Silocure

Sistemi Urogjenital dhe Hormonet Seksuale
Shqipëri
Jo
Po
Jo
SA16910
Silocure
4 mg
Kapsula te forta
Silodosin
Kuti x 30
Kapsula te forta - 4 mg Silocure përmban lëndën vepruese silodosin, e cila i përket një grupi barnash të quajtur bllokues të alfa 1A-adrenorec … Read more

Kapsula te forta - 4 mg

Silocure përmban lëndën vepruese silodosin, e cila i përket një grupi barnash të quajtur bllokues të alfa 1A-adrenoreceptorëve. Silocure është selektiv për receptorët që gjenden në prostatë,
fshikëz urine dhe uretër. Duke bllokuar këta receptorë, ai shkakton relaksimin e muskulit të lëmuar që gjendet në këta inde. Kjo e bën më të lehtë urinimin duke lehtësuar kështu simptomat.

Përse përdoret Silocure
Silocure përdoret tek meshkujt e rritur për të trajtuar simptomat urinare të lidhura me zmadhimin beninj të prostatës (hiperplazia e prostatës), të tilla si:
● vështirësi në fillimin e urinimit;
● ndjesi e moszbrazjes së plotë të fshikëzës urinare;
● nevojë më e shpeshtë për të urinuar, edhe gjatë natës.