Betadyne

Betadyne
Betadyne Betadyne Betadyne Betadyne
Dermatologjikët
Shqipëri
Jo
Po
Jo
SA01664
Betadyne
100 mg/1 ml - 1000 ml
Tretësirë
Povidonjod
Flakon plastik x 1000 ml
Tretësirë – 100 mg/1 ml - 1000 ml … Read more

Tretësirë – 100 mg/1 ml - 1000 ml

Betadyne përmban si lëndë aktive povidonjod. Povidonjodi është një kompleks i jodit me povidonin (polivinilpirrolidon), kurse povidoni është polimer sintetik hidrofil që luan rolin e bartësit të jodit. Ky polimer nuk ushtron veprim antibakteror, por ka afri të lartë për membranën qelizore, kurse në trajtë kompleksi me jodin, pra në trajtë të povidonjodit, çliron jod të lirë drejtpërdrejt në sipërfaqen e qelizës bakterore. Çlirimi i jodit nga kompleksi povidonjod në
membranën bakterore ka rëndësi thelbësore për veprimin e jodit. Në prani të jodit të lirë grupet sulfhidrile, peptidet, proteinat, hormonet, enzimat, lipidet dhe citozina bëhen të joduara apo halogjenuara dhe të oksiduara, çka sjell çaktivizimin e molekulave të domosdoshme për përtëritjen e organizmit. Povidonjodi që ndodhet në tretësirën 10%, deri në njëfarë mase e ruan veprimtarinë edhe në praninë e lëndëve organike, gjakut, qelbit, serumit dhe të yndyrës. Veprimi i povidonjodit është mjaft i shpejtë pas përdorimit të tretësirës dhe zgjat më shumë sesa tretësira e zakonshme alkoolike e jodit.
Pas përdorimit të tretësirës së povidonjodit lëkura merr ngjyrë të murrme, ngjyrë që mund të lahet me lehtësi me ujë.
Betadyne indikohet në:
● përgatitjen e lëkurës dhe të mukozave (përfshirë edhe vaginën) për ndërhyrje kirurgjike dhe injeksione;
● dezinfektimin e plagëve;
● mjekimin e shpejtë të gërvishtjeve, laceracioneve, djegieve (përfshirë edhe djegiet e gradës së dytëe të tretë);
● përdorimin lokal në kandidozë, trikomoniazë e vaginit jospecifik;
● përdorimin edhe për mjekimin e kandidozës së gojës.