Spondiliartroza , shkaqet, simptomat dhe si ta kurojmë ! lightbox[VATI alb]Spondiliartroza , shkaqet, simptomat dhe si ta kurojmë !

Spondiliatroza është një sëmundje e shpeshtë. Pjesa që preket më shumë është ajo e shtyllës kurrizore. I sëmuri ndien dhimbje në bel dhe nuk mund të përkulet dot. Dhimbja përhapet nga fundi i belit deri në afërsi të bishtit të vertebrës së fundit. Dhimbja shkon deri në zverk. Dhimbjet e shkaktuara shpeshherë bllokojnë edhe frymëmarrjen. Ekzistojnë dy tipe të kësaj sëmundjeje.

1.Spondiliatroza lumbare
Spondiliatroza lumbare, e cila ka vetëm dhimbje të shpinës dhe të cervikales (e qafës). Dhimbja mund të jetë fikse dhe pulsuese, zgjat dhe lokalizohet në varësi të kushteve që e favorizojnë ose në të kundërt e pushojnë. Përsëritjet dhe intensiteti i dhimbjes, i cili mund të jetë aq i lartë sa ta bëjë jetën e personit që vuan shumë të vështirë. Spondiliatroza lumbare shoqërohet me dhimbje të forta të shpinës, që nuk të lejojnë të bësh as lëvizjen më të vogël. I sëmuri duhet të qëndrojë në një krevat të fortë në mënyrë që të mos lejohet përkulja e vertebrave, duke vështirësuar lëvizjen.

Skematikisht mund të dallosh 2 tipe, spondiliatroza lumbare dhe ajo cervikale.

2.Spondiliatroza cervikale

Spondiliatroza cervikale godet sidomos moshat e rritura, nuk transmetohet nga familja dhe mund të zgjasë në një kohë të papërcaktuar, duke dhënë shqetësime edhe gjatë gjumit të natës. Dhimbja është më e shpërndarë sesa në rastin e një migrene, duke u shtuar në pjesën e pasme të kokës dhe sidomos në nyjën mes kokës dhe qafës. Shkaktohet lehtësisht nga stresi, emocioni , tensioni dhe është e shpeshtë tek njerëzit depresivë dhe me ankth, ndaj një nga metodat e kurimit është edhe psikoterapia, pasi kjo sëmundje lidhet me emocionet e forta.
Përveç se ka dëmtim të vertebrave, ka edhe shenja të tjera si dhimbje koke, marrje mendsh, humbje të ekuilibrit, mpirje të krahut, shtrëngime të gjoksit dhe vështirësi në frymëmarrje dhe dhimbje ndërmjet shpatullave.

Shkaqet

Shkaku kryesor është dëmtimi i vertebrave të shtyllës kurrizore, Dëmtimi vjen për pasojë të ngritjes së peshave të rënda, qëndrimi për një kohë të gjatë përpara televizorit, lodhjet e tepërta fizike dhe streset psikologjike.

Si ta kurojmë spondiliatrozën?

Spondiliatroza, është kryesisht sëmundje që prek të gjithë ata njerëz që kanë punuar në fabrika, uzina, në minierë pra kanë kryer punë që kërkojnë një pozicion të detyruar lëvizjeje . Sidomos prek personat që kanë punuar në miniera që helmet me të cilat punohet zakonisht në të tilla vende shkaktojnë dëmtime të sistemit nervor, që ka lidhje të drejtpërdrejtë me palcën kurrizore. Madje kohët e fundit është arritur në përfundimin se edhe ata njerëz të cilët nuk i mbajnë shpatullat e tyre drejtë dhe kanë probleme me mënyrën e qëndrimit, janë të “kërcënuar” nga spondiliatroza.

Këshilla

*Të qëndroni në një ambient të ngrohtë për qetësimin e muskulaturës së kurrizit.

*Banjat termale janë shumë të mira për qetësimin e dhimbjeve të mesit.

*Nëse dhimbjet janë shumë të forta atëherë nevojitet ndihma e mjekut.

*Nëse nuk mund ta lëvizni kokën ose nuk mund të përkuleni duhet të drejtoheni menjëherë te mjeku.

*Të mos ngrihen pesha shumë të rënda, që shkaktojnë dhimbje të mesit.

*Merruni me ushtrime gjimnastikore për mesin dhe ushtroni notin. Tenisi nuk është i rekomandueshëm.
*Shmangni qëndrimet për një kohë të gjatë përpara televizorit, pasi çon në dëmtim të shtyllës kurrizore.

Fitnesi largon spondiliatrozës

Ushtrimet aerobike dhe kohët e fundit fitnesi, janë një ndër aleatët më të mirë për të larguar sëmundjen e spondiliartrozës. Sipas specialistëve, çdo njeri duhet të bëjë të paktën 10 minuta ushtrime në ditë për të vënë në lëvizje muskujt e kokës, që kanë edhe lidhje të drejtpërdrejtë me palcën kurrizore.Sipas specialistëve çdo mëngjes koka duhet të lëvizet mbi 20 herë majtas-djathtas, dhe qafa duhet të rrotullohet po kaq herë, dhe menjëherë pas ushtrimeve duhet të bëhet një dush me temperaturë normale. Të gjitha këto shërbejnë për të evituar dhimbjet nga spondiliatroza gjatë ditës

 

Share this