DEDIKUAR
SHËNDETIT TUAJ



OTC

Barnat OTC shiten direkt tek konsumatori pa recetë nga mjeku ose nga një profesionist i kujdesit shëndetësor. Në shumë shtete barnat OTC përzgjidhen nga një agjenci rregullatore, e cila siguron që përbërësit e këtyre barnave janë të sigurtë dhe efektivë kur përdoren pa rekomandimin e mjekut.

Barna Pa Recetë

Tretësirë me pika për gojë - (10.000 UI + 10.000 UI)/ml

Tableta te veshura me film - 10 mg

Cetirizinë klorhidrat është lënda aktive e Alcet. Alcet është një bar antialergjik.

Tek të rriturit dhe fëmijët 6 vjeç e sipër, Alcet indikohet:
● për qetësimin e simptomave nazale dhe okulare si pasojë e rinitit alergjik sezonal dhe atij vjetor;
● për qetësimin e pruritit kronik (urtikarien idiopatike kronike).

Tableta te veshura me film - 120 mg

Alefast përmban lëndën vepruese feksofenadinë klorhidrat, e cila bën pjesë në grupin e barnave të quajtur antihistaminikë. Tabletat Alefast 120 mg përdoren tek të rriturit dhe adoleshentët mbi 12 vjeç për lehtësimin e simptomave që shkaktohen nga riniti alergjik stinor, si:

- teshtima, 

- rrjedhje dhe kruarje hunde,

- kruarje sysh, lotim

- skuqje në fytyrë.

Tableta te veshura me film - 120 mg

Alefast përmban lëndën vepruese feksofenadinë klorhidrat, e cila bën pjesë në grupin e barnave të quajtur antihistaminikë. Tabletat Alefast 120 mg përdoren tek të rriturit dhe adoleshentët mbi 12 vjeç për lehtësimin e simptomave që shkaktohen nga riniti alergjik stinor, si:

- teshtima, 

- rrjedhje dhe kruarje hunde,

- kruarje sysh, lotim

- skuqje në fytyrë.

Tretësirë me pika për vesh - 2.5%

Alkool borik përmban lëndën aktive acid borik. Acidi borik ka veti bakteriostatike dhe fungistatike të dobëta. Tretësira e tij alkoolike (në alkool të holluar) ka efekt analgjezik në otalgjitë. Acidi borik depërton me vështirësi në lëkurën e padëmtuar.
Tretësira me pika për vesh Alkool borik përdoret si më poshtë:


- analgjezik dhe antiseptik në otalgjitë.

Tableta - 500 mg

Alukol përmban lëndën aktive hidroksid alumini, i ciliështë një antiacid, që ul hiperaciditetin e lëngut  gastrik dhe kështu mënjanon shtrëngimet në stomak të shkaktuara nga hiperaciditeti. Veprimi antiacid fillon shpejt dhe zakonisht zgjat rreth 2 orë. Përveç asnjanësimit të shpejtë e afatgjatë, Alukol frenon edhe veprimin e pepsinës (proteazës), mënjanon veprimin e dëmshëm të acidit të stomakut, i cili vepron si faktor agresiv i barrierës mbrojtëse të mukozës.
Indikohet në:
• mjekimin e hiperaciditetit, ulcerës së stomakut dhe duodenit, ulcerës së shkaktuar nga antiinflamatorët josteroidë, refluks ezofageal, sindromën Zollinger-Ellison, gastrit kronik dhe akut me hiperaciditet, irritim të mukozës së stomakut i shkaktuar nga konsumi i alkoolit, kafesë dhe duhanit.

• redukton nivelin e lartë të fosfateve në gjak që është e rëndësishme në pacientët me sëmundje veshkash të cilët nuk eleminojnë dot nga organizmi sasinë e fosfatit të hekurit që marrin me dietën.

Tableta - 500 mg

Analgine përmban lëndën aktive metamizol natriumi, i cili ka efekt analgjezik dhe antipiretik të theksuar, por efekti i tij antiinflamator është i dobët. Po ashtu ai ka efekt spazmolitik në muskulaturën e lëmuar të mitrës, tëmthit dhe rrugëve urinare. Frenon sintezën e prostaglandinave me anë të frenimit të cikloksigjenazës. Veprimi analgjezik qëndror i detyrohet frenimit të aktivimit të adenilatciklazës. Metamizoli sodik përthithet shpejt dhe plotësisht pas administrimit nga goja. Përqëndrimi plazmatik maksimal arrihet pas një ore. Lidhet pjesërisht me proteinat plazmatike. Bari metabolizohet në mëlçi.
- Indikohet në gjendje të rënda ose rezistente me dhimbje ose temperaturë.

