Shurup - 1 mg / 5 ml
Shurupi Ketofex përmban lëndën vepruese ketotifen fumarat, i cili është një bar që përdoret për parandalimin dhe trajtimin e simptomave alergjike.
Ai indikohet në:
● trajtimin e simptomave në rrufë alergjike dhe në sëmundje alergjike të lëkurës, kur trajtimi me antihistaminikë oralë josedativë (antihistaminikë që nuk shkaktojnë përgjumje) si dhe përdorimi lokal i antihistaminikëve dhe glukokortikoidëve (preparate kortizonike) nuk është i përshtatshëm;
● parandalimin afatgjatë të simptomave astmatike në kombinim me antiinflamatorë të tjerë tek pacientët me ankesa të tipit alergjik në më shumë se një organ (p.sh. astmë bronkiale alergjike dhe alergji nga poleni ose pluhuri).
Udhëzim:
Shurupi Ketofex nuk është i përshtatshëm për trajtimin e atakeve akute të astmës.
Nuk rekomandohet trajtimi i astmës bronkiale vetëm me shurup Ketofex.
Terapia e astmës së rëndë duhet bërë gradualisht që të ketë sukses.
Terapia duhet të jetë e provuar nga kërkime të vazhdueshme mjekësore. Mjekët vlerësojnë se në ecurinë e sëmundjes si dhe në suksesin e trajtimit është i rëndësishëm një vetëkontroll i
përditshëm. Nëse edhe pas ndjekjes së një trajtimi korrekt nuk ka përmirësim, mjeku duhet të rivlerësojë terapinë.