Blog

Tema e këtij viti është "LIVE MOUTH SMART"

Tema e këtij viti është lightbox[Mouth alb]Tema e këtij viti është "LIVE MOUTH SMART"

 

Organizuar nga Federata Botërore Dentare, Dita Botërore e Shëndetit të gojës është lançuar në vitin 2013 për të rritur ndërgjegjësimin për ruajtjen e shëndetit të mirë oral dhe rëndësinë e tij në ruajtjen e shëndetin dhe mirëqenies së përgjithshme. Kjo është bërë nëpërmjet një fushate ndërgjegjësimi ndërkombëtar nisur dhe krijuar nga investimet e huaja direkte, përshtatur dhe promovuar në nivel lokal nga shoqatat kombëtare dentare në më shumë se 140 vende të botës.

'Live MOUTH SMART’’.- “Jeto me gojë të zgjuar” fuqizon njerëzit që të marrin kontrollin e shëndetit të gojës së tyre - gjatë gjithë jetës - në mënyrë që ata të mund të kenë një gojë të shëndetshme dhe funksionale nga fëmijëria në moshë të vjetër.
Shëndet Oral do të thotë e shëndeti i gojës. Një gojë e shëndetshme na lejon të flasim, buzëqeshim, ndiejmë aromat, shijet, prekjen, përtypjen, gëlltitjen dhe të kemi një varg emocionesh me besim dhe pa dhimbje dhe sëmundje. Panarësisht moshës tuaj - 5, 25, 65 ose 85 vjeç - Shëndeti oral është jetik për shëndetin dhe mirëqenien tuaj të përgjithshme.

 

Spondiliartroza , shkaqet, simptomat dhe si ta kurojmë !

Spondiliartroza , shkaqet, simptomat dhe si ta kurojmë ! lightbox[VATI alb]Spondiliartroza , shkaqet, simptomat dhe si ta kurojmë !

Spondiliatroza është një sëmundje e shpeshtë. Pjesa që preket më shumë është ajo e shtyllës kurrizore. I sëmuri ndien dhimbje në bel dhe nuk mund të përkulet dot. Dhimbja përhapet nga fundi i belit deri në afërsi të bishtit të vertebrës së fundit. Dhimbja shkon deri në zverk. Dhimbjet e shkaktuara shpeshherë bllokojnë edhe frymëmarrjen. Ekzistojnë dy tipe të kësaj sëmundjeje.

1.Spondiliatroza lumbare
Spondiliatroza lumbare, e cila ka vetëm dhimbje të shpinës dhe të cervikales (e qafës). Dhimbja mund të jetë fikse dhe pulsuese, zgjat dhe lokalizohet në varësi të kushteve që e favorizojnë ose në të kundërt e pushojnë. Përsëritjet dhe intensiteti i dhimbjes, i cili mund të jetë aq i lartë sa ta bëjë jetën e personit që vuan shumë të vështirë. Spondiliatroza lumbare shoqërohet me dhimbje të forta të shpinës, që nuk të lejojnë të bësh as lëvizjen më të vogël. I sëmuri duhet të qëndrojë në një krevat të fortë në mënyrë që të mos lejohet përkulja e vertebrave, duke vështirësuar lëvizjen.

Skematikisht mund të dallosh 2 tipe, spondiliatroza lumbare dhe ajo cervikale.

2.Spondiliatroza cervikale

Spondiliatroza cervikale godet sidomos moshat e rritura, nuk transmetohet nga familja dhe mund të zgjasë në një kohë të papërcaktuar, duke dhënë shqetësime edhe gjatë gjumit të natës. Dhimbja është më e shpërndarë sesa në rastin e një migrene, duke u shtuar në pjesën e pasme të kokës dhe sidomos në nyjën mes kokës dhe qafës. Shkaktohet lehtësisht nga stresi, emocioni , tensioni dhe është e shpeshtë tek njerëzit depresivë dhe me ankth, ndaj një nga metodat e kurimit është edhe psikoterapia, pasi kjo sëmundje lidhet me emocionet e forta.
Përveç se ka dëmtim të vertebrave, ka edhe shenja të tjera si dhimbje koke, marrje mendsh, humbje të ekuilibrit, mpirje të krahut, shtrëngime të gjoksit dhe vështirësi në frymëmarrje dhe dhimbje ndërmjet shpatullave.

