DEDIKUAR
SHËNDETIT TUAJ



ATC

Sistemi i klasifikimit Anatomik Terapeutik Kimik (ATC) përdoret për klasifikimin e lëndëve aktive të barnave sipas organit ose sistemit në të cilën ato veprojnë si dhe veçorive terapeutike, farmakologjike dhe kimike të tyre.

ATC code S: Organet e Shqisave është një nga ndarjet e Sistemit të klasifikimit Anatomik Terapeutik Kimik (ATC), një sistem i kodeve alfanumerike i hartuar nga OBSH për klasifikimin e barnave dhe produkteve të tjera mjekësore.

Organet e Shqisave

Tretësirë me pika për vesh - 2.5%

Alkool borik përmban lëndën aktive acid borik. Acidi borik ka veti bakteriostatike dhe fungistatike të dobëta. Tretësira e tij alkoolike (në alkool të holluar) ka efekt analgjezik në otalgjitë. Acidi borik depërton me vështirësi në lëkurën e padëmtuar.
Tretësira me pika për vesh Alkool borik përdoret si më poshtë:


- analgjezik dhe antiseptik në otalgjitë.

Tretësirë me pika për sy 1% - 10 ml

Tretësirë me pika për sy – (0.1% + 0.5%) – 5 ml

Dexa – Neo përmban si lëndë aktive deksametazon natrium fosfat dhe neomicin sulfat. Deksametazon natrium fosfati është një glukokortikoid sintetik, analog i glukokortikoideve natyrore me veti të fuqishme antiinflamatore dhe antialergjike. Neomicina është antibiotik me spektër të gjerë, me veprim baktericid ndaj mikroorganizmave gram pozitive dhe gram negative. Neomicin sulfati është antibiotik i grupit të aminoglikozidëve, veprues ndaj agjentëve patogjenë më të zakonshëm të syrit si Staphylococcus aureus, Escherichia coli, Haemophylus influenzae, speciet e Klebsiella / Enterobakter dhe speciet e tipit Neisseria.
Dexa – Neo përdoret në:
– gjendjet inflamatore në sy në të cilat nevojitet antiinflamatori steroid dhe ekziston infeksioni bakterial shoqërues ose rreziku për të;
– inflamacionet palpebrale dhe bulbare të konjunktivës, kornesë, segmentit anterior të globit të syrit, kur rreziku i përdorimit të steroidëve është më i vogël dhe i pranueshëm në raport me përfitimin nga zvogëlimi i edemës dhe inflamacionit;
– uveitet kronike anteriore dhe dëmtimet korneale nga lëndët kimike, radiacionet, djegiet termike dhe penetrimi i trupave të huaj;
– gjendjet kur rreziku për infeksione është i lartë.

Pomadë për sy – (0.05% + 0.5%) - 3.5 g

Dexa – Neo përmban si lëndë aktive deksametazon natrium fosfat dhe neomicin sulfat. Deksametazon natrium fosfati është një glukokortikoid sintetik, analog i glukokortikoideve natyrore me veti të fuqishme antiinflamatore dhe antialergjike.
Neomicina është antibiotik me spektër të gjerë, me veprim baktericid ndaj mikroorganizmave gram pozitive dhe gram negative. Neomicin sulfati është antibiotik i grupit të aminoglikozidëve, veprues ndaj agjentëve patogjenë më të zakonshëm të syrit si Staphylococcus aureus, Escherichia coli, Haemophylus influenzae, speciet e Klebsiella / Enterobakter dhe speciet e tipit Neisseria.
Dexa – Neo përdoret në:
– gjendjet inflamatore në sy në të cilat nevojitet antiinflamatori steroid dhe ekziston infeksioni bakterial shoqërues ose rreziku për të;
– inflamacionet palpebrale dhe bulbare të konjunktivës, kornesë, segmentit anterior të globit të syrit, kur rreziku i përdorimit të steroidëve është më i vogël dhe i pranueshëm në raport me përfitimin nga zvogëlimi i edemës dhe inflamacionit;
– uveitet kronike anteriore dhe dëmtimet korneale nga lëndët kimike, radiacionet, djegiet termike dhe penetrimi i trupave të huaj;
– gjendjet kur rreziku për infeksione është i lartë.

