Tretësirë me pika, Preparat dentar – 5 ml
Eugenoli ka veprim analgjezik, antiseptik dhe prodhon anestezi lokale. Veprimi bakteriostatik i eugenolit është kundër Staphylococcus aureus, Escherichia coli, Pseudomonas aeruginosa dhe Candida albicans. Eugenol përdoret në stomatologji, shpesh i përzier me oksid zinku. Ai prodhon anestezi lokale. Përdoret si bar për qetësimin e dhimbjeve të dhëmbit (një pambuk i lyer vendoset brenda kavitetit të dhëmbit të prishur), në mbushjet e përkohshme dentare me oksidin e zinkut dhe si përbërës në preparatet e higjienës orale. Ai mund të përdoret dhe si aromatizues. Esenca e karafilit ka veti antihelmintike.