DEDIKUAR
SHËNDETIT TUAJ

ATC

Sistemi i klasifikimit Anatomik Terapeutik Kimik (ATC) përdoret për klasifikimin e lëndëve aktive të barnave sipas organit ose sistemit në të cilën ato veprojnë si dhe veçorive terapeutike, farmakologjike dhe kimike të tyre.

ATC code J: Antiinfektivët e Përgjithshëm Sistemikë është një nga ndarjet e Sistemit të klasifikimit Anatomik Terapeutik Kimik (ATC), një sistem i kodeve alfanumerike i hartuar nga OBSH për klasifikimin e barnave dhe produkteve të tjera mjekësore.

Antiinfektivët e Përgjithshëm Sistemikë

Solution for infusion - 400 mg / 250 ml

Avacyn përmban lëndën aktive moksifloksacin klorhidrat, e cila bën pjesë në grupin e antibiotikëve të quajtur fluorokinolone. Ajo e ushtron efektin duke vrarë bakteret që e shkaktojnë infeksionin, nëse ky shkaktohet nga baktere që janë të ndjeshëm ndaj moksifloksacinës.

Avacyn përdoret tek të rriturit për trajtimin e infeksioneve bakterore të
mëposhtme:

● infeksion i mushkërive i fituar jashtë spitalit (pneumoni e marrë në komunitet);
● infeksion i lëkurës dhe i indeve të buta.

Tableta te veshura me film - 400 mg

Avacyn përmban lëndën aktive moksifloksacin klorhidrat, e cila bën pjesë në grupin e antibiotikëve të quajtur fluorokinolone. Avacyn e ushtron efektin duke vrarë bakteret që e shkaktojnë infeksionin. Ajo përdoret në pacientët me moshë 18 vjeç ose më të rritur për trajtimin e infeksioneve bakteriale të mëposhtme të shkaktuara nga baktere që janë të ndjeshme ndaj moksifloksacinës. Avacyn përdoret për trajtimin e infeksioneve bakteriale të mëposhtme, kur antibiotikët e zakonshëm nuk mund të përdoren ose nuk kanë dhënë efekt:

• infeksione të sinuseve (sinuzit bakterial akut);
• përkeqësim akut i bronkitit kronik;
• pneumoni të marra në komunitet jashtë spitalit (përveç rasteve të rënda);
• infeksione të lehta ose mesatare të traktit të sipërm gjenital tek femrat (sëmundje inflamatore të pelvisit), përfshirë infeksione të tubave të Fallopit dhe infeksione të membanës mukoze të mitrës; tabletat e veshura me film Avacyn nuk janë të mjaftueshme për trajtimin e këtyre infeksioneve, kështu që një antibiotik tjetër shtesë duhet të përshkruhet nga mjeku juaj për trajtimin e infeksioneve të traktit të sipërm gjenital tek femrat.
Tabletat e veshura me film Avacyn mund të përdoren për të plotësuar një cikël trajtimi në pacientët të cilët kanë treguar përmirësime gjatë trajtimit fillestar me moksifloksacin intravenoze për indikimet e mëposhtme:

• infeksione të komplikuara të lëkurës dhe të strukturave të saj;
• pneumoni të marra në komunitet.
Për çdo lloj infeksioni të lëkurës apo indeve të buta, ose në infeksionet e rënda të mushkërive, tabletat Avacyn nuk duhen përdorur për të filluar terapinë.

Suspension oral - (200 mg + 40 mg)/5 ml

Baktrim përmban lëndët aktive sulfametoksazol dhetrimetoprim. Sulfametoksazoli (SMZ) frenon sintezën bakterore të acidit dihidrofolik, duke konkuruar me acidin para – aminobenzoik. Trimetoprimi (TMP) bllokon prodhimin e acidit tetrahidrofolik, duke frenuar enzimën dihidrofolatreduktazë. Ky kombinim bllokon dy faza të njëpasnjëshme të biosintezës bakterore të acideve nukleike thelbësore e të proteinave dhe zakonisht ushtron veprim baktericid.
Pezullia për përdorim nga goja për fëmijë Baktrim
indikohet në:
• infeksione të aparatit të frymëmarrjes, si: pneumoni nga Pneumocystis carinii, përkeqësim akut i bronkitit kronik, bronkiektazi, absces i mushkërive, bronkopneumoni, sinuzit dhe otit media;
• infeksione të aparatit urogjenital, si: uretrit, cistit akut e kronik, pielit, pielonefrit dhe prostatit, gonorre;
• infeksione të aparatit gastrointestinal, të shkaktuara nga Salmonella typhi dhe paratyphi etj., si: dizenteri, diarre e udhëtarëve, paratifo, tifo abdominale, kolerë;
• infeksione të lëkurës; në ndërlikimet bakterore të disa sëmundjeve infektive në pediatri, si: fruth, skarlatinë, kollë e mirë; në osteomielit akut e kronik, brucelozë akute;
• toksoplazmozë dhe nokardiozë.
Përveç pneumonisë nga Pneumocystis carinii ku është trajtim i parë, toksoplazmozës dhe nokardiozës, në indikimet e tjera si p.sh. në përkeqësimet e bronkitit kronik, infeksionet e traktit urinar dhe në otit media tek fëmijët, përdorimi i Baktrim duhet konsideruar me kujdes, vetëm kur ka evidencë bakteriologjike për ndjeshmëri ndaj këtij bari dhe arsye të fortë për ta përdorur atë dhe jo një antibakterial të vetëm.

