Cinarizinë

Cinarizinë
CinarizinëCinarizinëCinarizinëCinarizinë
Sistemi Nervor
Shqipëri dhe Kosovë
Jo
Jo
Jo
SA00054
Cinarizinë
75 mg
Tableta
Cinarizinë
Kuti x 50
Tableta - 75 mg Cinarizina është antagoniste e receptorëve H1 dhe kalcibllokuese. Cinarizina frenon bartjen e joneve të kalciumit në qelizat e m … Read more

Tableta - 75 mg

Cinarizina është antagoniste e receptorëve H1 dhe kalcibllokuese. Cinarizina frenon bartjen e joneve të kalciumit në qelizat e muskulaturës së lëmuar të arterieve dhe shkakton vazodilatacion. Cinarizina është një qetësuese e efektshme e çrregullimeve të labirintit. Ajo ka veprimtari antivazokonstriktive e prandaj përdoret për të përmirësuar simptomat e shkaktuara nga perfuzionimi i dobët trunor dhe periferik. Cinarizina nuk ndikon në presionin e gjakut dhe ritmin e zemrës.
Cinarizine tableta indikohet në:
• simptoma të arterosklerozës cerebrale (marrje mendsh, zhurmë në vesh, dhimbje koke vaskulare, çrregullim i kujtesës);
• pasojat nga traumat e kokës;
• pasojat nga aksidentet cerebrovaskulare;
• migrenë;
• çrregullime vaskulare periferike (arterit obliterant, sëmundje e Buergerit, sëmundje Raynaud, diabet,n akrocianozë, morth);
• mjekimin e të përzierave dhe vertigos që shkaktohen nga sëmundja e Menierit dhe të çrregullimeve të tjera të labirintit;
• parandalimin e sëmundjes së lëvizjes (udhëtim me automjet, anije, avion).