Shkaqet

Shkaku kryesor është dëmtimi i vertebrave të shtyllës kurrizore, Dëmtimi vjen për pasojë të ngritjes së peshave të rënda, qëndrimi për një kohë të gjatë përpara televizorit, lodhjet e tepërta fizike dhe streset psikologjike.

Si ta kurojmë spondiliatrozën?

Spondiliatroza, është kryesisht sëmundje që prek të gjithë ata njerëz që kanë punuar në fabrika, uzina, në minierë pra kanë kryer punë që kërkojnë një pozicion të detyruar lëvizjeje . Sidomos prek personat që kanë punuar në miniera që helmet me të cilat punohet zakonisht në të tilla vende shkaktojnë dëmtime të sistemit nervor, që ka lidhje të drejtpërdrejtë me palcën kurrizore. Madje kohët e fundit është arritur në përfundimin se edhe ata njerëz të cilët nuk i mbajnë shpatullat e tyre drejtë dhe kanë probleme me mënyrën e qëndrimit, janë të “kërcënuar” nga spondiliatroza.

Këshilla

*Të qëndroni në një ambient të ngrohtë për qetësimin e muskulaturës së kurrizit.

*Banjat termale janë shumë të mira për qetësimin e dhimbjeve të mesit.

*Nëse dhimbjet janë shumë të forta atëherë nevojitet ndihma e mjekut.

*Nëse nuk mund ta lëvizni kokën ose nuk mund të përkuleni duhet të drejtoheni menjëherë te mjeku.

*Të mos ngrihen pesha shumë të rënda, që shkaktojnë dhimbje të mesit.

*Merruni me ushtrime gjimnastikore për mesin dhe ushtroni notin. Tenisi nuk është i rekomandueshëm.
*Shmangni qëndrimet për një kohë të gjatë përpara televizorit, pasi çon në dëmtim të shtyllës kurrizore.

Fitnesi largon spondiliatrozës

Ushtrimet aerobike dhe kohët e fundit fitnesi, janë një ndër aleatët më të mirë për të larguar sëmundjen e spondiliartrozës. Sipas specialistëve, çdo njeri duhet të bëjë të paktën 10 minuta ushtrime në ditë për të vënë në lëvizje muskujt e kokës, që kanë edhe lidhje të drejtpërdrejtë me palcën kurrizore.Sipas specialistëve çdo mëngjes koka duhet të lëvizet mbi 20 herë majtas-djathtas, dhe qafa duhet të rrotullohet po kaq herë, dhe menjëherë pas ushtrimeve duhet të bëhet një dush me temperaturë normale. Të gjitha këto shërbejnë për të evituar dhimbjet nga spondiliatroza gjatë ditës

 

Share this  

Dita Botërore e Hepatitit 2016

Dita Botërore e Hepatitit 2016 lightbox[VATI alb]Dita Botërore e Hepatitit 2016

Dita Botërore e Hepatitit 2016

Në vitin 2010 Organizata Botërore e Shëndetësisë ka krijuar Ditën Botërore të Hepatitit, një nga vetëm katër ditët zyrtare të sëmundjeve shëndetësore botërore specifike, që do të festohet çdo vit më 28 korrik. Miliona njerëz në të gjithë botën tashmë marrin pjesë në Ditën Botërore të Hepatitit, për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me hepatitin viral dhe për të bërë thirrje në lidhje me trajtimin, programet më të mira parandaluese dhe veprimet e qeverisë.

 Tema për fushatën globale të këtij viti është ELIMINIMI.

 2016-a është një vit i rëndësishëm për hepatitin viral. Në maj, në Asamblenë Botërore të Shëndetësisë, Shtetet Anëtare të OBSH janë të vendosur të miratojnë për herë të parë ‘Strategjinë për Eliminimin e Hepatitit Viral’, me objektiva ambiciozë dhe me një qëllim për të eliminuar hepatitin si një kërcënim për shëndetin publik deri në vitin 2030. Kjo do të jetë hera e parë që qeveritë kombëtare nënshkruajnë dhe angazhohen për qëllim eliminimin e hepatitit viral.

