DEDIKUAR
SHËNDETIT TUAJ



ATC

Sistemi i klasifikimit Anatomik Terapeutik Kimik (ATC) përdoret për klasifikimin e lëndëve aktive të barnave sipas organit ose sistemit në të cilën ato veprojnë si dhe veçorive terapeutike, farmakologjike dhe kimike të tyre.

ATC code N: Sistemi Nervor është një nga ndarjet e Sistemit të klasifikimit Anatomik Terapeutik Kimik (ATC), një sistem i kodeve alfanumerike i hartuar nga OBSH për klasifikimin e barnave dhe produkteve të tjera mjekësore.

Sistemi Nervor

Tretësirë për përdorim rektal - 5 mg/2.5 ml

Tableta te veshura me film - 10 mg

 

Tableta - 0.25 mg

Alzolax përmban alprazolam, i cili i përket një grupi barnash të quajtur benzodiazepina.

Indikohet për:
● trajtimin afatshkurtër të çrregullimeve të ankthit;
● trajtimin e atakeve të panikut.

Tableta - 0.5 mg

 Alzolax përmban alprazolam, i cili i përket një grupi barnash të quajtur benzodiazepina.

Indikohet për:
● trajtimin afatshkurtër të çrregullimeve të ankthit;
● trajtimin e atakeve të panikut.

Tableta - 100 mg

Amantadina është një agonist i dobët i dopaminës, me efekte modeste antiparkinsonike.
Mekanizmi i saktë i veprimit të saj është ende i pasqaruar, por mendohet se ajo ndihmon në lirimin e dopaminës nga mbaresat dopaminergjike të paprekura, të cilat ndodhen në substantia nigra të të sëmurëve parkinsonikë. Amantadina është më pak e efektshme se levodopa në mjekimin e parkinsonizmit, por pak më e efektshme se barnat antikolinergjike. Ajo përmirëson
bradikinezinë, ngurtësinë muskulare dhe dridhjet, por me kalimin e kohës zhvillohet tolerancë ndaj efekteve të saj. Ky bar ushtron veprim antiviral kundër virusit të gripit të tipit A2
Indikohet në:
- sëmundjen e Parkinsonit;
- sindrom dhe reaksione ekstrapiramidale të shkaktuara nga barnat;
- parkinsonizëm pasencefalik;
- parkinsonizëm arteriosklerotik;
- parkinsonizëm simptomatik pas traumave të sistemit nervor prej helmimeve nga monoksidi i karbonit.
Zakonisht kombinohet edhe me barna të tjera antiparkinsonike.

- indikohet edhe për profilaksinë dhe mjekimin e infeksioneve të shkaktuara nga virusi i gripit të tipit A2, por është e paefektshme për parandalimin e infeksioneve të shkaktuara nga
tipat e tjerë të virusit;

- indikohet edhe në trajtimin e herpes zoster.

Tableta te veshura me film - 25 mg

Amiptyl është një antidepresiv triciklik, që ka një strukturë me tre unaza. Ai frenon rikapjen neuronale të noradrenalinës dhe të serotoninës (5-HT) në sistemin nervor qendror. Frenimi i rikapjes së këtyre monoamino-neurotransmetuesve, të cilët fuqizojnë veprimin e
amitriptilinës në tru, duket se ka lidhje me aktivitetin e saj antidepresiv. Ndërkohë që efekti sedativ dhe efekte të tjera anësore të amitriptilinës vërehen që në fillim të trajtimit, efekti antidepresiv vihet re vetëm pas disa javëve.

Tabletat e veshura me film Amiptyl përdoren për:
● Depresion tek të rriturit (episodet madhore depresive);
● Dhimbje neuropatike tek të rriturit;
● Parandalimin e dhimbjeve kronike të kokës nga tensioni tek të rriturit;
● Parandalimin e migrenës tek të rriturit;
● Urinimin në krevat gjatë natës (Enurezë nokturne) tek fëmijët mbi 6 vjeç, vetëm në rastet kur përjashtohen patologjitë organike, si spina bifida dhe çrregullimet e lidhura me to dhe kur nuk ka patur asnjë përmirësim ndaj të gjitha trajtimeve të tjera me ose pa barna, duke përfshirë relaksuesit e muskujve dhe desmopresinën; Amiptyl duhet të përshkruhet vetëm nga mjekë të specializuar për trajtimin e pacientëve që bëjnë urinim të vazhdueshëm në krevat gjatë natës.

