NJOFTIME
 
Mbledhja e Asamblesë së aksionerëve të shoqërisë Profarma Sh.a.
Lajmërohen aksionmbajtësit e shoqërisë “ Profarma” Sha, në bazë të nenit 11 të statutit të shoqërisë se, më datë 25.07.2013, ora 10:00 në selinë e shoqërisë në adresën: Rruga “Myslym Keta” T...
Lexo meshume...
 
Gazeta 55 per Profarmen
Gazeta Ekonomia per Profarmen
Fytyra ndryshe e Profarmës, pas investimit 30 milionë euro, tirana observer
Gazeta Standard - Fytyra ndryshe e Profarmës, pas investimit gjerman 30 milionë euro
Gazeta-Shqip.Com (BETA)
Industria farmaceutike vendase mbush 62 vjeç, gazeta panorama
Intervis me administratorin e pergjithshem te Profarmes
Profarma
Shkrimi per Profarmen
Profarma
Në vitin 1948 në mjediset e spitalit të Tiranës u ngrit një laborator farmaceutik, i cili do të fillonte prodhimin e barnave shqiptare duke u nisur nga preparati më elementar Uji i Distiluar.
Ky laborator më vonë u kthye në një Ndërmarje të Prodhimeve Farmaceutike me emrin e shkurtuar PROFARMA.

Në vitin 1955 në periferi të Tiranës u ngrit ndërtesa e Profarmes sipas një projekti Bullgar dhe filloi prodhimi (në sasira të vogla) i tabletave,
preparateve galenike dhe organo – terapeutike. Një hap i rëndësishëm cilësor u krye më pas në ngritjen e Repartit Eksperimental,
i cili do të eksperimentonte artikujt e rinj, duke i pajisur ato me procese teknologjike dhe kushte teknike, të cilat u shndërruan më vonë në standarte shtetërore për secilin preparat te prodhuar.

Në këtë perjudhë ( vitet ’60-’70) Profarma mori nga ana strukturore pamjen që ka edhe sot me repartet e mëposhtme të prodhimeve: - Rëparti i Tabletave / Drazhe - Reparti i Solucioneve Injektabel me vëllim të vogël ( Ampula )
- Reparti Galenik ( shurupe, ovula, supozitore, pomada, xhele )
- Reparti i Solucioneve Injektabël me vëllim të madh ( Perfuzionet )
- Laboratori i kontrollit të cilësisë. Hapi i madh cilësor dhe shkencor i Profarmës ndodhi në vitin 2000 e më tej mbas privatizimit të saj.

Me një vizion të ri dhe largpamës drejtuesit e rinj të profarmës, duke iu përshtatur ekonomisë së tregut kryen një revolucion të vërtetë për sa i përket prodhimit duke iu referuar normave ndërkombëtare të GMP-se.
Një ngjarje e vecantë dhe tejet e rëndësishme shënohet për Profarmën në vitn 2008, ku kompania gjermane DERMAPHARM Group behet zotëruese e PROFARMA sh.a. me synim ngritjen e një fabrike të re dhe bashkëkohore për prodhimin e preparateve farmaceutike.

Kjo fabrikë e re, e projektuar dhe e vënë në zbatim nga investitorët gjermane, do të plotësojë të gjithë normat e teknologjisë më të përparuar evropiane si dhe nën kujdesin dhe përkushtimin e një stafi të kualifikuar do të synojë prodhimin e një game të gjerë produktesh farmaceutike
 
Printo :


PRODUKTE
 
SE BASHKU PER SHENDETIN TUAJ
Me shume ...
 
PRODUKTE
 
PRAVALIP
Me shume ...