DEDIKUAR
SHËNDETIT TUAJ



ATC

Sistemi i klasifikimit Anatomik Terapeutik Kimik (ATC) përdoret për klasifikimin e lëndëve aktive të barnave sipas organit ose sistemit në të cilën ato veprojnë si dhe veçorive terapeutike, farmakologjike dhe kimike të tyre.

Kodi ATC D: Dermatologjikët është një nga ndarjet e Sistemit të klasifikimit Anatomik Terapeutik Kimik (ATC), një sistem i kodeve alfanumerike i hartuar nga OBSH për klasifikimin e barnave dhe produkteve të tjera mjekësore.

Dermatologjikët

Krem - (4000 I.U. + 2000 I.U. + 2 mg + 50 mg) / g

Krem - (4000 I.U. + 2000 I.U. + 2 mg + 50 mg) / g

Tretësirë – 100 mg/ml - 100 ml

Tretësirë – 100 mg/1 ml - 1000 ml

Krem - 0.1% - 15 g

Betaval përmban lëndën aktive betametazon valerat. Valerati i betametazonit është një glukokortikoid me veti të fuqishme antiinflamatore dhe imunosupresore. Valerati i betametazonit përthithet pak nga lëkura. Aplikimi në sasi të mëdha të kremit do të bëjë që përqëndrimi i tij të jetë në nivele të konsiderueshme në gjak.

Indikohet në patologji inflamatore të rënda të lëkurës (ekzemë, psoriazë) që nuk i janë përgjigjur trajtimit me kortikoidë më pak të fuqishëm.

Krem - 10 mg / 1 ml

Kremi Cloderm 1% është një antimykotik me spektër të gjerë.
Cloderm 1% përdoret në infeksionet mykotike të lëkurës të shkaktuara nga dermatofitet, kërpudhat (p.sh. Candida), myqe dhe të tjerë si, Malassezia furfur si dhe në infeksionet e shkaktuara nga
Corynebacterium minutissimum.
Këto mund të shfaqen si mykoza të këmbëve, mykoza të lëkurës dhe rrudhave të saj, pityriasis versicolor, eritrazma, kandidoza sipërfaqësore.

Krem - 10 mg / g

Cutadin-S përmban lëndën aktive sulfadiazinë argjendike, e cila është një sulfonamid.
Cutadin-S është një bar antimikrobik lokal me spektër të gjerë, që vepron kundër disa baktereve Gram - pozitivë dhe Gram - negativë, përfshirë Pseudomonas aeruginosa, Escherichia coli dhe shtamet e ndjeshme të Proteus spp., Staphylococcus spp., Enterobacter spp., Klebsiella spp. dhe disa mykeve. Ai ka një veprim baktericid; kripa e argjendit vepron në membranën dhe murin qelizor bakterial.
Cutadin-S përdoret në:
– parandalimin dhe trajtimin e infeksionit në djegie të rënda;
– trajtimin e ulçeracioneve të infektuara të lëkurës (ulçeracionet e këmbës dhe ulçeracionet e shkaktuara nga qëndrimi në pozicionin shtrirë për një kohë të gjatë).

Krem - (0.15% + 0.5%) - 15 g

Krem – (0.2 mg + 5 mg)/1 g

Pivalati i flumetazonit, një nga lëndët vepruese të kremit Fluoderma, është një glukokortikoid me fuqi mesatare, me përdorim lokal. Ai ushtron efekt antiinflamator, antialergjik, vazokonstriktor dhe antiproliferativ. Në sëmundjet inflamatore të lëkurës të tipave dhe prejardhjeve të ndryshme, pivalati i flumetazonit jep një qetësim të shpejtë dhe mënjanon simptomat, si psh. kruarjet. Efektet e shumëfishta që japin kortikosteroidet i detyrohen një mekanizmi molekular kompleks, ku lidhja me receptorët citoplazmikë specifikë luan një rol të rëndësishëm. Neomicina është një antibiotik aminoglikozidik që ushtron veprim ndaj shumë mikroorganizmave gram – pozitivë e gram – negativë. Ajo mund të japë sensibilizim më lehtë se antibiotikët e tjerë, kur përdoret lokalisht.
Indikohet në mjekimin fillestar të sëmundjeve inflamatore të lëkurës të llojeve e lokalizimeve të ndryshme që reagojnë ndaj kortikosteroideve dhe ku është shfaqur edhe një infeksion sekondar prej mikroorganizmash të ndjeshme ndaj sulfatit të neomicinës, psh. ekzemë seborreike, ekzemë kontakti, dermatit atopik (në të sëmurë të të gjitha moshave), neurodermatit i lokalizuar, intertrigo, forma sipërfaqësore të piodermisë (psh. impetigo) dhe pickime insektesh me infeksione sekondare.

