Metformine

Metformine 850mg(60tab)
Metformine 850mg(60tab)Metformine 850mg(60tab)Metformine 850mg(60tab)Metformine 850mg(60tab)Metformine 850mg(60tab)
Trakti Digjestiv dhe Metabolizmi
Shqipëri dhe Kosovë
Jo
Po
Po
SA00250
Metforminë
850 mg
Tableta
Metforminë klorhidrat
Kuti x 60
Tableta 850 mg Metformine është një antidiabetik që merret nga goja dhe që nuk ka lidhje nga ana kimike ose farmakologjike me rrjedhësit e sulf … Read more

Tableta 850 mg

Metformine është një antidiabetik që merret nga goja dhe që nuk ka lidhje nga ana kimike ose farmakologjike me rrjedhësit e sulfaniluresë. Metformina përmirëson tolerancën e glukozës në të sëmurët me diabet joinsulinovartës duke ulur nivelin plazmatik të glukozës, si atë bazal, ashtu edhe atë pas ngrënies. Metformina zvogëlon prodhimin hepatik të glukozës, ul përthithjen intestinale të saj dhe përmirëson ndjeshmërinë e insulinës (rrit rikapjen periferike të glukozës).

Metformine indikohet në mjekimin e diabetit joinsulinovartës kur ka dështuar kontrolli i sëmundjes me anën e dietës dhe veçanërisht kur i sëmuri është me mbipeshë. Metformine mund të përdoret e vetme si mjekim fillestar ose e kombinuar me një rrjedhës të sulfaniluresë. Në diabetin insulinovartës, Metformine mund të jepet si mjet ndihmës në të sëmurët, simptomat e të cilëve kontrollohen me vështirësi.