Tableta - 8 mg
Bromheksine përmban lëndën aktive bromheksinë klorhidrat, e cila është një bar mukolitik, që përdoret për mjekimin e çrregullimeve të frymëmarrjes, kur ato shoqërohen me mukus viskoz ose të tepërt. Ajo ndihmon në jashtëqitjen e sekrecioneve trakeobronkiale dhe në uljen e viskozitetit të këtyre sekrecioneve, duke përmirësuar kështu frymëmarrjen.
Bromheksine përdoret:
• për lëngëzimin e sekrecioneve të rrugëve të frymëmarrjes në rastet e sëmundjeve bronkopulmonare akute e kronike, si: bronkit, emfizemë, trakeobronkit dhe bronkit astmatik kronik;
• për parandalimin e ndërlikimeve të frymëmarrjes pas ndërhyrjeve kirurgjikale në kraharor;
• për të shpejtuar ekspektorimin e lëndëve të huaja endobronkiale (mjete kontrasti të përdorura ne radiologji).