Melioeko

Sistemi Urogjenital dhe Hormonet Seksuale
Shqipëri
Po
Jo
Po
SA16935
Melioeko
150 mg
Ovula
Ekonazol nitrat
Kuti x 5 ovula
Ovula - 150 mg Ovulat Melioeko përmbajnë si lëndë aktive ekonazol nitrat, i cili është një derivat i imidazolit me veprim antimykotik. Ai vepr … Read more

Ovula - 150 mg

Ovulat Melioeko përmbajnë si lëndë aktive ekonazol nitrat, i cili është një derivat i imidazolit me veprim antimykotik. Ai vepron mbi: Candida albicans, Candida glabrata, Candida tropicalis, Candida paropsilosis, Candida pseudo-tropicalis, Candida krusei, Candida stellatoidea, Trichophyton rubrum, Trichophyton mentagrophytes. Ekonazoli fiksohet në mënyrë selektive mbi citokromet P-450 dhe pengon sintezën e membranës. Rastet e rezistencës janë të rralla.
Përthithja e ekonazolit nitrat është e vogël kur ai përdoret në lëkurë ose në vaginë. Pas aplikimeve të përsëritura, përthithja sistemike e lëndës aktive nga mukoza vaginale është rreth 1%. Kjo përqindje e ulët nuk jep probleme në shpërndarje, metabolizëm e eleminim.

Melioeko indikohet në trajtimin e vaginitit të shkaktuar nga Candida albicans dhe myqe të tjerë.