 

Të dhëna mbi Hepatitet

  • Hepatiti viral prek 400 milionë njerëz në nivel global dhe duke pasur parasysh madhësinë e epidemisë të gjithë mund të jenë të rrezikuar.
  • Rreth 95% e njerëzve me hepatit nuk janë në dijeni që janë të infektuar. Testet e hepatitit janë komplekse dhe mund të jetë të kushtueshme në shumë vende.
  • Në nivel global, mungesa e vetëdijes dhe trajtimi i dobët i hepatiteve tregon se shumica e njerëzve që kanë nevojë për trajtim nuk e marrin atë.
  • Mbi 90% e njerëzve me hepatit C mund të shërohen plotësisht nga virusi brenda 3-6 muajsh.
  • Trajtimi i duhur i hepatitit B dhe C mund të parandalojë zhvillimin e sëmundjeve më të rrezikshme për jetën si sëmundjet kronike të mëlçisë: ciroza dhe kanceri i mëlçisë.
  • OBSH këshillon që duke rritur ndërgjegjësimin për trajtim, 7 milionë jetë mund të shpëtohen nga viti 2015 deri në 2030.

 Hepatitet virale ndikojnë në qindra miliona njerëz në mbarë botën, duke shkaktuar sëmundje akute dhe kronike të mëlçisë dhe vrasjen e afër 1.4 milion njerëzve çdo vit, kryesisht nga hepatiti B dhe C. Është arritur në përfunimin se vetëm 5% e njerëzve me hepatit kronik e dinë për infeksionin e tyre, dhe më pak se 1% kanë mundësi trajtimi.

 Hepatiti viral është inflamacioni i mëlçisë i shkaktuar nga një virus. Ekzistojnë pesë viruse të ndryshme hepatiti, hepatiti A, B, C, D dhe E.

 

HEPATITI A

Transmetimi: Hepatiti A përhapet kryesisht nëpërmjet ushqimit ose ujit të pijshëm që kanë qenë të kontaminuara nga jashtëqitjet e një personi të infektuar. Gjithashtu mund të përhapet duke ngrënë molusqe që kanë ardhur nga ujërat e zeza.

Parandalimi: Ekziston vaksina për hepatiti A. Trajtimi për disa javë ndaj virusit mund të sjellë ulje të imunitetit. Gjithashtu njerëzit mund të zvogëlojnë rrezikun e ekspozimit duke praktikuar higjenë të mirë dhe duke iu shmangur ujit të pijshëm që ka ardhur nga një burim potencialisht i pasigurt.

Trajtimi: Duke qënë se hepatiti A shkakton vetëm hepatit akut, trupi shpesh është në gjendje për të pastruar infeksionin vetë brenda disa javësh. Megjithatë, infeksionet e hepatiti A ndonjëherë mund të shkaktojnë komplikime të mëtejshme.

 

HEPATITI B

Transmetimi: Hepatiti B transmetohet nëpërmjet kontaktit me gjakun apo lëngjeve të tjera të trupit (dmth pështyma, sperma dhe lëngu vaginal) të një personi të infektuar. Ai mund të transmetohet nga nëna tek fëmija gjatë lindjes.

Parandalimi: Ekziston vaksina kundër hepatitit B për të parandaluar infeksionin. Njerëzit, të cilët nuk janë të vaksinuar, për të zvogëluar shanset e ekspozimit është mirë të përdorin profilaktik (prezervativ), të shmangin gjilpërat dhe shkëmbimin e sendeve të tilla si furça e dhëmbëve, makina rrojes ose prerëse thonjsh me një person të infektuar. Gjithashtu duhet të shmangen tatuazhet apo Piercings në trup nga subjekte të paliçencuara.

Mjekimi: Barna të tilla si alfa-interferoni, peginterferon dhe një shumëllojshmëri e barnave antivirale janë në dispozicion për të ngadalësuar ripërsëritjen e virusit dhe herë pas here çojnë në zhdukjen e tij. Fëmijët e lindur nga nënat e infektuara me hepatit B duhet të vaksinohen brenda 12 orëve nga momenti i lindjes, pasi kjo mund të parandalojë që infeksioni të përparojë në hepatit B kronik.

 

HEPATITI C

Transmetimi: Hepatiti C përhapet kryesisht nëpërmjet kontaktit gjak me gjak. Në raste të rralla mund të transmetohet me anë të praktikave të caktuara seksuale dhe gjatë lindjes.

Parandalimi: Nuk ekziston vaksinë për hepatitin C. Prandaj është e nevojshme për të zvogëluar rrezikun e ekspozimit, duke shmangur shkëmbimin e sendeve të tilla si furçë e dhëmbëve, makina rroje ose prerëse thonjsh me një person të infektuar. Gjithashtu duhet të shmangen tatuazhet apo Piercings në trup nga subjekte të paliçencuara.