Tretësirë me pika për sy 0.3 %

Gentakol është një produkt farmaceutik, që përmban lëndën aktive gentamicinë sulfat. Gentamicina është një antibiotik aminoglikozidik, veçanërisht aktiv kundër bacileve aerobe gram-negativë, sidomos Escherichia coli, Proteus, Klebsiella, Serratia, Enterobacter dhe Citrobacter. Gentamicina nuk vepron kundër baktereve anaerobë.
Tretësira me pika për sy Gentakol përdoret për mjekimin e infeksioneve bakteriale të syrit të shkaktuara nga mikroorganizma gram-pozitivë dhe gram-negativë si:
konjunktiviti infektiv, keratiti, blefariti.

Përdoret edhe për profilaksi para dhe pas kirurgjisë.

Pika per vesh - 5 % -10 ml

Kloramfenikoli është një antibiotik bakterostatik me spektër të gjerë veprimi kundër mikrobeve gram pozitive dhe gram negative. Ai ka veprim baktericid kundër shkaktarit të tifos bakteriale.

Pika për vesh: Përdoret për mjekimin e infeksioneve sipërfaqësore të kanalit të dëgjimit (otit i jashtëm) të shkaktuar nga mikroorganizma të ndjeshëm gram pozitive dhe gram negative.

 

Tretësirë me pika për sy - 0.5 % - 10 ml

Kloramfenikoli është një antibiotik bakterostatik me spektër të gjerë veprimi kundër mikrobeve gram pozitive dhe gram negative. Ai ka veprim baktericid kundër shkaktarit të tifos bakteriale.

Pika për sy: Infeksione bakteriale sipërfaqësore të syrit, që prekin kornenë, konjunktivën dhe kapakët e syrit, të shkaktuara nga mikroorganizma të ndjeshëm ndaj kloramfenikolit.

 Tretësirë spraj për hundë - 1 mg/ml

Tretësirë me pika për sy - 20 mg/1 ml - 10 ml

Tretësirë - 0.9%

Solucioni fiziologjik është tretësira izotonike e klorurit të natriumit (0.9%), e cila përmirëson kongjestionin nazal duke ndihmuar në lëngëzimin e sekrecioneve të hundës.

Përdoret në rastet e kongjestionit të hundës.

Pomadë për sy - 1% - 5 g

Tetracikline ose Tetra përmban si lëndë vepruese tetraciklinë klorhidrat.
Tetraciklina është një derivat gjysmësintetik i klortetraciklinës. Ajo ka veprim bakterostatik si pasojë e frenimit të rikthyeshëm të ribozomit mikrobik dhe të sintezës së proteinave. Lokalisht, tetraciklina tregohet efikase në trajtimin e infeksioneve të vogla të lëkurës të shkaktuara nga streptokokët, stafilokokët dhe baktere të tjera të ndjeshme. Tetraciklina vepron mirë mbi shkaktarin e trakomës (Chlamydia trachomatis).

Tetra pomadë për sy 1%, përdoret në:
• trajtimin e infeksioneve sipërfaqësore bakteriale të kornesë së syrit dhe konjunktivit të syrit;
• parandalimin e oftalmisë neonatorum;
• trajtimin e trakomës.
Pas një përdorimi të zgjatur të tetraciklinës, mund të keni shfaqjen e rezistencës nga mikroorganizmat. 

Pika për sy, tretësirë – 0.5 %

Timololi bën pjesë në grupin e beta-bllokuesve jopërzgjedhës. Pas pikimit të tretësirës në sy, timololi ul presionin normal dhe të rritur të syrit. Ulja e presionit intraokular ka lidhje me zvogëlimin e sintezës së lëngut ujor të syrit në trupin ciliar. Timololi, në ndryshim nga barnat miotike, nuk ndikon në përmasat e pupilës.

Pikat për sy Timolol indikohen për uljen e presionit të rritur intraokular, në gjendje të ndryshme, si: në të sëmurët me hipertension të syrit, në të sëmurët me glaukomë kronike me kënd të hapur, përfshirë të sëmurët afakikë, në disa të sëmurë me glaukomë dytësore, indikohet edhe si mjekim shoqërues në glaukomën e fëmijëve që nuk mjekohet mirë nga barnat e tjera kundër glaukomës.

Pomadë për sy – 0.3 %

Results 1 - 13 of 13