Fluoderma

Fluoderma
Fluoderma Fluoderma Fluoderma Fluoderma Fluoderma
Dermatologjikët
Shqipëri
Jo
Jo
Po
SA00110
Fluoderma
(0.2 mg + 5 mg)/g - 15 g
Krem
Flumetazon pivalat, neomicinë sulfat
Kuti x tub x 15 g
Krem – (0.2 mg + 5 mg)/1 g Pivalati i flumetazonit, një nga lëndët vepruese të kremit Fluoderma, është një glukokortikoid me fuqi mesatare, … Read more

Krem – (0.2 mg + 5 mg)/1 g

Pivalati i flumetazonit, një nga lëndët vepruese të kremit Fluoderma, është një glukokortikoid me fuqi mesatare, me përdorim lokal. Ai ushtron efekt antiinflamator, antialergjik, vazokonstriktor dhe antiproliferativ. Në sëmundjet inflamatore të lëkurës të tipave dhe prejardhjeve të ndryshme, pivalati i flumetazonit jep një qetësim të shpejtë dhe mënjanon simptomat, si psh. kruarjet. Efektet e shumëfishta që japin kortikosteroidet i detyrohen një mekanizmi molekular kompleks, ku lidhja me receptorët citoplazmikë specifikë luan një rol të rëndësishëm. Neomicina është një antibiotik aminoglikozidik që ushtron veprim ndaj shumë mikroorganizmave gram – pozitivë e gram – negativë. Ajo mund të japë sensibilizim më lehtë se antibiotikët e tjerë, kur përdoret lokalisht.
Indikohet në mjekimin fillestar të sëmundjeve inflamatore të lëkurës të llojeve e lokalizimeve të ndryshme që reagojnë ndaj kortikosteroideve dhe ku është shfaqur edhe një infeksion sekondar prej mikroorganizmash të ndjeshme ndaj sulfatit të neomicinës, psh. ekzemë seborreike, ekzemë kontakti, dermatit atopik (në të sëmurë të të gjitha moshave), neurodermatit i lokalizuar, intertrigo, forma sipërfaqësore të piodermisë (psh. impetigo) dhe pickime insektesh me infeksione sekondare.