Dexa-Neo

Dexa-Neo
Dexa-Neo Dexa-Neo Dexa-Neo Dexa-Neo
Dermatologjikët
Shqipëri dhe Kosovë
Jo
Jo
Jo
SA01480
Dexa-Neo
(0.15% + 0.5%) - 15 g
Krem
Deksametazon fosfat natriumi, neomicinë sulfat
Kuti x tub x 15 g
Krem - (0.15% + 0.5%) - 15 g … Read more

Krem - (0.15% + 0.5%) - 15 g

Dexa - Neo është një produkt farmaceutik që ka si lëndë aktive deksametazon natrium fosfat dhe neomicin sulfat. Deksametazon natrium fosfati është një glukokortikoid sintetik, analog i glukokortikoidëve natyrorë, me veti të fuqishme antiinflamatore dhe antialergjike. Neomicin sulfati është një antibiotik me spektër të gjerë, me veprim baktericid ndaj mikroorganizmave Gram - negativë dhe Gram- pozitivë.
Dexa – Neo përdoret:
● si mjekim afatshkurtër në sëmundjet inflamatore të lëkurës që i përgjigjen steroidëve, ku kërkohet gjithashtu një trajtim profilaktik me antibiotikë, vetëm pasi të jenë përjashtuar sëmundjet virale dhe mykotike; ai ka gjithashtu një veprim lokal si antipruritik dhe vazokonstriktor megjithëse mekanizmi i veprimit të kortikosteroidëve nuk është akoma shumë i qartë;
● për mjekimin e sëmundjeve të lëkurës, kur është i pranishëm një infeksion sekondar si në: ekzema, psoriazë, dermatit, neurodermatit, reaksionet e ndjeshmërisë së kontaktit;
● për mjekimin e infeksioneve sekondare nga pickimet e insekteve, si dhe për trajtimin e pruritit anogenital.