Krem - 20 mg / g

Fusidin përmban acid fuzidik, i cili është një antibiotik steroid specifik për lëkurën.
Ai ka një efekt të mirë në shërimin e shpejtë të infeksionit, pakësimin e dhimbjes, eliminimin e
shpejtë të shkaktarit të sëmundjes si dhe në përshpejtimin e shërimit të plagës.
Fusidin krem përthithet shpejt nga lëkura. Fusidin pomadë paraqet përparësi në veprimin e
lëndës antibakteriale kur ka infeksione kronike të lëkurës të cilat kanë kore. Fusidin pomadë mban lagështinë duke zbutur koret e forta.

Fusidin indikohet për përdorim lokal në infeksionet sipërfaqësore të lëkurës, të shkaktuar nga baktere të ndjeshme ndaj acidit fuzidik. 

Pomade 20 mg / g

Fusidin përmban acid fuzidik, i cili është një antibiotik steroid specifik për lëkurën.
Ai ka një efekt të mirë në shërimin e shpejtë të infeksionit, pakësimin e dhimbjes, eliminimin e
shpejtë të shkaktarit të sëmundjes si dhe në përshpejtimin e shërimit të plagës.
Fusidin krem përthithet shpejt nga lëkura. Fusidin pomadë paraqet përparësi në veprimin e
lëndës antibakteriale kur ka infeksione kronike të lëkurës të cilat kanë kore. Fusidin pomadë mban lagështinë duke zbutur koret e forta.

Fusidin indikohet për përdorim lokal në infeksionet sipërfaqësore të lëkurës, të shkaktuar nga baktere të ndjeshme ndaj acidit fuzidik. 

 

Krem 0.1 %

Pomade - 10 mg / g

Pomada 1% Hydrocutan përmban lëndën aktive hidrokortizon, i cili është një glukokortikoid.
Ajo përdoret për trajtimin e sëmundjeve inflamatore të lëkurës, në të cilat indikohet përdorimi topik i glukokortikoidëve të dobët.

Pomadë – 10%, 20 g

Iktiol përmban iktamol, i cili ka veprim antiseptik, antiparazitar dhe keratolitik.
Për përdorim të jashtëm dermatologjik, Iktioli përdoret lokalisht në të gjitha format e dermatiteve ekzematoze dhe në veçanti në ekzemën kronike, kur ka një trashje dhe deskuamim të theksuar të lëkurës, në psoriazë dhe erizipelë. Në sajë të vetive antiflogjistike-antiseptike dhe stimuluese të qarkullimit të gjakut, ai përmirëson simptomat e inflamacionit. Në raste me probleme purulente me një stad të avancuar inflamacioni, iktamoli favorizon zbutjen e vatrës së infeksionit dhe nxjerrjen e qelbit jashtë. Kjo përgatesë është e përshtatshme për shumicën e rasteve, por mund të ketë kufizime për pamjen e papëlqyeshme, erën jo të këndshme, si dhe për faktin se nuk mund të përdoret në fytyrë.

Xhel - 40 mg / g

Inderm 4% përmban lëndën aktive eritromicin. Ai është një bar për trajtimin e jashtëm të akneve.
Inderm 4% përdoret në të gjitha format e lehta deri mesatare të akneve, kryesisht në format inflamatore, si aknet papulopustuloze (formim i nodujve dhe pustulave).
Përdoret i kombinuar me barna të tjera kundër akneve.

Results 1 - 15 of 33