DEDIKUAR
SHËNDETIT TUAJ



ATC

Sistemi i klasifikimit Anatomik Terapeutik Kimik (ATC) përdoret për klasifikimin e lëndëve aktive të barnave sipas organit ose sistemit në të cilën ato veprojnë si dhe veçorive terapeutike, farmakologjike dhe kimike të tyre.

ATC code G: Sistemi Urogjenital Dhe Hormonet Seksuale është një nga ndarjet e Sistemit të klasifikimit Anatomik Terapeutik Kimik (ATC), një sistem i kodeve alfanumerike i hartuar nga OBSH për klasifikimin e barnave dhe produkteve të tjera mjekësore.

Sistemi Urogjenital Dhe Hormonet Seksuale

Tableta te veshura me film - 50 mg

Bluagra përmban lëndën vepruese sildenafil. Sildenafili i përket grupit të barnave që quhen frenues të fosfodiesterazës tipi 5 (PDE5). Ai ndihmon në relaksimin e enëve të gjakut në penis,
lejon rrjedhjen e gjakut në të kur ju keni arritur eksitimin seksual. Bluagra ju ndihmon të arrini ereksionin vetëm në qoftëse jeni të stimuluar seksualisht. Ju nuk duhet të merrni Bluagra në qoftë se nuk keni disfunksion të ereksionit. Nuk duhet të merrni Bluagra në qoftë se jeni femër.
Bluagra është një trajtim për burrat me disfunksion të ereksionit, që ndonjëherë njihet si impotencë. Kjo ndodh kur një burrë nuk mund të arrijë ereksion, ose të mbajë të fortë penisin, të
përshtatshëm për aktivitetin seksual. 

Tableta te veshura me film - 100 mg

Bluagra përmban lëndën vepruese sildenafil. Sildenafili i përket grupit të barnave që quhen frenues të fosfodiesterazës tipi 5 (PDE5). Ai ndihmon në relaksimin e enëve të gjakut në penis,
lejon rrjedhjen e gjakut në të kur ju keni arritur eksitimin seksual. Bluagra ju ndihmon të arrini ereksionin vetëm në qoftëse jeni të stimuluar seksualisht. Ju nuk duhet të merrni Bluagra në qoftë se nuk keni disfunksion të ereksionit. Nuk duhet të merrni Bluagra në qoftë se jeni femër.
Bluagra është një trajtim për burrat me disfunksion të ereksionit, që ndonjëherë njihet si impotencë. Kjo ndodh kur një burrë nuk mund të arrijë ereksion, ose të mbajë të fortë penisin, të
përshtatshëm për aktivitetin seksual. 

Tableta - 2 mg

Flotrin Pro permban lenden aktive Terazosin, e cila i perket nje grupi barnash ( bllokuesit e alfa-1 receptoreve ), qe lehtesojne simptomat e hipertrofise beninje te prostates dhe te zbrasjes se fshikezes.

Flotrin Pro perdoret per trajtimin e:

- shqetesimeve ( simpomave klinike ) te hipertrofise beninje te prostates dhe te zbrasjes se fshikezes.

Tableta - 5 mg

Flotrin Uro i përket një grupi barnash (bllokuesit e alfa 1 - receptorëve), të cilët lehtësojnë simptomat e hipertrofisë beninje të prostatës dhe të zbrazjes së fshikëzës.
Flotrin Uro përdoret për trajtimin e:
– shqetësimeve (simptomave klinike) të hipertrofisë beninje të prostatës (HBP) dhe zbrazjes së fshikëzës.

Ovula - 200 mg

Ovulat Meliodine përmbajnë lëndën aktive povidonjod. Povidonjodi është një kompleks i jodit me povidonin (polivinilpirolidon), ndërsa povidoni është polimer sintetik hidrofil që luan rolin e bartësit të jodit. Ky polimer nuk ushtron veprim antibakteror, por ka afri të lartë për membranën
qelizore, ndërsa në trajtë kompleksi me jodin, pra në trajtë të povidonjodit, çliron jod të lirë drejtpërdrejt në sipërfaqen e qelizës bakterore. Çlirimi i jodit nga kompleksi povidonjod
në membranën bakterore ka rëndësi thelbësore për veprimin e jodit. Në prani të jodit të lirë grupet sulfhidrile, peptidet, proteinat, hormonet, enzimat, lipidet dhe citozina bëhen të joduara apo halogjenuara dhe të oksiduara, çka sjell çaktivimin e molekulave të domosdoshme për përtëritjen e organizmit. Povidonjodi që ndodhet në ovulat 200 mg vepron gjithashtu edhe në praninë e lëndëve organike, gjakut, qelbit, serumit dhe të yndyrës.

Meliodine indikohet për:
● mjekimin e vaginitit të shkaktuar nga Trichomonas vaginalis dhe Monilia albicans;
● mjekimin e vaginitit të përzier.

