DEDIKUAR
SHËNDETIT TUAJ



OTC

Barnat OTC shiten direkt tek konsumatori pa recetë nga mjeku ose nga një profesionist i kujdesit shëndetësor. Në shumë shtete barnat OTC përzgjidhen nga një agjenci rregullatore, e cila siguron që përbërësit e këtyre barnave janë të sigurtë dhe efektivë kur përdoren pa rekomandimin e mjekut.

Barna Pa Recetë

Tretësirë me pika për gojë - (10.000 UI + 10.000 UI)/ml

Tretësirë me pika për vesh - 2.5%

Alkool borik përmban lëndën aktive acid borik. Acidi borik
ka veti bakteriostatike dhe fungistatike të dobëta. Tretësira
e tij alkoolike (në alkool të holluar) ka efekt analgjezik në
otalgjitë. Acidi borik depërton me vështirësi në lëkurën e
padëmtuar.
Tretësira me pika për vesh Alkool borik përdoret si më
poshtë:
Analgjezik dhe antiseptik në otalgjitë.

Tableta - 500 mg

Alukol përmban lëndën aktive hidroksid alumini, i cili
është një antiacid, që ul hiperaciditetin e lëngut
gastrik dhe kështu mënjanon shtrëngimet në stomak
të shkaktuara nga hiperaciditeti. Veprimi antiacid fillon
shpejt dhe zakonisht zgjat rreth 2 orë. Përveç
asnjanësimit të shpejtë e afatgjatë, Alukol frenon edhe
veprimin e pepsinës (proteazës), mënjanon veprimin
e dëmshëm të acidit të stomakut, i cili vepron si faktor
agresiv i barrierës mbrojtëse të mukozës.
Indikohet në:
• mjekimin e hiperaciditetit, ulcerës së stomakut dhe
duodenit, ulcerës së shkaktuar nga antiinflamatorët
josteroidë, refluks ezofageal, sindromën Zollinger-Ellison,
gastrit kronik dhe akut me hiperaciditet, irritim të
mukozës së stomakut i shkaktuar nga konsumi i
alkoolit, kafesë dhe duhanit.
Redukton nivelin e lartë të fosfateve në gjak që është
e rëndësishme në pacientët me sëmundje veshkash
të cilët nuk eleminojnë dot nga organizmi sasinë e
fosfatit të hekurit që marrin me dietën.

Tableta - 500 mg


Analgine përmban lëndën aktive metamizol natriumi, i cili ka efekt analgjezik dhe antipiretik të theksuar, por efekti i tij antiinflamator është i dobët. Po ashtu ai ka efekt spazmolitik në muskulaturën e lëmuar të mitrës, tëmthit dhe rrugëve urinare. Frenon sintezën e prostaglandinave me anë të frenimit të cikloksigjenazës. Veprimi analgjezik qëndror i detyrohet frenimit të aktivimit të adenilatciklazës. Metamizoli sodik përthithet shpejt dhe plotësisht pas administrimit nga goja. Përqëndrimi plazmatik maksimal arrihet pas një ore. Lidhet pjesërisht me proteinat plazmatike. Bari metabolizohet në mëlçi.
- Indikohet në gjendje të rënda ose rezistente me dhimbje ose temperaturë.

