Ovula - 100 mg
Mikonal përmban si lëndë aktive mikonazol nitrat, i cili është një antimykotik imidazolik me veti të ngjashme me ketokonazolin. Në kushte in vitro ai vepron kundër Cladosporium, Madurella, llojeve të Phialophora, Pseudallescheria boydii dhe baktereve gram – pozitivë, përfshirë disa stafilokokë dhe streptokokë. Një numër i madh kërpudhash të ndjeshme ndaj mikonazolit mund të frenohen në përqëndrimin prej 2 mikrogramë ose edhe më të vogël për ml.
Mikonazoli përthithet pak përmes lëkurës ose membranave mukoze kur ai përdoret lokalisht në trajtë kremi, tretësire ose ovulash vaginale.
Mikonal përdoret në infeksionet mykotike vaginale ose vulvovaginale, të shkaktuara kryesisht nga Candida. Shenjat e këtij infeksioni përfshijnë kruarje, skuqje dhe sekrecione të bardha. Ovulat shkatërrojnë funget që shkaktojnë këto infeksione dhe disa baktere, të cilat janë gjithashtu prezente.