Tableta - 100 mg

Doxyderma është një antibiotik me spektër të gjerë i grupit të tetraciklinave.
Doxyderma përdoret në infeksione të shkaktuara nga patogjenë të ndjeshëm ndaj doksiciklinës, kryesisht në:

● Infeksione të rrugëve të frymëmarrjes dhe të Grykës – hundës - veshëve:
. përkeqësime akute të bronkitit kronik
. sinuzit
. inflamacion të veshit të mesëm (Otitis media)
. forma të caktuara të inflamacionit të mushkërive (pneumoni) të shkaktuara nga mykoplazmat, rikeciet ose klamidiet
● Infeksione të traktit urogjenital:
– uretrit i shkaktuar nga klamidiet dhe Ureaplasma urealyticum
– prostatit akut
– gonorre jo e komplikuar (kryesisht kur ka infeksion të njëkohshëm nga
klamidiet)
– infeksione të organeve gjenitale tek femrat
– sifiliz, kur ka alergji nga penicilina
– infeksione të rrugëve urinare (vetëm në rastet kur është e sigurt ndjeshmëria e patogjenit)
● Infeksione të traktit gastrointestinal:
– kolera
– infeksione të shkaktuara nga Yersinia ose Campylobakteret
– infeksion i shkaktuar nga shigela kur dihet ndjeshmëria e shkaktarit
● Terapi ambulatore e infeksioneve të rrugëve biliare
● Sëmundje të lëkurës, edhe forma të rënda të infektuara të Akne vulgaris dhe rozace
● Konjunktivit i shkaktuar nga klamidiet dhe trakoma
● Sëmundje të shkaktuara nga borreliet, si Eritema chronicum migrans dhe sëmundja Lyme (të shkaktuara kryesisht nga infeksionet nga pickimet)
● Infeksione të rralla si: bruceloza, ornitoza, bartoneloza, listerioza, rikecioza,
melioidoza, murtaja, granuloma inguinale.
● Sëmundje të tjera:
– sindromi i keqpërthithjes (sëmundje që shoqërohen me dispepsi) si p.sh. Spruja tropikale dhe sëmundja Whipple.

Tableta - 100 mg

Doxyderma është një antibiotik me spektër të gjerë i grupit të tetraciklinave.
Doxyderma përdoret në infeksione të shkaktuara nga patogjenë të ndjeshëm ndaj doksiciklinës, kryesisht në:
● Infeksione të rrugëve të frymëmarrjes dhe të Grykës – hundës - veshëve:
. përkeqësime akute të bronkitit kronik
. sinuzit
. inflamacion të veshit të mesëm (Otitis media)
. forma të caktuara të inflamacionit të mushkërive (pneumoni) të shkaktuara nga mykoplazmat, rikeciet ose klamidiet
● Infeksione të traktit urogjenital:
– uretrit i shkaktuar nga klamidiet dhe Ureaplasma urealyticum
– prostatit akut
– gonorre jo e komplikuar (kryesisht kur ka infeksion të njëkohshëm nga klamidiet)
– infeksione të organeve gjenitale tek femrat
– sifiliz, kur ka alergji nga penicilina
– infeksione të rrugëve urinare (vetëm në rastet kur është e sigurt ndjeshmëria e patogjenit)
● Infeksione të traktit gastrointestinal:
– kolera
– infeksione të shkaktuara nga Yersinia ose Campylobakteret
– infeksion i shkaktuar nga shigela kur dihet ndjeshmëria e shkaktarit
● Terapi ambulatore e infeksioneve të rrugëve biliare
● Sëmundje të lëkurës, edhe forma të rënda të infektuara të Akne vulgaris dhe rozace
● Konjunktivit i shkaktuar nga klamidiet dhe trakoma
● Sëmundje të shkaktuara nga borreliet, si Eritema chronicum migrans dhe sëmundja Lyme (të shkaktuara kryesisht nga infeksionet nga pickimet)
● Infeksione të rralla si: bruceloza, ornitoza, bartoneloza, listerioza, rikecioza, melioidoza, murtaja, granuloma inguinale.
● Sëmundje të tjera:
– sindromi i keqpërthithjes (sëmundje që shoqërohen me dispepsi) si p.sh. Spruja tropikale dhe sëmundja Whipple.