Tableta - 500 mg

Aspirina është një antiinflamator josteroid (AIJS) i grupit të salicilateve dhe ka shumë karakteristika të përbashkëta me antiinflamatorët e tjerë josteroidë (AIJS). Ajo jep efekte analgjezike, antipiretike, antiinflamatore dhe antireumatike. Aspirina e ul temperaturën e lartë të trupit me anën e zgjerimit të enëve periferike të gjakut. Veprimin antiinflamator dhe analgjezik e
ushtron me anën e frenimit të kompleksit enzimatik prostaglandinësintetazë. Aspirina, duke acetiluar ciklooksigjenazën e trombociteve, parandalon sintezën e tromboksanit A2, një rrjedhës i
prostaglandinës, që është një vazokonstriktor i fuqishëm e që nxit agregimin e trombociteve dhe reaksionin e çlirimit të trombociteve. Aspirina e frenon agregimin e trombociteve.

Tabletat Aspirine 500 mg indikohen në:

● dhimbjet me intensitet të ulët ose mesatar me lokalizime të ndryshme (dhimbje koke, dhimbje dhëmbi, neuralgji, mialgji, dhimbje menstruale, dhimbje posttraumatike e pasoperatore);
● uljet e temperaturës në gjendjet me ethe;
● gjendjet inflamatore si: ethe reumatike, artrit reumatoid dhe osteoartrit.

Krem - (4000 I.U. + 2000 I.U. + 2 mg + 50 mg) / g

Krem - (4000 I.U. + 2000 I.U. + 2 mg + 50 mg) / g

Tretësirë – 100 mg/ml - 100 ml

Tretësirë – 100 mg/1 ml - 1000 ml

Tableta - 8 mg

Bromheksine përmban lëndën aktive bromheksinë klorhidrat, e cila është një bar mukolitik, që përdoret për mjekimin e çrregullimeve të frymëmarrjes, kur ato shoqërohen me mukus viskoz ose të tepërt. Ajo ndihmon në jashtëqitjen e sekrecioneve trakeobronkiale dhe në uljen e viskozitetit të këtyre sekrecioneve, duke përmirësuar kështu frymëmarrjen.
Bromheksine përdoret:
• për lëngëzimin e sekrecioneve të rrugëve të frymëmarrjes në rastet e sëmundjeve bronkopulmonare akute e kronike, si: bronkit, emfizemë, trakeobronkit dhe bronkit astmatik kronik;
• për parandalimin e ndërlikimeve të frymëmarrjes pas ndërhyrjeve kirurgjikale në kraharor;
• për të shpejtuar ekspektorimin e lëndëve të huaja endobronkiale (mjete kontrasti të përdorura ne radiologji).

Shurup - 4 mg/5 ml - 100 ml

Bronax përmban lëndën aktive bromheksinë klorhidrat, e cila është një bar mukolitik, që përdoret për mjekimin e çrregullimeve të frymëmarrjes kur ato shoqërohen me mukus viskoz ose të tepërt. Ajo ndihmon në jashtëqitjen e
sekrecioneve trakeobronkiale dhe në uljen e viskozitetit të këtyre sekrecioneve, çka shpie në përmirësimin e frymëmarrjes.
Bronax përdoret për:
● lëngëzimin e sekrecioneve të rrugëve të frymëmarrjes në rastet e sëmundjeve bronkopulmonare akute e kronike, si: bronkit, emfizemë, trakeobronkit dhe bronkit astmatik kronik;
● parandalimin e ndërlikimeve të frymëmarrjes pas ndërhyrjeve kirurgjikale në kraharor;
● të shpejtuar ekspektorimin e lëndëve të huaja endobronkiale (mjete kontrasti të radiologjisë).
Gjatë përkeqësimit të bronkitit akut, shurupi duhet përdorur me një antibiotik të përshtatshëm.

Results 1 - 15 of 83