Bromheksine

Bromheksine 8 mg
Bromheksine 8 mgBromheksine 8 mgBromheksine 8 mgBromheksine 8 mgBromheksine 8 mg
Sistemi Respirator
Shqipëri
Po
Po
Jo
SA00038
Bromheksine
8 mg
Tableta
Bromheksinë klorhidrat
Kuti x 20
Tableta - 8 mg Bromheksine përmban lëndën aktive bromheksinë klorhidrat, e cila është një bar mukolitik, që përdoret për mjekimin e çrregu … Read more

Tableta - 8 mg

Bromheksine përmban lëndën aktive bromheksinë klorhidrat, e cila është një bar mukolitik, që përdoret për mjekimin e çrregullimeve të frymëmarrjes, kur ato shoqërohen me mukus viskoz ose të tepërt. Ajo ndihmon në jashtëqitjen e sekrecioneve trakeobronkiale dhe në uljen e viskozitetit të këtyre sekrecioneve, duke përmirësuar kështu frymëmarrjen.
Bromheksine përdoret:
• për lëngëzimin e sekrecioneve të rrugëve të frymëmarrjes në rastet e sëmundjeve bronkopulmonare akute e kronike, si: bronkit, emfizemë, trakeobronkit dhe bronkit astmatik kronik;
• për parandalimin e ndërlikimeve të frymëmarrjes pas ndërhyrjeve kirurgjikale në kraharor;
• për të shpejtuar ekspektorimin e lëndëve të huaja endobronkiale (mjete kontrasti të përdorura ne radiologji).