DEDIKUAR
SHËNDETIT TUAJ

ATC

Sistemi i klasifikimit Anatomik Terapeutik Kimik (ATC) përdoret për klasifikimin e lëndëve aktive të barnave sipas organit ose sistemit në të cilën ato veprojnë si dhe veçorive terapeutike, farmakologjike dhe kimike të tyre.

ATC code M: Sistemi Muskolo – Skeletik është një nga ndarjet e Sistemit të klasifikimit Anatomik Terapeutik Kimik (ATC), një sistem i kodeve alfanumerike i hartuar nga OBSH për klasifikimin e barnave dhe produkteve të tjera mjekësore.

Sistemi Muskolo - Skeletik

Tableta - 100 mg

Alopurin përmban lëndën aktive allopurinol, i cili është një bar që frenon formimine acidit urik (urikostatik).Alopurin indikohet:

Të rriturit:

• në rastet kur niveli i acidit urik në gjak është 500 μmol (8,5 mg/100 ml) dhe mëshumë, nëse masat dietetike nuk janë të mjaftueshme, ose kur ka komplikacioneklinike nga vlerat e larta të acidit urik, veçanërisht shfaqje të gutës, dëmtime tëveshkave të shkaktuara nga acidi urik (nefropati nga uratet), për trajtimin dheparandalimin e formimit të gurëve nga acidi urik si dhe për reduktimin e formimit tëgurëve nga oksalatet e kalciumit kur njëkohësisht ka edhe vlera të larta të aciditurik;

• në nivele të rritura të acidit urik në gjak dhe eliminim të shtuar të acidit urik nëurinë, p. sh. shpërbërje e lartë qelizore, rrezatim ose kemoterapi (hiperuricemisekondare).

Fëmijët:

• në nivele të rritura të acidit urik në gjak dhe eliminim të shtuar të acidit urik nëurinë, p. sh. shpërbërje e lartë qelizore, rrezatim ose kemoterapi (hiperuricemisekondare);

• në dëmtime të veshkave të shkaktuara nga acidi urik (nefropati nga uratet) gjatëtrajtimit të leuçemisë;

• në mungesë enzimatike të lindur (sindromi Lesch-Nyhan [difekt i pjesshëm ose iplotë i hipoksantinë-guaninë-fosforibozil-transferazës] dhe mungesë eadeninë-fosforibozil-transferazës).

Tableta - 300 mg

Alopurin është një bar i cili frenon formimin e acidit urik (urikostatik).
Alopurin indikohet:
Të rriturit
● në rastet kur niveli i acidit urik në gjak është 500 μmol (8,5 mg/100 ml)
dhe më shumë, nëse masat dietetike nuk janë të mjaftueshme, ose kur
ka komplikacione klinike nga vlerat e larta të acidit urik, veçanërisht
shfaqje të gutës, dëmtime të veshkave të shkaktuara nga acidi urik
(nefropati nga uratet), për trajtimin dhe parandalimin e formimit të gurëve
nga acidi urik si dhe për reduktimin e formimit të gurëve nga oksalatet e
kalciumit kur njëkohësisht ka edhe vlera të larta të acidit urik;
● në nivele të rritura të acidit urik në gjak dhe eliminim të shtuar të acidit
urik në urinë, p.sh. shpërbërje e lartë qelizore, rrezatim ose kemoterapi
(hiperuricemi sekondare).

Granula per suspension oral - 100 mg

Cox-in përmban lëndën aktive nimesulid. Ai bën pjesë në grupin e barnave të quajtur antiinflamatorë josteroidë (AIJS) dhe ka veti analgjezike.
Cox-in përdoret për trajtimin e dhimbjes akute dhe dhimbjeve menstruale.
Nimesulidi duhet të përshkruhet vetëm si një trajtim dytësor.
Përpara se t’ju përshkruhet Cox-in, mjeku juaj do të vlerësojë përfitimet që ju sjell ky bar kundrejt risqeve për shfaqjen e efekteve anësore.

Tretesire per injeksion - 160 mg / 2 ml

Dolomed përmban si lëndë aktive ketoprofen lizinë.
Ketoprofeni (si lizinë) është një bar antiinflamator josteroid (AIJS).
Dolomed indikohet në:
● trajtimin e përkeqësimeve akute të sëmundjeve muskulo-skeletike, artikulare, periartikulare dhe indeve të buta;
● kontrollin e dhimbjes pas ndërhyrjeve ortopedike.

