Aspirine

Aspirine
AspirineAspirineAspirineAspirine
Sistemi Nervor
Shqipëri
Po
Po
Jo
SA00022
Aspirine
500 mg
Tableta
Acid acetilsalicilik
Kuti x 30
Tableta - 500 mg Aspirina është një antiinflamator josteroid (AIJS) i grupit të salicilateve dhe ka shumë karakteristika të përbashkëta me an … Read more

Tableta - 500 mg

Aspirina është një antiinflamator josteroid (AIJS) i grupit të salicilateve dhe ka shumë karakteristika të përbashkëta me antiinflamatorët e tjerë josteroidë (AIJS). Ajo jep efekte analgjezike, antipiretike, antiinflamatore dhe antireumatike. Aspirina e ul temperaturën e lartë të trupit me anën e zgjerimit të enëve periferike të gjakut. Veprimin antiinflamator dhe analgjezik e
ushtron me anën e frenimit të kompleksit enzimatik prostaglandinësintetazë. Aspirina, duke acetiluar ciklooksigjenazën e trombociteve, parandalon sintezën e tromboksanit A2, një rrjedhës i
prostaglandinës, që është një vazokonstriktor i fuqishëm e që nxit agregimin e trombociteve dhe reaksionin e çlirimit të trombociteve. Aspirina e frenon agregimin e trombociteve.

Tabletat Aspirine 500 mg indikohen në:

● dhimbjet me intensitet të ulët ose mesatar me lokalizime të ndryshme (dhimbje koke, dhimbje dhëmbi, neuralgji, mialgji, dhimbje menstruale, dhimbje posttraumatike e pasoperatore);
● uljet e temperaturës në gjendjet me ethe;
● gjendjet inflamatore si: ethe reumatike, artrit reumatoid dhe osteoartrit.