stomakut, ul trysninë e pjesës së poshtme të sfinkterit ezofageal dhe frenon tkurrjet uterine. Teofilina është edhe një nxitës qendror i frymëmarrjes. Eufiline përdoret: për trajtimin dhe profilaksinë e bronkospazmavetë prapësueshme të shoqëruara me astmë ose sëmundje pulmonare obstruktive kronike.

Tretësirë për injeksion - (192 mg + 48 mg) / 2 ml (12%)

Shurup - 1 mg / 5 ml

Shurupi Ketofex përmban lëndën vepruese ketotifen fumarat, i cili është një bar që përdoret për parandalimin dhe trajtimin e simptomave alergjike.
Ai indikohet në:
● trajtimin e simptomave në rrufë alergjike dhe në sëmundje alergjike të lëkurës, kur trajtimi me antihistaminikë oralë josedativë (antihistaminikë që nuk shkaktojnë përgjumje) si dhe përdorimi lokal i antihistaminikëve dhe glukokortikoidëve (preparate kortizonike) nuk është i përshtatshëm;
● parandalimin afatgjatë të simptomave astmatike në kombinim me antiinflamatorë të tjerë tek pacientët me ankesa të tipit alergjik në më shumë se një organ (p.sh. astmë bronkiale alergjike dhe alergji nga poleni ose pluhuri).
Udhëzim:
Shurupi Ketofex nuk është i përshtatshëm për trajtimin e atakeve akute të astmës.
Nuk rekomandohet trajtimi i astmës bronkiale vetëm me shurup Ketofex.
Terapia e astmës së rëndë duhet bërë gradualisht që të ketë sukses.
Terapia duhet të jetë e provuar nga kërkime të vazhdueshme mjekësore. Mjekët vlerësojnë se në ecurinë e sëmundjes si dhe në suksesin e trajtimit është i rëndësishëm një vetëkontroll i
përditshëm. Nëse edhe pas ndjekjes së një trajtimi korrekt nuk ka përmirësim, mjeku duhet të rivlerësojë terapinë.

Kapsula te forta - 1 mg

Kapsulat Ketofex përmbajnë ketotifen, një bar i cili përdoret për parandalimin dhe trajtimin e simptomave alergjike.

Ato indikohen në:
– trajtimin e simptomave në rrufë alergjike dhe në sëmundje alergjike të lëkurës, kur trajtimi me antihistaminikë oralë josedativë (antihistaminikë që nuk shkaktojnë përgjumje) si dhe
përdorimi lokal i antihistaminikëve dhe glukokortikoidëve (preparate kortizonike) në rrufë alergjike, nuk është i përshtatshëm;
– parandalimin afatgjatë të simptomave astmatike në kombinim me antiinflamatorë të tjerë tek pacientët me ankesa të tipit alergjik në më shumë se një organ (p.sh. astmë bronkiale alergjike dhe alergji nga bari).

Udhëzim:
Kapsulat Ketofex nuk janë të përshtatshme për trajtimin e atakeve akute të astmës.
Nuk rekomandohet trajtimi i astmës bronkiale vetëm me Ketofex - kapsula.
Terapia e astmës së rëndë duhet bërë gradualisht që të ketë sukses. Suksesi i terapisë duhet të kontrollohet me ekzaminime të vazhdueshme mjekësore. Mjekët vlerësojnë se në ecurinë e
sëmundjes si dhe në suksesin e trajtimit është i rëndësishëm një vetëkontroll i përditshëm. Kjo mund të jetë p.sh. në matjen me peak-flow metër të frymënxjerrjeve. Nëse edhe pas ndjekjes së një trajtimi korrekt nuk ka përmirësim ose ndodh përkeqësim i ankesave, mjeku duhet të rivlerësojë terapinë. 

Results 1 - 15 of 31