Tableta - 250 mg

Tableta te veshura me film - 250 mg Eritromicina është një antibiotik që i përket një grupi barnash të quajtura makrolidë. Këta antibiotikë e kryejnë veprimin duke vrarë ose duke ndaluar shtimin e baktereve që poshkaktojnë infeksion tek ju. Eritromicine, ashtu si antibiotikët e tjerë, nuk vepron ndaj infeksioneve virale siç është gripi.Eritromicina përdoret për të trajtuar infeksione në pjesë të ndryshme të trupit të shkaktuara nga baktere, për shembull:● alternativë e penicilinës në rastet me mbindjeshmëri ndaj kësaj të fundit;● difteri dhe kollë e mirë;● sëmundje e Legionnaire;● bronkit akut (infeksion i bronkeve që shkakton kollë);● pneumoni (infeksion i mushkërive i karakterizuar nga temperaturë, pafuqi, dhimbje koke);● enterit nga kampilobakteri;● uretrit jogonokoksik, prostatit kronik;● sifiliz, akne vulgaris dhe rozacea.

Tretësirë për injeksion - 40 mg/2 ml (40 000 UI)

Gentamycine është një antibiotik i fuqishëm baktericid me një shkallë të gjerë aktiviteti kundër baktereve Gram-pozitivë dhe Gram-negativë, përfshirë edhe shtamet e Staphilococcus aureus, Escherichia coli, Klebsiella, Proteus dhe Pseudomonas species.
Tretësira për injeksion Gentamycine është e indikuar për rastet e mëposhtme:
– infeksione serioze të shkaktuara nga P.aeruginosa, Proteus species, E.coli, Klebsiella species, Enterobacter species, Serratia species, Citrobacter species, Staphilococcus species;
– infeksione akute dhe kronike të traktit urinar;
– infeksione sistemike të ndryshme, si: sepsis neonatal, peritonit, meningit;
– infeksione të kockës dhe indeve të buta, si: osteomielit akut, infeksione të plagëve (përfshirë edhe djegiet);
– septicemi bakteriale;
– infeksione të traktit respirator;
– terapi empirike për infeksione serioze të panjohura.

Tretësirë për injeksion - 80 mg/2 ml (80 000 UI)

Kloramfenikoli është një antibiotik bakteriostatik me spektër të gjerë veprimi.
Kloramfenikoli përthithet shpejt nga trakti intestinal, kurse biodisponibiliteti i tij është 75% deri në 90%. Përqëndrimi plazmatik maksimal është 10 deri në 200 mcg/mL. Rreth 60% e kloramfenikolit lidhet me proteinat plazmatike. Kloramfenikoli hyn në lëngun trunoshpinor, madje edhe në mungesë të meningjeve të inflamuara. Eksretimi i përgjithshëm urinar i kloramfenikolit luhatet nga 68% deri në 99% për tri ditë. Pjesa më e madhe e kloramfenikolit të pranishëm në gjak është në formën aktive. Gjysmëjeta e eliminimit të kloramfenikolit është rreth 4 orë.

Tabletat Kloramfenikol përdoren në infeksione kërcënuese për jetën, kryesisht ato të shkaktuar nga Haemophilus influenzae, dhe në ethet tifoide. Kloramfenikol nuk duhet të përdoret nëse ekzistojnë barna të tjera alternative më të sigurta.

Suspension oral - 125 mg/5 ml - 60 ml

Kloramfenikoli është një antibiotik bakterostatik me spektër të gjerë veprimi kundër mikrobeve gram pozitive dhe gram negative. Ai ka veprim baktericid kundër shkaktarit të tifos bakteriale.

Pezulli për përdorim nga goja: Kloramfenikoli duhet përdorur vetëm në infeksionet serioze, tek të cilët antimikrobikët e tjerë më pak toksikë ose janë të paefektshëm, ose janë të kundërindikuar.
Zakonisht përdoret në infeksione të shkaktuara nga Hemofilus influenzae (ampicilino-rezistent), që kërcënojnë jetën dhe në ethet tifoide.

Tretesire per perfuzion - 500 mg / 100 ml

Tableta te veshura me film - 500 mg

Tabletat e veshura me film Levosmart përmbajnë lëndën aktive që quhet levofloksacin. Kjo bën pjesë në një grup barnash të njohur si antibiotikë. Levofloksacin është një antibiotik i klasës së kinoloneve. Ajo vepron duke eliminuar bakteret të cilët janë shkaktarë të infeksioneve në trupin tuaj.
Levosmart indikohet për trajtimin e infeksioneve të:
● sinuseve;
● mushkërive, tek njerëzit që vuajnë nga probleme afatgjata të frymëmarrjes ose nga pneumonia;
● traktit urinar, duke përfshirë veshkat ose fshikëzën e urinës;
● gjendrës së prostatës, kur ju vuani nga një infeksion afatgjatë;
● lëkurës dhe indeve nën lëkurë, përfshirë muskujt; këto njihen si “indet e buta”.
Në disa raste të veçanta, Levosmart mund të përdoret për të pakësuar mundësitë e marrjes së një sëmundjeje pulmonare të quajtur antraks ose përkeqësimit të sëmundjes pasi ju jeni ekspozuar ndaj baktereve që shkaktojnë antraks.

