Bronax

Bronax
Bronax Bronax Bronax Bronax
Sistemi Respirator
Shqipëri dhe Kosovë
Po
Jo
Jo
SA00039
Bronax
4 mg/5 ml - 100 ml
Shurup
Bromheksinë klorhidrat
kuti x shishe qelqi x 100 ml
Shurup - 4 mg/5 ml - 100 ml Bronax përmban lëndën aktive bromheksinë klorhidrat, e cila është një bar mukolitik, që përdoret për mjekimin e … Read more

Shurup - 4 mg/5 ml - 100 ml

Bronax përmban lëndën aktive bromheksinë klorhidrat, e cila është një bar mukolitik, që përdoret për mjekimin e çrregullimeve të frymëmarrjes kur ato shoqërohen me mukus viskoz ose të tepërt. Ajo ndihmon në jashtëqitjen e
sekrecioneve trakeobronkiale dhe në uljen e viskozitetit të këtyre sekrecioneve, çka shpie në përmirësimin e frymëmarrjes.
Bronax përdoret për:
● lëngëzimin e sekrecioneve të rrugëve të frymëmarrjes në rastet e sëmundjeve bronkopulmonare akute e kronike, si: bronkit, emfizemë, trakeobronkit dhe bronkit astmatik kronik;
● parandalimin e ndërlikimeve të frymëmarrjes pas ndërhyrjeve kirurgjikale në kraharor;
● të shpejtuar ekspektorimin e lëndëve të huaja endobronkiale (mjete kontrasti të radiologjisë).
Gjatë përkeqësimit të bronkitit akut, shurupi duhet përdorur me një antibiotik të përshtatshëm.