Përmbledhje

Profarma është e vetmja kompani farmaceutike shqipfolëse, e cila ka një histori 69 vjeçare të kujdesit ndaj shëndetit.
Garantojmë cilësi, efikasitet dhe siguri për produktet tona !
Ne i përkushtohemi zhvillimit dhe validimit të metodave analitike, performancës së kontrollit të cilësisë, studimeve të stabilitetit dhe kontrollit mikrobiologjik.
Zotërojmë potenciale të larta prodhimi  duke garantuar cilësinë e produktit përfundimtar në përputhje të plotë me rregullat e përcaktuara nga GMP (Good Manufacturing Practice).
Në vitin 2008 në partneritet me kompaninë gjermanë DERMAPHARM AG, u projektua dhe u ndërtua  fabrika e sotme farmaceutike, frut i investimit prej 30 milion euro nga studio aktitekturore Gjermane me eksperiencë në inxhinierinë farmaceutike me standartet më të larta  të GMP-së(Praktikat e Mira të Fabrikimit).
Sektori i zhvillimit të barnave të reja është një sektor që daton që në krijimin e kësaj kompanie 70 vjeçare.
Zhvillimi inovativ i barnave xhenerike dhe vlerësimi i rëndësisë së tyre sipas kërkesave të tregut farmaceutik i sigurojnë klientit një produkt farmaceutik që përputhet me pritshmëritë e tij.Të gjithë produktet tona janë konform kërkesave komplekse që rregullojnë industrinë farmaceutike, të cilat vazhdimisht i nënshtrohen ndryshimeve dhe shtesave. Me shumë vëmendje ndiqen dhe monitorohen nga profesionistët e kompanisë  tonë të gjitha proçeset e regjistrimit të barnave si ato fillestare të aplikimit, të regjistrimit, gjithashtu dhe në fazat e mëvonshme, duke siguruar që operacionet dhe produktet të plotësojnë standartet e kërkuara të efikasitetit dhe sigurisë.
Angazhimi maksimal  për produkte cilësore  dhe që kanë një përmirësim të vazhdueshëm, është pika kyçe lidhëse mes kompanisë, produkteve tona dhe autoriteteve rregullatore.
Vitet e fundit kompania ka investuar në dy forma të reja farmaceutike,
1-Linja e kapsulave xhelatinore.
2- Bustinat farmaceutike ( sache).
Këto investime i shtohen gamës së madhe të produkteve të kësaj kompanie.
.....Sot Profarma ka 302 produkte të regjistruara për tregëtim në territorin e Shqipërisë,

Sot “PROFARMA” shtrihet jo vetëm në tregun shqiptar, por edhe në rajon.

Share this