Trajtimi: Trajtimi për hepatitin kronik C synon të çrrënjosi virusin. Ky mjekim zakonisht përfshin një kombinim të interferonit të pegiluar dhe ribavirinës, dhe përdorimi i shtuar i barnave me veprim të fuqishëm antiviral, me dhe pa interferon. Njerëzit me gjenotipeve të ndryshme reagojnë ndryshe ndaj trajtimit, disa me më shumë sukses se të tjerët.

 

HEPATITI D

Transmetimi: Hepatiti D përhapet nëpërmjet kontaktit me gjakun e infektuar.

Parandalimi: Hepatiti D është gjetur vetëm në njerëz që janë të infektuar tashmë me virusin e hepatitit B. Njerëzit, të cilët nuk janë të infektuar me hepatit B, duhet të vaksinohen për hepatitin B. Prandaj është e nevojshme që të zvogëlohet rreziku i ekspozimit, duke shmangur shkëmbimin e sendeve të tilla si furçë e dhëmbëve, makina rroje ose prerëse thonjsh me një person të infektuar. Gjithashtu duhet të shmangen tatuazhet apo Piercings në trup nga subjekte të paliçencuara.

Trajtimi: Kushtet mund të përmirësohen me administrimin e alfa-interferonit, megjithatë nuk ekziston një terapi antivirale efektive kundër hepatitit D.

 

HEPATITI E

Transmetimi: Hepatiti E përhapet kryesisht nëpërmjet ushqimt ose ujit të pijshëm që kanë qenë të kontaminuar nga jashtëqitjet e një personi të infektuar. Gjithashtu mund të përhapet duke ngrënë molusqe që kanë ardhur nga ujërat e zeza.

Parandalimi: Aktualisht ekziston një vaksinë për të parandaluar hepatitin E, por kjo nuk është gjerësisht e disponueshme. Njerëzit mund të zvogëlojnë rrezikun e ekspozimit duke praktikuar higjenë të mirë dhe duke iu shmangur ujit të pijshëm që ka ardhur nga një burim potencialisht i pasigurt.

Trajtimi: Nuk ka trajtim për hepatitin E. Megjithatë ai zakonisht vetë-kufizohet.

 

Share this  

Vitaminat dhe rëndësia e tyre!

Vitaminat dhe rëndësia e tyre lightbox[VATI alb]Vitaminat dhe rëndësia e tyre

 

Vitaminat dhe rëndësia e tyre!

 

Çfarë janë vitaminat, nga rrjedh fjala “Vitaminë” dhe sa lloje janë ato?

 

Vitaminat janë disa përbërës natyralë prezent në pothuajse të gjitha ushqimet. Ndonëse në sasira të vogla ato janë thelbësore për të gjitha funksionet e organizmit, përfshirë rigjenerimin e indeve dhe mirëmbajtjen e shëndetit të njeriut.

Një shkencëtar polak i quajtur Casimir Funk (1884-1967) përdori për herë të parë termin “Vitamin” pas zbulimit nga ana e tij të disa përbërësve thelbësorë në ushqime që janë themelore në mirëmbajtjen e shëndetit. Fjala ‘vitamin’ vjen nga fjala latine “Vita”(jetë) dhe termi biokimik amine (përbërësit nitrogjenikë). Por jo të gjitha vitaminat përmbajnë nitrogjen.

Trupi ynë përdor vitaminat çdo ditë gjatë proçeseve biokimike normale jetësore. Marrja e vitaminave nga ushqimet, ndihmon në lëshimin e energjisë nga trupi ynë dhe në proçeset e rritjes dhe rigjenerimit të indeve.

Deri tani janë identifikuar 13 lloje: A, C, D, E, K si dhe 8 te grupit B. Grupi i B complex përfshin: Thiamina (B1), Riboflavin (B2), Niacine (B3), Acid Pantothenic (B5), Pyridoxina (B6), Cyancobalamina (B12), Acidi folik (Folacin folate) dhe Biotine (H).

 

Cili është ndryshimi midis vitaminave të tretshme në ujë (water soluble) dhe të tretshme në yndyrë (fat soluble) ?

