Durilac

Sistemi Muskolo - Skeletik
Shqipëri
Po
Jo
Jo
SA00078
Durilac
1%
Xhel
Diklofenak natriumi
Kuti x tub x 30gr
Xhel - 1 % Durilac përmban si lëndë aktive diklofenak natriumi, i cili bën pjesë në grupin e antiinflamatorëve josteroidë (AIJS). Veprimi i t … Read more

Xhel - 1 %

Durilac përmban si lëndë aktive diklofenak natriumi, i cili bën pjesë në grupin e antiinflamatorëve josteroidë (AIJS). Veprimi i tij bazohet në frenimin e ciklooksigjenazave, të cilat marrin pjesë në biosintezën e prostaglandinave. Prostaglandinat kanë një rol të rëndësishëm në proçesin e dhimbjes, inflamacionit dhe ethes. Antiinflamatorët josteroidë frenojnë ciklooksigjenazën – 1 dhe – 2 (COX – 1 dhe COX – 2). Frenimi i COX – 1 shoqërohet me efekte anësore gastro - intestinale,
ndërsa frenimi i COX – 2 shoqërohet me veprim antiinflamator. Diklofenaku përthithet shpejt kur jepet në formë supozitorësh rektalë ose si injeksion intramuskular. Diklofenaku përthithet edhe me rrugë perkutane. Rreth 99% e barit lidhet me proteinat plazmatike. Diklofenaku kalon në lëngun sinovial dhe në qumështin e gjirit. Gjysmëjeta plazmatike është 1 – 2 orë. Jashtëqitet në
formë glukuronidesh dhe sulfatesh, kryesisht me anë të urinës (65%) dhe me anë të lëngut biliar (35%).

Durilac përdoret:
• në çrregullime muskuloskeletore të tilla si artrit reumatoid, osteoartrit dhe spondilit ankilozant;
• në shqetësime periartikulare të tilla si bursitet dhe tendinitet;
• në çrregullime të indeve të buta të tilla si ndrydhjet dhe tensionet;
• në gjendje dhimbjeje të tilla si kolika renale, gutë akute, dismenorre;
• pas disa proçedurave kirurgjikale.