Tetra

Tetra
TetraTetraTetraTetra
Organet e Shqisave
Shqipëri dhe Kosovë
Jo
Jo
Po
SA01653
Tetra
1% - 5 g
Pomadë për sy
Tetraciklinë klorhidrat
Kuti x tub x 5 g
Pomadë për sy - 1% - 5 g Tetracikline ose Tetra përmban si lëndë vepruese tetraciklinë klorhidrat.Tetraciklina është një derivat gjysmësin … Read more

Pomadë për sy - 1% - 5 g

Tetracikline ose Tetra përmban si lëndë vepruese tetraciklinë klorhidrat.
Tetraciklina është një derivat gjysmësintetik i klortetraciklinës. Ajo ka veprim bakterostatik si pasojë e frenimit të rikthyeshëm të ribozomit mikrobik dhe të sintezës së proteinave. Lokalisht, tetraciklina tregohet efikase në trajtimin e infeksioneve të vogla të lëkurës të shkaktuara nga streptokokët, stafilokokët dhe baktere të tjera të ndjeshme. Tetraciklina vepron mirë mbi shkaktarin e trakomës (Chlamydia trachomatis).

Tetra pomadë për sy 1%, përdoret në:
• trajtimin e infeksioneve sipërfaqësore bakteriale të kornesë së syrit dhe konjunktivit të syrit;
• parandalimin e oftalmisë neonatorum;
• trajtimin e trakomës.
Pas një përdorimi të zgjatur të tetraciklinës, mund të keni shfaqjen e rezistencës nga mikroorganizmat.