Sektori i Inspektimit

Sektori i inspektimit ka si qëllim të sigurojë cilësinë e produktit nëpërmjet inspektimeve të kryera në magazinë dhe në të gjitha repartet.

Ky sektor kryen inspektimin dhe kontrollin e të gjitha materialeve paketuese të ardhura në magazinë, të cilat pasi aprovohen, lejohen për përdorim.

Sektori i inspektimit kryen inspektimin ditor në të gjitha repartet më tepër se një herë në ditë. Në këtë mënyrë ka një hapësirë më të gjerë veprimi dhe mundësie, për të kontrolluar çdo etapë paketimi në të cilën kalon produkti si dhe rritet mundësia e kapjes së ndonjë gabimi të mundshëm njerëzor.

Inspektimi i çdo produkti sipas repartit ka specifikimet e tij, të cilat paraqiten në pikat e kontrollit të përcaktuara në formularët përkatës.

Sektori i inspektimit kryen inspektimin e paketimit të produktit përfundimtar para se ai të hidhet në treg. Në fund inspektuesi plotëson në dosjen e serisë pikat përkatëse, që i takojnë inspektimeve të kryera.

Analizat fiziko-kimike dhe mikrobiologjike të produktit së bashku me inspektimin e paketimit janë kusht për lirimin e produktit për shitje.