Supozitore - 100 mg

Durilac përmban si lëndë aktive diklofenak natriumi, i cili bën pjesë në grupin e antiinflamatorëve josteroidë (AIJS). Veprimi i tij bazohet në frenimin e ciklooksigjenazave, të cilat marrin pjesë në biosintezën e prostaglandinave. Prostaglandinat kanë një rol të rëndësishëm në proçesin e dhimbjes, inflamacionit dhe ethes. Antiinflamatorët josteroidë frenojnë ciklooksigjenazën – 1 dhe – 2 (COX – 1 dhe COX – 2). Frenimi i COX – 1 shoqërohet me efekte anësore gastro - intestinale,
ndërsa frenimi i COX – 2 shoqërohet me veprim antiinflamator. Diklofenaku përthithet shpejt kur jepet në formë supozitorësh rektalë ose si injeksion intramuskular. Diklofenaku përthithet edhe me rrugë perkutane. Rreth 99% e barit lidhet me proteinat plazmatike. Diklofenaku kalon në lëngun sinovial dhe në qumështin e gjirit. Gjysmëjeta plazmatike është 1 – 2 orë. Jashtëqitet në
formë glukuronidesh dhe sulfatesh, kryesisht me anë të urinës (65%) dhe me anë të lëngut biliar (35%).

Durilac përdoret:
• në çrregullime muskuloskeletore të tilla si artrit reumatoid, osteoartrit dhe spondilit ankilozant;
• në shqetësime periartikulare të tilla si bursitet dhe tendinitet;
• në çrregullime të indeve të buta të tilla si ndrydhjet dhe tensionet;
• në gjendje dhimbjeje të tilla si kolika renale, gutë akute, dismenorre;
• pas disa proçedurave kirurgjikale. 

Tretesire per injeksion - 75 mg / 3 ml

Xhel - 1 %

Granula per tretesire - 40 mg

Fans përmban lëndën aktive ketoprofen lizinë. Ketoprofeni (si kripë e lizinës) është një bar anti-inflamator josteroid (AIJS).
Fans indikohet në të rritur në trajtimin simptomatik të gjendjeve inflamatore të shoqëruara me dhimbje, të tilla si: artrit reumatoid, spondilit ankilozant, artrozë e shoqëruar me dhimbje, reumatizëm ekstra-artikular, flogozë post-traumatike, gjendje flogjistike e shoqëruar me dhimbje në odontoiatri, otorinolaringoiatri, urologji dhe pneumologji.
Në fëmijë dhe adoleshentë Fans përdoret në trajtimin simptomatik eb afatshkurtër të gjendjeve inflamatore të lidhura me dhimbjet, të shoqëruara edhe me temperaturë, si ato të aparatit osteoartikular, dhimbjet postoperatore dhe otitet.  

Granula per tretesire - 80 mg

Supozitorë - 75 mg

Fasdol përmban si lëndë vepruese ibuprofen. Ibuprofeni është një derivat i acidit propionik me veti antiinflamatore, analgjezike dhe antipiretike. Fasdol përdoret në:
● dhimbje të lehta deri mesatare;
● temperaturë;
● dhimbje dhe inflamacion të indeve të buta të dëmtuara;
● dhimbje dhe inflamacion në sëmundjet reumatike si artriti idiopatik juvenil;
● temperaturë, pas vaksinimit të fëmijëve.

Supozitorë - 150 mg

Tableta - 400 mg Fasdol përmban lëndën vepruese ibuprofen, i cili është një bar antiinflamator, antipiretik dhe analgjezik (antiinflamator / antireumatik josteroid) (AIJS).Fasdol indikohet në (vetëm për tabletën 400 mg):– dhimbje të lehta deri mesatare;– temperaturë.Fasdol përdoret:për trajtimin simptomatik të dhimbjes dhe inflamacionit në:– artrit akut (përfshirë gutën);– artrit kronik, veçanërisht në artrit reumatoid (poliartrit kronik);– spondilit ankilozant (sëmundja Bechterew) dhe sëmundje të tjera inflamatororeumatiketë shtyllës kurrizore;– irritimet e sëmundjeve degjenerative të kyçeve dhe shtyllës kurrizore (artroza dhe spondiloartroza);– sëmundje inflamatore reumatike të indeve të buta;– enjtje dhe inflamacione të dhimbshme pas dëmtimeve.

Tableta te veshura me film - 400 mg

1. ÇFARË ËSHTË FASDOL DHE PËRSE PËRDORET?
Fasdol përmban lëndën vepruese ibuprofen, i cili është një bar antiinflamator, antipiretik dhe analgjezik (antiinflamator / antireumatik josteroid) (AIJS).
Fasdol indikohet në (vetëm për tabletën 400 mg):
– dhimbje të lehta deri mesatare;
– temperaturë.
Fasdol përdoret:
për trajtimin simptomatik të dhimbjes dhe inflamacionit në:
– artrit akut (përfshirë gutën);
– artrit kronik, veçanërisht në artrit reumatoid (poliartrit kronik);
– spondilit ankilozant (sëmundja Bechterew) dhe sëmundje të tjera inflamatororeumatike të shtyllës kurrizore;
– irritimet e sëmundjeve degjenerative të kyçeve dhe shtyllës kurrizore (artroza dhe spondiloartroza);
– sëmundje inflamatore reumatike të indeve të buta;
– enjtje dhe inflamacione të dhimbshme pas dëmtimeve.

Tableta te veshura me film - 600 mg

Results 1 - 15 of 25