Ovula - 150 mg

Ovulat Melioeko përmbajnë si lëndë aktive ekonazol nitrat, i cili është një derivat i imidazolit me veprim antimykotik. Ai vepron mbi: Candida albicans, Candida glabrata, Candida tropicalis, Candida paropsilosis, Candida pseudo-tropicalis, Candida krusei, Candida stellatoidea, Trichophyton rubrum, Trichophyton mentagrophytes. Ekonazoli fiksohet në mënyrë selektive mbi citokromet P-450 dhe pengon sintezën e membranës. Rastet e rezistencës janë të rralla.
Përthithja e ekonazolit nitrat është e vogël kur ai përdoret në lëkurë ose në vaginë. Pas aplikimeve të përsëritura, përthithja sistemike e lëndës aktive nga mukoza vaginale është rreth 1%. Kjo përqindje e ulët nuk jep probleme në shpërndarje, metabolizëm e eleminim.

Melioeko indikohet në trajtimin e vaginitit të shkaktuar nga Candida albicans dhe myqe të tjerë.

Krem - 1%

Melioeko përmban si lëndë vepruese ekonazol nitrat, i cili është një derivat i imidazolit me veprim antimykotik. Ai vepron mbi: Candida albicans, Candida glabrata, Candida tropicalis, Candida paropsilosis, Candida pseudo-tropicalis, Candida krusei, Candida stellatoidea, Trichophyton rubrum, Trichophyton mentagrophytes. Ekonazoli fiksohet në mënyrë përzgjedhëse mbi
citokromet P-450 dhe pengon sintezën e membranës. Rastet e rezistencës janë të rralla.
Përthithja e ekonazolit nitrat është e vogël kur ai përdoret në lëkurë ose në vaginë. Pas aplikimeve të përsëritura të kremit ose ovulave, përthithja sistemike e lëndëve vepruese nga mukoza vaginale është rreth 1%. Kjo përqindje e ulët nuk jep probleme shpërndarjeje, metabolizimi e eliminimi.

Kremi gjinekologjik 1% indikohet në:
● trajtimin e mykozave gjenitale të shkaktuara nga mikrobe të ndjeshme ndaj ekonazolit;
● mykoza vulvo-vaginale, balanite mykotike.

Ovula - 200 mg + 500 mg + 660 000 IU + 15 mg

Meliora përmban si lëndë aktive kloramfenikol, metronidazol, nistatin dhe hidrokortizon acetat. Meliora përdoret për të trajtuar ose parandaluar infeksionet vaginale dhe të qafës së mitrës të
shkaktuar nga disa mikroorganizma të caktuar.

Indikimet:
● trajtimi i vaginitit dhe inflamacionit të qafës së mitrës të shkaktuar nga bakteret aerobe dhe anaerobe (përfshirë Clostridium spp) si dhe nga mikroorganizmat Gram-pozitivë ose Gram-negativë;
● trajtimi i vaginitit dhe inflamacionit të qafës së mitrës, të shkaktuar nga Trichomonas vaginalis në kombinim me lloje të tjerë mikroorganizmash;
● trajtimi i vaginitit dhe inflamacionit të qafës së mitrës, të shkaktuar nga Mycoplasma spp ose Chlamydia spp të shoqëruara me mikroorganizma të tjerë;
● trajtimi i vaginitit mykotik të shkaktuar nga Candida në kombinim me lloje të tjerë mikroorganizmash;
● trajtimi i vaginitit të përzier, të shkaktuar nga Trichomonas vaginalis, Candida spp dhe Mycoplasma spp ose Chlamydia spp;
● parandalimi i vaginitit dhe inflamacionit të qafës së mitrës në gratë, të cilat janë duke iu nënshtruar një terapie me imunosupresivë, kortikosteroidë ose kemoterapi dhe në gratë të cilat janë duke iu nënshtruar radioterapisë;
● parandalimi i vaginitit dhe inflamacionit të qafës së mitrës në pacientet të cilat do t’i nënshtrohen një ndërhyrjeje kirurgjikale ose diagnostikuese në zonën gjenitale (histerosalpingografi, kirurgji e tubave, biopsi e endometrit etj.);
● trajtimi i florës patogjene përpara se të merret materiali për PAPtest, për të qartësuar fushën e mikroskopit duke përmirësuar interpretimin e PAP - testit.
Meliora – ovula indikohet të përdoret tek femrat e rritura. Në qoftë se është e nevojshme, mund të administrohet edhe tek adoleshentet.

Ovula - 500 mg

Ovulat Meliozol përmbajnë lëndën vepruese metronidazol. Metronidazoli, një rrjedhës sintetik i
nitroimidazolit, vepron kundër mikroorganizmave anaerobe gram – pozitive dhe gram – negative (lloje të Bacteroides, përfshirë grupin bakteror të B.fragilis, lloje të Clostridium, lloje të Eubacterium, lloje të Peptococcus, lloje të Peptostreptococcus dhe kundër protozoarëve (Trichomonas vaginalis, Entamoeba histolytica dhe Giardia lamblia). Mekanizmi i veprimit
të metronidazolit ende nuk është sqaruar plotësisht. Mendohet se metronidazoli frenon sintezën e ADN-së. Ai ushtron veprim baktericid.