Tretësirë për perfuzion 0.5%

Metronidazoli, një rrjedhës sintetik i nitroimidazolit, vepron kundër mikroorganizmave anaerobe gram – pozitive dhe gram – negative (lloje të Bacteroides, përfshirë grupin bakteror të B.fragilis, lloje të Clostridium, lloje të Eubacterium, lloje të Peptococcus, lloje të Peptostreptococcus dhe kundër protozoarëve (Trichomonas vaginalis, Entamoeba histolytica dhe Giardia lamblia). Mekanizmi i veprimit të metronidazolit ende nuk është sqaruar plotësisht. Mendohet se metronidazoli frenon sintezën e ADN-së. Ai ushtron veprim baktericid.

Metronidazol përdoret në:
- mjekimin e infeksioneve të shkaktuara nga mikroorganizma anaerobe dhe të infeksioneve nga protozoarët;
- parandalimin e infeksioneve postoperatore të shkaktuara nga bakteret anaerobe, sidomos speciet e bakteroideve dhe të streptokokëve anaerobë;
- mjekimin e septicemisë, bakteremisë, peritonitit, absceseve të trurit, pneumonisë nekrotizuese, osteomielitit, sepsis puerperal, absceseve pelvike, celulitit pelvik dhe infeksioneve të plagëve postoperatore, kur prej tyre janë izoluar mikroorganizma patogjene anaerobe, të ndjeshme; trikomoniazë urogjenitale në femra (vaginit trikomonal) dhe meshkuj;

- vaginozë bakterore (e njohur edhe si vaginit jospecifik), vaginozë anaerobe ose vaginit nga Gardnerella;
- gingivit ulçeroz akut; ulçera të kërcirit, të infektuara nga mikroorganizma anaerobe;
- infeksione dentare akute (p.sh. perikoronit akut dhe infeksione apikale akute);

- të gjitha format e amebiazës (sëmundje intestinale dhe ekstraintestinale) dhe ato të bartësve josimptomatikë të cisteve;
- xhardiazë;
- trajtimin e Helicobacter pylori, në kombinim me barna të tjera.

Tableta - 250 mg

Metronidazoli, një rrjedhës sintetik i nitroimidazolit, vepron kundër mikroorganizmave anaerobe gram – pozitive dhe gram – negative (lloje të Bacteroides, përfshirë grupin bakteror të B.fragilis, lloje të Clostridium, lloje të Eubacterium, lloje të Peptococcus, lloje të Peptostreptococcus dhe kundër protozoarëve (Trichomonas vaginalis, Entamoeba histolytica dhe Giardia lamblia). Mekanizmi i veprimit të metronidazolit ende nuk është sqaruar plotësisht. Mendohet se metronidazoli frenon sintezën e ADN-së. Ai ushtron veprim baktericid.

Metronidazol përdoret në:
- mjekimin e infeksioneve të shkaktuara nga mikroorganizma anaerobe dhe të infeksioneve nga protozoarët;
- parandalimin e infeksioneve postoperatore të shkaktuara nga bakteret anaerobe, sidomos speciet e bakteroideve dhe të streptokokëve anaerobë;
- mjekimin e septicemisë, bakteremisë, peritonitit, absceseve të trurit, pneumonisë nekrotizuese, osteomielitit, sepsis puerperal, absceseve pelvike, celulitit pelvik dhe infeksioneve të plagëve postoperatore, kur prej tyre janë izoluar mikroorganizma patogjene anaerobe, të ndjeshme; trikomoniazë urogjenitale në femra (vaginit trikomonal) dhe meshkuj; vaginozë bakterore
(e njohur edhe si vaginit jospecifik), vaginozë anaerobe ose vaginit nga Gardnerella;
- gingivit ulçeroz akut;

- ulçera të kërcirit, të infektuara nga mikroorganizma anaerobe;

- infeksione dentare akute (p.sh. perikoronit akut dhe infeksione apikale akute);
- të gjitha format e amebiazës (sëmundje intestinale dhe ekstraintestinale) dhe ato të bartësve josimptomatikë të cisteve;
- xhardiazë;
- trajtimin e Helicobacter pylori, në kombinim me barna të tjera.

Results 1 - 15 of 28