Fasdol

Sistemi Muskolo - Skeletik
Shqipëri
Jo
Po
Jo
SA00118
Fasdol
600 mg
Tableta të veshura me film
Ibuprofen
Kuti x 10
Tableta te veshura me film - 600 mg Fasdol përmban lëndën vepruese ibuprofen, i cili është një bar antiinflamator, antipiretik dhe analgjezik ( … Read more

Tableta te veshura me film - 600 mg

Fasdol përmban lëndën vepruese ibuprofen, i cili është një bar antiinflamator, antipiretik dhe analgjezik (antiinflamator / antireumatik josteroid) (AIJS).

Fasdol përdoret:
për trajtimin simptomatik të dhimbjes dhe inflamacionit në:
– artrit akut (përfshirë gutën);
– artrit kronik, veçanërisht në artrit reumatoid (poliartrit kronik);
– spondilit ankilozant (sëmundja Bechterew) dhe sëmundje të tjera inflamatororeumatike të shtyllës kurrizore;
– irritimet e sëmundjeve degjenerative të kyçeve dhe shtyllës kurrizore (artroza dhe spondiloartroza);
– sëmundje inflamatore reumatike të indeve të buta;
– enjtje dhe inflamacione të dhimbshme pas dëmtimeve.