 

Vitaminat janë të ndara në dy grupe: të tretshme në ujë dhe të tretshme në yndyrë.Të tretshme në ujë (vitamina C dhe B komplex) janë lehtësisht të absorbueshme nga indet trupore.Trupi i njeriut nuk mund të ruajë apo të akumulojë vitaminat e tretshme në ujë kështu që marrja e tyre ditore është e domosdoshme për të plotësuar nevojat. Vitamina B12 bën përjashtim nga ky rregull. Nqs marrja e saj ka qënë e menjëhershme mëlçia mund ta ruajë atë për disa muaj.

Vitaminat e tretshme në yndyrna (A, D, E dhe K) mund të ruhen në mëlci për një kohë të gjatë kështu që marja e tyre në një dozë të vetme është e mjaftueshme.

 

A mund të sintetizohen vitaminat nga vetë trupi ynë; a çlirojnë energji vitaminat; dhe a të shëndoshin ato?

 

Në disa raste po!

Vitamina K është prodhuar nga disa bakterie të pranishme në organizmin e njeriut (mikroflora). Fëmijët e porsalindur nuk e kanë këtë lloj bakterie prandaj ato kërkojnë marrjen e vitaminës K derisa kjo bakterie të fillojë të rritet.

Gjithashtu, vitamina D dhe niacina B3 mund të prodhohen nga organizmi, por në sasira të vogla. Kështu që sërish lind nevoja e marrjes së tyre nga rrugë të jashtme.

Vitaminat vetë nuk clirojnë energji.Vitaminat ndihmojnë në konvertimin e ushqimeve në energji të cilën trupi e ka të nevojshme për të qëndruar ngrohtë, aktiv dhe i shëndetshëm.Kështu që njerëzit që marrin një dietë të pabalancuar mundet të vuajnë nga lodhja dhe infeksione të shpeshta virale dhe bakteriale prandaj marrja e vitaminave dhe elementëve të tjerë mundet të ndihmojë në ruajtjen e energjisë së nevojshme.

Vitaminat nuk kanë vlera kalorike dhe nuk janë burim enegjie, sidoqofte vitaminat ndihmojnë trupin të perdori ose të lëshojë enegjinë prezente në ushqime. Disa vitamina mundet të kenë një mbulese sheqeri e cila mund të japi 1calori ose maksimum 2

Përse shpesh i gjejmë vitaminat në përbërësit kozmetikë?

Vitamina A, E dhe panthenol janë shumë të rëndësishme për shëndetin e lëkurës. Vitamina A përmirëson rigjenerimin e qelizave të lëkurës. Vitamina E ndihmon në mbrojtjen kundër efekteve negative të rrezeve ultra violet, redukton skuqjen nga ekspozimi dhe mban lagështirën e lëkurës. Panthenol si derivat i acidit panthothenik mban lëkurën larg tharjes, qetëson inflamacionin dhe shton shkëlqimin dhe butësinë e flokut.

 

Kur rekomandohet marrja e vitaminave?

 

Krahas dietës së shëndetshme e cila rekomandohet për çdo grup-moshe, janë disa stade të jetës gjatë të cilave mjeku rekomandon që të shtohet sasia e vitaminave që merren nga goja:

  • Për adultët mbi 50 vjeç, rekomandohet marrja e vitaminës B12, ose të shtohen në dietë produkte ushqimore që kanë në përmbajtje të tyre vitaminën B12.
  • Për adultët ose personat që kanë një lëkurë të errët dhe nuk marrin as minimalisht 15 minuta rreze dielli në ditë, duhet të marrin vitaminën D ose të shtojnë në dietën e tyre produkte ushqimore që kanë në përmbajtje të tyre vitaminën D.
  • Për gratë shtatëzëna ose që planifikojnë të kenë fëmijë së shpëjti, këshillohet që të marrin acid folik.

Kërkimet provojnë se acidi folik është veçanërisht i domosdoshëm për fetusin gjatë 30-60 ditëve pas fekondimit. Ai pakëson riskun e dëmtimeve të lindjes përfshi spina bifida dhe anencephali. Madje që të parandalohen këto dëmtime, ekspertët rekomandojnë marrjen e nutritientëve të paktën tre muaj përpara fekondimit. Gratë shtatzëna dhe fëmija i tyre janë veçanërisht të riskuar nga përdorimi i ushqimeve vegjetariane (pa mish, vezë, qumësht).

Studimet kanë treguar se të dy, nëna dhe fëmija, shpesh vuajnë nga anemia dhe mosrritja e kockave si defiçencë e vitaminës B12 që nuk e kanë marrë gjatë shtatzënisë.