Ovulat Meliozol përdoren në:
● trikomoniazën urogenitale femërore (Trichomonas vaginalis);
● vaginozë bakteriale (njohur ndryshe si vaginit jospecifik, vaginozë anaerobike ose vaginiti
Gardnerella).

Ovula - 100 mg

Mikonal përmban si lëndë aktive mikonazol nitrat, i cili është një antimykotik imidazolik me veti të ngjashme me ketokonazolin. Në kushte in vitro ai vepron kundër Cladosporium, Madurella, llojeve të Phialophora, Pseudallescheria boydii dhe baktereve gram – pozitivë, përfshirë disa stafilokokë dhe streptokokë. Një numër i madh kërpudhash të ndjeshme ndaj mikonazolit mund të frenohen në përqëndrimin prej 2 mikrogramë ose edhe më të vogël për ml.
Mikonazoli përthithet pak përmes lëkurës ose membranave mukoze kur ai përdoret lokalisht në trajtë kremi, tretësire ose ovulash vaginale.

Mikonal përdoret në infeksionet mykotike vaginale ose vulvovaginale, të shkaktuara kryesisht nga Candida. Shenjat e këtij infeksioni përfshijnë kruarje, skuqje dhe sekrecione të bardha. Ovulat shkatërrojnë funget që shkaktojnë këto infeksione dhe disa baktere, të cilat janë gjithashtu prezente.

Tretësirë për injeksion - (2.5%) 25 mg/ 1 ml

Progesteroni sekretohet nga trupi i verdhë i vezoreve gjatë fazës së dytë të ciklit menstrual (faza luteale), si dhe nga placenta gjatë shtatzënisë. LH stimulon sekretimin e këtij hormoni nëpërmjet AMPc. Në fund të ciklit, ulja e menjëhershme e sekretimit të progesteronit shkakton menstruacionet. Progesteroni është i nevojshëm për mbajtjen e shtatzënisë. Nën veprimin e progesteronit, temperatura e trupit rritet me rreth 0.5°C. Progesteroni vepron në zhvillimin e gjendrave mamare gjatë shtatzënisë dhe për zhvillim më të pakët gjatë fazës luteale. Progesteroni ka pak veti estrogjenike dhe androgjenike.

Indikohet në:
● gjakrrjedhje disfunksionale uterine;
● amenorre.

Kapsula me çlirim të zgjatur - 0.4 mg

Prostacure përdoret në trajtimin e simptomave funksionale të hiperplazisë beninje të prostatës, të tilla si vështirësia në urinim. Lënda vepruese e Prostacure është tamsulozin. Tamsulozina është një bllokues i receptorëve alfa1, që redukton tensionin në muskujt e prostatës dhe uretrës. Në këtë mënyrë mundësohet një rrjedhje e lehtë e urinës përmes uretrës dhe lehtësohet urinimi.

Kapsula me çlirim të zgjatur - 0.4 mg

Prostacure përdoret në trajtimin e simptomave funksionale të hiperplazisë beninje të prostatës, të tilla si vështirësia në urinim. Lënda vepruese e Prostacure është tamsulozin. Tamsulozina është një bllokues i receptorëve alfa1, që redukton tensionin në muskujt e prostatës dhe uretrës. Në këtë mënyrë mundësohet një rrjedhje e lehtë e urinës përmes uretrës dhe lehtësohet urinimi.

 

Kapsula te forta - 4 mg

Silocure përmban lëndën vepruese silodosin, e cila i përket një grupi barnash të quajtur bllokues të alfa 1A-adrenoreceptorëve. Silocure është selektiv për receptorët që gjenden në prostatë,
fshikëz urine dhe uretër. Duke bllokuar këta receptorë, ai shkakton relaksimin e muskulit të lëmuar që gjendet në këta inde. Kjo e bën më të lehtë urinimin duke lehtësuar kështu simptomat.

Përse përdoret Silocure
Silocure përdoret tek meshkujt e rritur për të trajtuar simptomat urinare të lidhura me zmadhimin beninj të prostatës (hiperplazia e prostatës), të tilla si:
● vështirësi në fillimin e urinimit;
● ndjesi e moszbrazjes së plotë të fshikëzës urinare;
● nevojë më e shpeshtë për të urinuar, edhe gjatë natës.

Kapsula te forta - 8 mg

Silocure përmban lëndën vepruese silodosin, e cila i përket një grupi barnash të quajtur bllokues të alfa 1A-adrenoreceptorëve. Silocure është selektiv për receptorët që gjenden në prostatë,
fshikëz urine dhe uretër. Duke bllokuar këta receptorë, ai shkakton relaksimin e muskulit të lëmuar që gjendet në këta inde. Kjo e bën më të lehtë urinimin duke lehtësuar kështu simptomat.

Përse përdoret Silocure
Silocure përdoret tek meshkujt e rritur për të trajtuar simptomat urinare të lidhura me zmadhimin beninj të prostatës (hiperplazia
e prostatës), të tilla si:
● vështirësi në fillimin e urinimit;
● ndjesi e moszbrazjes së plotë të fshikëzës urinare;
● nevojë më e shpeshtë për të urinuar, edhe gjatë natës.

Results 1 - 15 of 15