Tableta - 500 mg

Aspirina është një antiinflamator josteroid (AIJS) i grupit të
salicilateve dhe ka shumë karakteristika të përbashkëta me
antiinflamatorët e tjerë josteroidë (AIJS). Ajo jep efekte analgjezike,
antipiretike, antiinflamatore dhe antireumatike. Aspirina e ul
temperaturën e lartë të trupit me anën e zgjerimit të enëve
periferike të gjakut. Veprimin antiinflamator dhe analgjezik e
ushtron me anën e frenimit të kompleksit enzimatik prostaglandinësintetazë.
Aspirina, duke acetiluar ciklooksigjenazën e trombociteve,
parandalon sintezën e tromboksanit A2, një rrjedhës i
prostaglandinës, që është një vazokonstriktor i fuqishëm e që nxit
agregimin e trombociteve dhe reaksionin e çlirimit të trombociteve.
Aspirina e frenon agregimin e trombociteve.
Tabletat Aspirine 500 mg indikohen në:
● dhimbjet me intensitet të ulët ose mesatar me lokalizime të
ndryshme (dhimbje koke, dhimbje dhëmbi, neuralgji, mialgji,
dhimbje menstruale, dhimbje posttraumatike e pasoperatore);
● uljet e temperaturës në gjendjet me ethe;
● gjendjet inflamatore si: ethe reumatike, artrit reumatoid dhe
osteoartrit.

Tretësirë – 100 mg/ml - 100 ml

Tableta - 8 mg

Bromheksine përmban lëndën aktive bromheksinë klorhidrat, e cila është një bar mukolitik, që përdoret për mjekimin e çrregullimeve të frymëmarrjes, kur ato shoqërohen me mukus viskoz ose të tepërt. Ajo ndihmon në jashtëqitjen e sekrecioneve trakeobronkiale dhe në uljen e viskozitetit të këtyre sekrecioneve, duke përmirësuar kështu frymëmarrjen.
Bromheksine përdoret:
• për lëngëzimin e sekrecioneve të rrugëve të frymëmarrjes në rastet e sëmundjeve bronkopulmonare akute e kronike, si: bronkit, emfizemë, trakeobronkit dhe bronkit astmatik kronik;
• për parandalimin e ndërlikimeve të frymëmarrjes pas ndërhyrjeve kirurgjikale në kraharor;
• për të shpejtuar ekspektorimin e lëndëve të huaja endobronkiale (mjete kontrasti të përdorura ne radiologji).

Shurup - 4 mg/5 ml - 100 ml

Bronax përmban lëndën aktive bromheksinë klorhidrat, e cila është një bar mukolitik, që përdoret për mjekimin e çrregullimeve të frymëmarrjes kur ato shoqërohen me mukus viskoz ose të tepërt. Ajo ndihmon në jashtëqitjen e
sekrecioneve trakeobronkiale dhe në uljen e viskozitetit të këtyre sekrecioneve, çka shpie në përmirësimin e frymëmarrjes.
Bronax përdoret për:
● lëngëzimin e sekrecioneve të rrugëve të frymëmarrjes në rastet e sëmundjeve bronkopulmonare akute e kronike, si: bronkit, emfizemë, trakeobronkit dhe bronkit astmatik kronik;
● parandalimin e ndërlikimeve të frymëmarrjes pas ndërhyrjeve kirurgjikale në kraharor;
● të shpejtuar ekspektorimin e lëndëve të huaja endobronkiale (mjete kontrasti të radiologjisë).
Gjatë përkeqësimit të bronkitit akut, shurupi duhet përdorur me një antibiotik të përshtatshëm.

Spray - 8.5% - 30 ml


Jodex përmban lëndën aktive povidonjod. Povidonjodi është një kompleks i jodit me povidonin (polivinilpirolidon), ndërsa povidoni është polimer sintetik hidrofil që luan rolin e bartësit të jodit. Ky polimer nuk ushtron veprim antibakteror, por ka afri të lartë për membranën qelizore, kurse në trajtë kompleksi me jodin, pra në trajtë të povidonjodit, çliron jod të lirë drejtpërdrejt në sipërfaqen e qelizës bakterore.
Jodex spraj 8.5% indikohet si dezinfektant otorino-laringologjik. Lënda kryesore aktive është jodi, i cili çlirohet gjatë kontaktit të povidonjodit me mukozat. Allantoina mbron mukozat nga dëmtimi.
Ky bar përdoret:
● si mjekim plotësues në infeksionet e hapësirës së gojës, qiellzës, grykës dhe gjuhës;
● në infeksionet pas veprimeve kirurgjikale në gojë;
● gjatë sëmundjeve gripale që shoqërohen me gërvishtje dhe dhimbje të fytit;
● në infeksionet kronike të zgavrës së gojës;
● në anginat streptokoksike (i shoqëruar me antibiotik).

