Dhurimi i gjakut “Në ndihmë të fëmijëve Talasemikë”

Profarma ndërpret prodhimin tre ditë dhe ndërmerr iniciativën për dhurimin e gjakut në ndihmë të fëmijëve Talasemikë. Kjo nismë realizohet në bashkëpunim me “Kryqin e Kuq Shqipëtar“ në ambjentet e kompanisë Profarma.

Dhurimi i gjakut është një akt vullnetar, pa shpërblim. Gjaku nuk mund të prodhohet në laborator, prandaj burimi i vetëm është dhurimi i tij. Zakonisht jepen 400 ml gjak, rreth 10% e sasisë që qarkullon në organizëm.

Kriteret e dhuruesit të gjakut.
Gjak mund të dhurojnë personat që:
nuk kanë probleme shëndetësore;
kanë mbushur 18 vjeç dhe nuk i kanë kaluar të 65-tat;
peshojnë mbi 50 kg, sepse sasia e gjakut në organizëm është në raport të drejtë me peshën;
nuk kanë mënyrë jetese që mund të verë në rrezik shëndetin e vet ose të pacientit që do të marrë gjakun.

Çfarë probleme shëndetësore mund t’i shkaktojë vetes ai që dhuron gjak?

Nëse bëhet sipas kritereve, nuk sjell asnjë problem. Të gjitha proçedurat e marrjes së gjakut bëhen me materiale njëpërdorimshe dhe sterile, prandaj dhuruesi nuk rrezikohet nga sëmundjet e transmetueshme nëpërmjet gjakut.

Përfitimet që ka dhuruesi?

Vizita që kryhet përpara dhurimit dhe analizat e përgjithshme që bëhen, janë një rast shumë i mirë për diagnostifikimin dhe parandalimin e sëmundjeve më të zakonshme. Pas dhurimit të gjakut bëhen falas një sërë analizash që i dërgohen dhuruesit. Në rast se dhuruesi diagnostifikohet me një problem shëndetësor, ai njoftohet mbi nevojën e vizitave apo analizave që duhet të kryejë.

Sa herë në vit mund të dhurohet gjak?

2 herë në vit gratë dhe 4 herë në vit burrat. Për të gjithë, intervali minimal mes dy dhurimeve është 90 ditë. Me këto intervale nuk ka rrezik të varfërohen rezervat fiziologjike të organizmit.

Për sa kohë zëvendësohet gjaku i dhuruar?
Shumë më shpejt nga ç’mund të mendohet: nga një deri në shtatë ditë.

Kujt i nevojitet gjaku i dhuruar?
Personave:
që pësojnë trauma për të kapërcyer çastet kritike;
që duhet t’u nënshtrohen ndërhyrjeve të rënda kirurgjikale;
anemikë kronikë, jeta e të cilëve varet nga transfuzionet periodike të gjakut;
me leuçemi, talasemi apo me sëmundje të tjera të gjakut. Vetëm me transfuzione gjaku ata mund të kapërcejnë dëmtimet që u shkakton kimioterapia.

Dhurimi i gjakut 1:: Profarma lightbox[dhurimigjakut]Dhurimi i gjakut 1:: Profarma Dhurimi i gjakut 2:: Profarma lightbox[dhurimigjakut]Dhurimi i gjakut 2:: Profarma Dhurimi i gjakut 3:: Profarma lightbox[dhurimigjakut]Dhurimi i gjakut 3:: Profarma Dhurimi i gjakut 4:: Profarma lightbox[dhurimigjakut]Dhurimi i gjakut 4:: Profarma Dhurimi i gjakut 5:: Profarma lightbox[dhurimigjakut]Dhurimi i gjakut 5:: Profarma Dhurimi i gjakut 6:: Profarma lightbox[dhurimigjakut]Dhurimi i gjakut 6:: Profarma Dhurimi i gjakut 7:: Profarma lightbox[dhurimigjakut]Dhurimi i gjakut 7:: Profarma Dhurimi i gjakut 8:: Profarma lightbox[dhurimigjakut]Dhurimi i gjakut 8:: Profarma

Share this  

Për njerëzit në nevojë

Në bashkëpunim me Kryqin e Kuq kompania Profarma ndërmerr nismën: "Në ndihmë të njerëzve në nevojë" duke dhuruar veshmbathje, ushqime, lodra, batanije etj

For People In Need:: Profarma lightbox[forpeopleinneed]For People In Need:: Profarma

Share this