Tableta te veshura me film - 500 mg
Tabletat e veshura me film Levosmart përmbajnë lëndën aktive që quhet levofloksacin. Kjo bën pjesë në një grup barnash të njohur si antibiotikë. Levofloksacin është një antibiotik i klasës së kinoloneve. Ajo vepron duke eliminuar bakteret të cilët janë shkaktarë të infeksioneve në trupin tuaj.
Levosmart indikohet për trajtimin e infeksioneve të:
● sinuseve;
● mushkërive, tek njerëzit që vuajnë nga probleme afatgjata të frymëmarrjes ose nga pneumonia;
● traktit urinar, duke përfshirë veshkat ose fshikëzën e urinës;
● gjendrës së prostatës, kur ju vuani nga një infeksion afatgjatë;
● lëkurës dhe indeve nën lëkurë, përfshirë muskujt; këto njihen si “indet e buta”.
Në disa raste të veçanta, Levosmart mund të përdoret për të pakësuar mundësitë e marrjes së një sëmundjeje pulmonare të quajtur antraks ose përkeqësimit të sëmundjes pasi ju jeni ekspozuar ndaj baktereve që shkaktojnë antraks.