Drazhe - 25mg

Amitriptilina është një antidepresiv triciklik që ka një strukturë metre unaza. Ajo frenon rikapjen neuronale të noradrenalinës nësistemin nervor qendror dhe të serotoninës (5 - HT). Frenimi i
rikapjes së këtyre monoamino-neurotransmetuesve, të cilët potencojnë veprimin e amitriptilinës në tru, duket se ka lidhje me aktivitetin e saj antidepresiv. Ndërkohë që efekti sedativ dhe efekte të tjera të padëshirueshme të amitriptilinës vërehen që në fillim të trajtimit, efekti antidepresiv vihet re vetëm pas disa javëve.
Drazhetë Amitriptiline përdoren:
• në të gjitha gjendjet depresive si: melankoli, psikoza maniako-depresive, depresione neurotike, depresione gjatë psikozave jomelankolike, ankth, pakënaqësi për jetën, shmangie nga jeta familjare e shoqëria, ulje e rendimentit profesional, prishje e ekuilibrit neurovegjetativ, çrregullime psikosomatike dhe shfaqje hipokondrike;
• në enurezë (kur përjashtohet patologjia organike).

Tableta - 500 mg

Analgine përmban lëndën aktive metamizol natriumi, i cili ka efekt analgjezik dhe antipiretik të theksuar, por efekti i tij antiinflamator është i dobët. Po ashtu ai ka efekt spazmolitik në muskulaturën e lëmuar të mitrës, tëmthit dhe rrugëve urinare. Frenon sintezën e prostaglandinave me anë të frenimit të cikloksigjenazës. Veprimi analgjezik qëndror i detyrohet frenimit të aktivimit të adenilatciklazës. Metamizoli sodik përthithet shpejt dhe plotësisht pas administrimit nga goja. Përqëndrimi plazmatik maksimal arrihet pas një ore. Lidhet pjesërisht me proteinat plazmatike. Bari metabolizohet në mëlçi.
- Indikohet në gjendje të rënda ose rezistente me dhimbje ose temperaturë.

Tretësirë për injeksion – 1000 mg / 2 ml

Tableta - 500 mg

Aspirina është një antiinflamator josteroid (AIJS) i grupit të salicilateve dhe ka shumë karakteristika të përbashkëta me antiinflamatorët e tjerë josteroidë (AIJS). Ajo jep efekte analgjezike, antipiretike, antiinflamatore dhe antireumatike. Aspirina e ul temperaturën e lartë të trupit me anën e zgjerimit të enëve periferike të gjakut. Veprimin antiinflamator dhe analgjezik e
ushtron me anën e frenimit të kompleksit enzimatik prostaglandinësintetazë. Aspirina, duke acetiluar ciklooksigjenazën e trombociteve, parandalon sintezën e tromboksanit A2, një rrjedhës i
prostaglandinës, që është një vazokonstriktor i fuqishëm e që nxit agregimin e trombociteve dhe reaksionin e çlirimit të trombociteve. Aspirina e frenon agregimin e trombociteve.

Tabletat Aspirine 500 mg indikohen në:

● dhimbjet me intensitet të ulët ose mesatar me lokalizime të ndryshme (dhimbje koke, dhimbje dhëmbi, neuralgji, mialgji, dhimbje menstruale, dhimbje posttraumatike e pasoperatore);
● uljet e temperaturës në gjendjet me ethe;
● gjendjet inflamatore si: ethe reumatike, artrit reumatoid dhe osteoartrit.

Tableta - 25 mg

Cinarizina është antagoniste e receptorëve H1 dhe kalcibllokuese. Cinarizina frenon bartjen e joneve të kalciumit në qelizat e muskulaturës së lëmuar të arterieve dhe shkakton vazodilatacion. Cinarizina është një qetësuese e efektshme e çrregullimeve të labirintit. Ajo ka veprimtari antivazokonstriktive e prandaj përdoret për të përmirësuar simptomat e shkaktuara nga perfuzionimi i
dobët trunor dhe periferik. Cinarizina nuk ndikon në presionin e gjakut dhe ritmin e zemrës.
Cinarizine tableta indikohet në:
• simptoma të arterosklerozës cerebrale (marrje mendsh, zhurmë në vesh, dhimbje koke vaskulare, çrregullim i kujtesës);
• pasojat nga traumat e kokës;
• pasojat nga aksidentet cerebrovaskulare;
• migrenë;
• çrregullime vaskulare periferike (arterit obliterant, sëmundje e Buergerit, sëmundje Raynaud, diabet,n akrocianozë, morth);
• mjekimin e të përzierave dhe vertigos që shkaktohen nga sëmundja e Menierit dhe të çrregullimeve të tjera të labirintit;
• parandalimin e sëmundjes së lëvizjes (udhëtim me automjet, anije, avion).

