Amiptyl

Sistemi Nervor
Shqipëri
Jo
Po
Po
SA17001
Amiptyl
25 mg
Tableta të veshura me film
Amitriptiline klorhidrat
Kuti x 30
Tableta te veshura me film - 25 mg Amiptyl është një antidepresiv triciklik, që ka një strukturë me tre unaza. Ai frenon rikapjen neuronale të … Read more

Tableta te veshura me film - 25 mg

Amiptyl është një antidepresiv triciklik, që ka një strukturë me tre unaza. Ai frenon rikapjen neuronale të noradrenalinës dhe të serotoninës (5-HT) në sistemin nervor qendror. Frenimi i rikapjes së këtyre monoamino-neurotransmetuesve, të cilët fuqizojnë veprimin e
amitriptilinës në tru, duket se ka lidhje me aktivitetin e saj antidepresiv. Ndërkohë që efekti sedativ dhe efekte të tjera anësore të amitriptilinës vërehen që në fillim të trajtimit, efekti antidepresiv vihet re vetëm pas disa javëve.

Tabletat e veshura me film Amiptyl përdoren për:
● Depresion tek të rriturit (episodet madhore depresive);
● Dhimbje neuropatike tek të rriturit;
● Parandalimin e dhimbjeve kronike të kokës nga tensioni tek të rriturit;
● Parandalimin e migrenës tek të rriturit;
● Urinimin në krevat gjatë natës (Enurezë nokturne) tek fëmijët mbi 6 vjeç, vetëm në rastet kur përjashtohen patologjitë organike, si spina bifida dhe çrregullimet e lidhura me to dhe kur nuk ka patur asnjë përmirësim ndaj të gjitha trajtimeve të tjera me ose pa barna, duke përfshirë relaksuesit e muskujve dhe desmopresinën; Amiptyl duhet të përshkruhet vetëm nga mjekë të specializuar për trajtimin e pacientëve që bëjnë urinim të vazhdueshëm në krevat gjatë natës.