Nafazolinë

Nafazolinë
NafazolinëNafazolinëNafazolinëNafazolinë
Organet e Shqisave
Shqipëri dhe Kosovë
Po
Jo
Jo
SA01584
Nafazolinë
1 mg/ml
Tretësirë spraj për hundë
Nafazolinë nitrat
Kuti x flakon x 10 ml
 Tretësirë spraj për hundë - 1 mg/ml … Read more

 Tretësirë spraj për hundë - 1 mg/ml

Nafazoline përmban lëndën aktive nafazolinë nitrat, e cila është një agonist i receptorëve α-adrenergjikë. Ajo nxit kryesisht receptorët-α2 dhe në një shkallë më të vogël receptorët-α1. Në këtë mënyrë ajo shkakton ngushtim të arteriolave dhe të sfinkterëve të parakapilarëve, duke ulur rrjedhjen e gjakut në mukozën e hundës dhe në sinusoidet e erektuar. Për shkak të ngushtimit të arteriolave të sinusoideve të erektuara, ulet kongjestioni i membranës mukoze të hundës dhe rezistenca nazale, ndërsa rrjedhja e ajrit përmes hundës, rritet. Si rezultat i uljes së sasisë së gjakut në membranën mukoze të hundës, rritet diametri i qafës së sinuseve paranazale (përmirësohet aftësia për t’u tharë). Membranat mukoze bëhen më pak edematoze e kështu ndjesia e kongjestionit të hundës tek i sëmuri është më pak e shprehur. Nafazolina e përdorur lokalisht (në mukozën e hundës) përthithet shpejt; fillimi i veprimit shfaqet brenda 5 minutash, kurse efekti zgjat 2 deri në 6 orë.

Nafazoline përdoret

-për trajtimin simptomatik të të gjitha formave të rinitit dhe sinuzitit;

- inflamacione të veshit të mesëm (dekongjestionim i gypave të Eustakit);

- hemorragji nga hundët (epistaksis);

- përgatitje për ekzaminime rinologjike dhe ndërhyrje kirurgjikale (si shtesë e anestezikëve lokalë).