Zhvillimi i barnave xhenerike

Sektori i zhvillimit të barnave xhenerike, si pjesë e Departamentit të Kontrollit të Cilësisë, është një sektor shumë i rëndësishëm i kompanisë “PROFARMA”. Qëllimi i punës së këtij sektori është zhvillimi inovativ i barnave xhenerike dhe vlerësimi i rëndësisë së tyre sipas kërkesave të tregut farmaceutik.

Ekipi i këtij sektori është i përbërë nga specialistë të profileve të ndryshme që merren me:

- studimin dhe zhvillimin e formulimeve dhe proçeseve të prodhimit për formdoza të ndryshme në seri laboratorike të vogla dhe në seri të mëdha prodhimi;
- selektimin e paketimeve fillestare në kontakt me produktin;
- zhvillimin dhe validimin e metodave të analizës;
- krijimin e specifikimeve dhe testeve të metodave të analizës për gjitha materialet, që përdoren për prodhimin e produkteve përfundimtare;
- studimet in-vitro të bioekuivalencës për preparate të ndryshme;
- planifikimet e stabiliteteve dhe testimet periodike të produkteve xhenerike, në kushte normale dhe në kushte të përshpejtuara ruajtje.

Periudha e viteve 2000 - 2015 është e karakterizuar nga një punë e madhe e këtij sektori në zhvilllimin dhe regjistrimin e produkteve të reja xhenerike, në gjithë tregun farmaceutik në të cilin “PROFARMA” është prezente: në Shqipëri dhe Kosovë. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar më shumë se 220 produkte xhenerike të reja..

Share this