Tableta të veshura me film – 150 mg
Ranitidina është një antagonist i receptorëve histaminikë H2. Në sajë të lidhjes specifike me receptorët H2, ranitidina frenon veprimin e histaminës kështu që frenon sekretimin e acidit gastrik gjatë ditës si edhe gjatë natës. Ranitidina ul aciditetin dhe vëllimin e lëngut gastrik. Pas administrimit oral, ajo përthithet shumë shpejt dhe arrin përqëndrimin më të lartë në serum pas 2 ose 3 orësh. Ranitidina metabolizohet në mëlçi dhe jashtëqitet kryesisht me urinë. Një dozë e vetme është e efektshme për më shumë se 12 orë. Pirja e duhanit ndikon në uljen e efektit të terapisë me ranitidinë.
Ranitidine indikohet:
- në trajtimin e ulçerës duodenale;
- në trajtimin ulçerës gastrike duke përfshirë parandalimin e ulçerës duodenale të lidhur me agjentët antiinflamatorë josteroidë;
- në sëmundjen e refluksit gastro-ezofageal;
- në sindromin Zollinger-Ellison;
- si paramjekim për të ulur vëllimin dhe përmbajtjen e acidit të sekretimit gastrik, në mënyrë që të zvogëlohen pasojat e sindromit të aspirimit të acidit klorhidrik gjatë anestezisë.