Tableta - 500mg
Kalciumi është një element mineral i domosdoshëm për ruajtjen e barazpeshës elektrolitike dhe për funksionimin e duhur të shumë mekanizmave rregullatore.
Pamjaftueshmëria e kalciumit shoqërohet me çrregullime neuromuskulore dhe demineralizimin e kockave. Kalciumi e rrit efektshmërinë e leukociteve, shton fagocitozën dhe kam një efekt antieksudativ në kapilarët gjatë të ftohtit. Marrja e kalciumit e rrit përqëndrimin e tij në serum dhe në të gjithë organizmin. Nëntëdhjetëenëntë përqind (99%) e kalciumit në organizëm është e lidhur me fosfatet në kockat, kryesisht si hidroksiapatit.
Kalcium glukonat indikohet në mjekimin shtesë në
- osteoporozë me etiologji të ndryshme (osteoporozë pas menopauzës, osteoporozë senile, osteoporozë e nxitur nga kortikosteroidet, gastrektomi ose imobilizim);
- profilaksi e demineralizimit kockor para, gjatë ose pas menopauzës;
- mjekim shtesë në rakit ose osteomalaci;
- tetani latente (në rastet akute glukonati i kalciumit përdoret me rrugë
parenterale);
- në rastet e rritjes së nevojave për kalcium gjatë periudhës së shtatzënisë dhe të ushqyerjes së fëmijëve me gji, si dhe në periudhën e rritjes (fëmijëri,
adoleshencë);
- gjendje alergjike (si mjekim shtesë).