 

A është e nevojshme që barna të caktuara të shoqërohen me vitamina?

 

Po!

Përdorimi i disa barnave mund të prishë balancën vitaminike në organizëm duke ndryshuar mundësinë e absorbimit, përdorimit apo ruajtjes së vitaminave. P.sh. kontraceptivët oralë reduktojnë acidin folik , neomicina dhe kolestiramina prekin vitaminën B12, etj…

Për të gjtha këto duhet të këshilloheni me mjekun.                                             

 

Share this  

Dita Botërore Kundër Duhanit 2016

Dita Botërore Kundër Duhanit 2016 lightbox[DBKD alb]Dita Botërore Kundër Duhanit 2016

 

Dita Botërore Kundër Duhanit 2016:Bëhuni gati për një paketim të thjeshtë

 Çdo vit, më 31 maj, OBSH dhe partnerët festojnë Ditën Botërore Kundër Duhanit, duke theksuar rreziqet shëndetësore lidhur me përdorimin e duhanit dhe mbështesin politika efektive për të reduktuar konsumin e duhanit.

Për Ditën Botërore Kundër Duhanit, 31 maj 2016, OBSH dhe Sekretariati i Konventës në Kuadër të OBSH-së për Kontrollin e Duhanit u bëjnë thirrje vendeve të përgatiten për paketime të thjeshta (të standardizuara) të produkteve të duhanit.

Paketimi i thjeshtë përbën një masë të rëndësishme në reduktimin e kërkesës që zvogëlon tërheqjen ndaj produkteve të duhanit, kufizon përdorimin e paketimit të duhanit si formë e reklamimit dhe promovimit të duhanit, kufizon paketimet dhe etiketimet keqinformuese, si dhe rrit efektshmërinë e paralajmërimeve shëndetësore.

Paketimet e thjeshta të produkteve të duhanit i referohen masave që kufizojnë ose ndalojnë përdorimin e logove, ngjyrave, imazheve të markave ose informacioneve promocionale në paketimin përveç emrave të markave dhe atyre të produkteve të paraqitura në një ngjyrë dhe stil fonti standard.

Udhëzimet në Nenin 11 dhe 13 të Konvetës në kuadër të OBSH-së për Kontrollin e Duhanit (OBSH KKD) rekomandojnë që Palët të marrin në konsideratë miratimin e paketimeve të thjeshta.

Paketimet e thjeshta ndërtohen mbi bazën e masave të tjera si pjesë e një qasje gjithëpërfshirëse multisektoriale për kontrollin e duhanit. Hartuesit e politikave, shoqëria civile dhe publiku mund të marrin masa për të siguruar që qeveritë e tyre të konsiderojnë miratimin e paketimit të thjeshtë.

Fakte rreth paketimit të thjeshtë

Interesi ndaj paketimit të thjeshtë po përparon në të gjithë globin:

  • Në dhjetor 2012, Australia u bë vendi i parë për zbatimin e plotë të paketimit të thjeshtë.
  • Në vitin 2015, Irlanda, Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut si dhe Franca miratuan të gjitha ligjet për zbatimin e paketimit të thjeshtë që nga maji i vitit 2016.
  • Një sërë shtetesh janë në faza të avancuara për të konsideruar miratimin e ligjeve për paketimin e thjeshtë.

Qëllimet e fushatës së Ditës Botërore Kundër Duhanit 2016

Dita Botërore Kundër Duhanit 2016 ka për qëllim:

  • Të theksoj rolin e paketimit të thjeshtë, si pjesë e një qasjeje gjithëpërfshirëse, multisektoriale për kontrollin e duhanit.
  • Lehtësimin e zhvillimit të politikave nga shtetet anëtare dhe të globalizimit të paketimit të thjeshtë duke siguruar informacione informuese, imponuese dhe bindëse.
  • Inkurajimin e shteteve anëtare për të forcuar masat e paketimit dhe etiketimit si dhe kufizimet për reklamat; promovimin dhe sponsorizimin e paketimit të thjeshtë përmes një qasjeje të zgjuar.
  • Mbështetjen e Shteteve Anëtare dhe të shoqërisë civile kundër ndërhyrjeve të industrisë së duhanit në proceset politike drejt miratimit të ligjeve për paketimin e thjeshtë.

 

 

Share this