Drazhe - 25mg
Amitriptilina është një antidepresiv triciklik që ka një strukturë metre unaza. Ajo frenon rikapjen neuronale të noradrenalinës nësistemin nervor qendror dhe të serotoninës (5 - HT). Frenimi i
rikapjes së këtyre monoamino-neurotransmetuesve, të cilët potencojnë veprimin e amitriptilinës në tru, duket se ka lidhje me aktivitetin e saj antidepresiv. Ndërkohë që efekti sedativ dhe efekte të tjera të padëshirueshme të amitriptilinës vërehen që në fillim të trajtimit, efekti antidepresiv vihet re vetëm pas disa javëve.
Drazhetë Amitriptiline përdoren:
• në të gjitha gjendjet depresive si: melankoli, psikoza maniako-depresive, depresione neurotike, depresione gjatë psikozave jomelankolike, ankth, pakënaqësi për jetën, shmangie nga jeta familjare e shoqëria, ulje e rendimentit profesional, prishje e ekuilibrit neurovegjetativ, çrregullime psikosomatike dhe shfaqje hipokondrike;
• në enurezë (kur përjashtohet patologjia organike).