Tableta - 75 mg

Cinarizina është antagoniste e receptorëve H1 dhe kalcibllokuese. Cinarizina frenon bartjen e joneve të kalciumit në qelizat e muskulaturës së lëmuar të arterieve dhe shkakton vazodilatacion. Cinarizina është një qetësuese e efektshme e çrregullimeve të labirintit. Ajo ka veprimtari antivazokonstriktive e prandaj përdoret për të përmirësuar simptomat e shkaktuara nga perfuzionimi i dobët trunor dhe periferik. Cinarizina nuk ndikon në presionin e gjakut dhe ritmin e zemrës.
Cinarizine tableta indikohet në:
• simptoma të arterosklerozës cerebrale (marrje mendsh, zhurmë në vesh, dhimbje koke vaskulare, çrregullim i kujtesës);
• pasojat nga traumat e kokës;
• pasojat nga aksidentet cerebrovaskulare;
• migrenë;
• çrregullime vaskulare periferike (arterit obliterant, sëmundje e Buergerit, sëmundje Raynaud, diabet,n akrocianozë, morth);
• mjekimin e të përzierave dhe vertigos që shkaktohen nga sëmundja e Menierit dhe të çrregullimeve të tjera të labirintit;
• parandalimin e sëmundjes së lëvizjes (udhëtim me automjet, anije, avion).

Tableta - 500 mg + 30 mg

Co-DOLOR përmban kombinim të lëndëve aktive paracetamol dhe kodeinë fosfat hemihidrat, një kombinim nga grupi i barnave të quajtura analgjezikë, të cilët veprojnë si lehtësues të dhimbjeve. Paracetamoli vepron edhe si antipiretik (ul temperaturën e lartë), ndërsa kodeina i takon barnave të quajtur analgjezikë opioidë të cilët veprojnë për lehtësimin e dhimbjeve.
Co-DOLOR përdoret për trajtim afatshkurtër të dhimbjeve akute të moderuara ose të forta që nuk lehtësohen nga analgjezikët e tjerë si, ibuprofen ose paracetamol të marrë vetëm.
Ky bar me përmbajtje kodeine indikohet tek të rriturit dhe fëmijët e moshës 12 vjeç e sipër.

Tableta - 500 mg + 30 mg

Co-DOLOR përmban kombinim të lëndëve aktive paracetamol dhe kodeinë fosfat hemihidrat, një kombinim nga grupi i barnave të quajtura analgjezikë, të cilët veprojnë si lehtësues të dhimbjeve. Paracetamoli vepron edhe si antipiretik (ul temperaturën e lartë), ndërsa kodeina i takon barnave të quajtur analgjezikë opioidë të cilët veprojnë për lehtësimin e dhimbjeve.
Co-DOLOR përdoret për trajtim afatshkurtër të dhimbjeve akute të moderuara ose të forta që nuk lehtësohen nga analgjezikët e tjerë si, ibuprofen ose paracetamol të marrë vetëm.
Ky bar me përmbajtje kodeine indikohet tek të rriturit dhe fëmijët e moshës 12 vjeç e sipër.

Tableta - 5 mg

Diazepam është një lëndë benzodiazepinike me veprim të zgjatur. Ai ushtron veprim anksiolitik, hipnosedativ (gjumësjellës e qetësues), miorelaksues dhe antikonvulsiv nëpërmjet receptorëve specifikë benzodiazepinikë, pjesa dërrmuese e të cilëve ndodhen në sistemin limbik, hipotalamus, trurin e vogël dhe në corpus striatum. Këta receptorë dhe receptorët e acidit gama aminobutirik (GABA) formojnë një njësi anatomike dhe funksionore. Pasi diazepami të jetë lidhur me një receptor, atëherë fuqizohet transmetimi i GABAs dhe frenimi i sistemit nervor qendror. Pasojat manifestohen me një veprim antikonvulsiv dhe miorelaksues. Veprimi nxitës i neurotransmetuesve serotoninë, noradrenalinë dhe acetilkolinë zvogëlohet, për shkak të rritjes së veprimtarisë së GABA dhe për rrjedhojë fuqizohet veprimi anksiolitik, gjumësjellës dhe qetësues i diazepamit.
Diazepam përdoret si më poshtë:
- Tabletat: Gjendje ankthi, pagjumësi, spazma muskulore, sindromi akut i abstinencës nga alkooli.
- Tretësira për injeksion: Gjendje të rënda ankthi, simptoma të sindromit akut të abstinencës nga alkooli (delirium tremens), status epilepticus, spazma muskulore, tetani, paramjekim në anestezi.

Results 1 - 15 of 71