Tretësirë me pika për gojë - (10.000 UI + 10.000 UI)/ml
Advit ka në përbërjen e tij vitaminë A (retinol) dhe vitaminë D (ergokalçiferol). Vitamina A është e domosdoshme për rigjenerimin e rodopsinës së retinës, për formimin normal të epitelit dhe për rritjen. Vitamina D rregullon metabolizmin normal të kalçiumit dhe fosforit dhe parandalon e mjekon rakitin. Advit përdoret për parandalimin dhe mjekimin e pamjaftueshmërisë së vitaminave A dhe D.