Drotaverine

Trakti Digjestiv dhe Metabolizmi
Shqipëri
Jo
Po
Jo
SA00084
Drotaverine
40 mg / 2 ml
Tretesire per injeksion
Drotaverine klorhidrat
Kuti x 10 ampula x 2 ml
Tretesire per injeksion - 40 mg / 2 ml Drotaverine përmban lëndën aktive drotaverinë klorhidrat.Drotaverina është një derivat i papaverinës q … Read more

Tretesire per injeksion - 40 mg / 2 ml

Drotaverine përmban lëndën aktive drotaverinë klorhidrat.
Drotaverina është një derivat i papaverinës që zotëron veti antispazmike në sajë të frenimit të enzimës fosfodiesterazë në muskulaturën e lëmuar.
Drotaverine indikohet në situatat e mëposhtme:
● spazma të muskulaturës së lëmuar të rrugëve biliare: kolecistolitiazë, kolecistit;
● spazma të muskulaturës së lëmuar të rrugëve urinare: nefrolitiazë, pielonefrit, cistit, tenezmus i fshikëzës urinare;
● si terapi plotësuese në spazma të muskulaturës së lëmuar të traktit gastro-intestinal (ulcerë gastrike dhe duodenale, spazma të pilorit dhe pjesës së sipërme të stomakut, spazma të kolonit, konstipacion spastik, flatulencë) dhe të traktit riprodhues (dismenorre).