Gentamycine

Gentamycine
GentamycineGentamycineGentamycineGentamycine
Antiinfektivët e Përgjithshëm Sistemikë
Shqipëri dhe Kosovë
Jo
Po
Po
SA00127
Gentamycine
80 mg/2 ml (80 000 UI)
Tretësirë për injeksion
Gentamicinë sulfat
Kuti x 10 ampula
Tretësirë për injeksion - 80 mg/2 ml (80 000 UI) Gentamycine është një antibiotik i fuqishëm baktericid me një shkallë të gjerë aktivitet … Read more

Tretësirë për injeksion - 80 mg/2 ml (80 000 UI)

Gentamycine është një antibiotik i fuqishëm baktericid me një shkallë të gjerë aktiviteti kundër baktereve Gram-pozitivë dhe Gram-negativë, përfshirë edhe shtamet e Staphilococcus aureus, Escherichia coli, Klebsiella, Proteus dhe Pseudomonas species.
Tretësira për injeksion Gentamycine është e indikuar për rastet e mëposhtme:
– infeksione serioze të shkaktuara nga P.aeruginosa, Proteus species, E.coli, Klebsiella species, Enterobacter species, Serratia species, Citrobacter species, Staphilococcus species;
– infeksione akute dhe kronike të traktit urinar;
– infeksione sistemike të ndryshme, si: sepsis neonatal, peritonit, meningit;
– infeksione të kockës dhe indeve të buta, si: osteomielit akut, infeksione të plagëve (përfshirë edhe djegiet);
– septicemi bakteriale;
– infeksione të traktit respirator;
– terapi empirike për infeksione serioze të panjohura.