Tableta - 500mg

Kalciumi është një element mineral i domosdoshëm për ruajtjen e barazpeshës elektrolitike dhe për funksionimin e duhur të shumë mekanizmave rregullatore.
Pamjaftueshmëria e kalciumit shoqërohet me çrregullime neuromuskulore dhe demineralizimin e kockave. Kalciumi e rrit efektshmërinë e leukociteve, shton fagocitozën dhe kam një efekt antieksudativ në kapilarët gjatë të ftohtit. Marrja e kalciumit e rrit përqëndrimin e tij në serum dhe në të gjithë organizmin. Nëntëdhjetëenëntë përqind (99%) e kalciumit në organizëm është e lidhur me fosfatet në kockat, kryesisht si hidroksiapatit.
Kalcium glukonat indikohet në mjekimin shtesë në

- osteoporozë me etiologji të ndryshme (osteoporozë pas menopauzës, osteoporozë senile, osteoporozë e nxitur nga kortikosteroidet, gastrektomi ose imobilizim);

- profilaksi e demineralizimit kockor para, gjatë ose pas menopauzës;


- mjekim shtesë në rakit ose osteomalaci;

- tetani latente (në rastet akute glukonati i kalciumit përdoret me rrugë
parenterale);

- në rastet e rritjes së nevojave për kalcium gjatë periudhës së shtatzënisë dhe të ushqyerjes së fëmijëve me gji, si dhe në periudhën e rritjes (fëmijëri,
adoleshencë);

- gjendje alergjike (si mjekim shtesë).

Tableta të veshura me film, gastrorezistente – 100 mg

Tableta - 2 mg

Loperamid është një antidiarreik i fuqishëm sintetik. Ai vepron drejtpërdrejt në paretet e zorrëve, ku lidhet me receptorët e opiateve, të cilët ngadalësojnë lëvizshmërinë e zorrëve. Loperamid frenon kështu veprimtarinë peristaltike, e
cila çon në uljen e humbjes së lëngjeve dhe të elektrolitëve nga zorrët. Në këtë mënyrë vëllimi ditor i feçeve zvogëlohet, ndërkohë që veshtullia dhe dendësia e masës rritet.

Loperamid përdoret në mjekimin simptomatik të diarresë akute me etiologji të ndryshme, duke përfshirë edhe përkeqësimin akut të saj në të rriturit dhe fëmijët mbi 12 vjeç (në moshat 6 – 12 vjeç mund të përdoret vetëm me përshkrimin e mjekut).
Në mjekimin e diarresë kronike përdoret vetëm në të rriturit.
Në të sëmurët me ileostomi mund të përdoret për të ulur
numrin dhe vëllimin e defekimeve dhe për të forcuar
konsistencën e feçeve.

Tableta - 10 mg


Lorade përmban lëndën aktive loratadinë, e cila bën pjesë në grupin e barnave të quajtur antihistaminikë.
Lorade përdoret për trajtimin simptomatik të:
● rinitit alergjik (p.sh. alergji nga polenat) si teshtimat, rrjedhje dhe kruarje hunde, irritim i syve
● urtikaries kronike idiopatike (me origjinë të panjohur).

Tableta 10 mg


Lorade përmban lëndën aktive loratadinë, e cila bën pjesë në grupin e barnave të quajtur antihistaminikë.
Lorade përdoret për trajtimin simptomatik të:
● rinitit alergjik (p.sh. alergji nga polenat) si teshtimat, rrjedhje dhe kruarje hunde, irritim i syve
● urtikaries kronike idiopatike (me origjinë të panjohur).

Results 1 - 15 of 32