Dexa-Neo

Dexa-Neo
Dexa-NeoDexa-NeoDexa-NeoDexa-Neo
Organet e Shqisave
Shqipëri dhe Kosovë
Jo
Jo
Jo
SA01481
Dexa-Neo
(0.1% + 0.5%) - 5 ml
Tretësirë me pika për sy
Deksametazon sodium fosfat, neomicinë sulfat
Kuti x flakon x 5 ml
Tretësirë me pika për sy – (0.1% + 0.5%) – 5 ml Dexa – Neo përmban si lëndë aktive deksametazon natrium fosfat dhe neomicin sulfat. Deksa … Read more

Tretësirë me pika për sy – (0.1% + 0.5%) – 5 ml

Dexa – Neo përmban si lëndë aktive deksametazon natrium fosfat dhe neomicin sulfat. Deksametazon natrium fosfati është një glukokortikoid sintetik, analog i glukokortikoideve natyrore me veti të fuqishme antiinflamatore dhe antialergjike. Neomicina është antibiotik me spektër të gjerë, me veprim baktericid ndaj mikroorganizmave gram pozitive dhe gram negative. Neomicin sulfati është antibiotik i grupit të aminoglikozidëve, veprues ndaj agjentëve patogjenë më të zakonshëm të syrit si Staphylococcus aureus, Escherichia coli, Haemophylus influenzae, speciet e Klebsiella / Enterobakter dhe speciet e tipit Neisseria.
Dexa – Neo përdoret në:
– gjendjet inflamatore në sy në të cilat nevojitet antiinflamatori steroid dhe ekziston infeksioni bakterial shoqërues ose rreziku për të;
– inflamacionet palpebrale dhe bulbare të konjunktivës, kornesë, segmentit anterior të globit të syrit, kur rreziku i përdorimit të steroidëve është më i vogël dhe i pranueshëm në raport me përfitimin nga zvogëlimi i edemës dhe inflamacionit;
– uveitet kronike anteriore dhe dëmtimet korneale nga lëndët kimike, radiacionet, djegiet termike dhe penetrimi i trupave të huaj;
– gjendjet kur rreziku për infeksione është i lartë.