DEDIKUAR
SHËNDETIT TUAJ



ATC

Sistemi i klasifikimit Anatomik Terapeutik Kimik (ATC) përdoret për klasifikimin e lëndëve aktive të barnave sipas organit ose sistemit në të cilën ato veprojnë si dhe veçorive terapeutike, farmakologjike dhe kimike të tyre.

ATC code H: Preparatet Hormonale Sistemike është një nga ndarjet e Sistemit të klasifikimit Anatomik Terapeutik Kimik (ATC), një sistem i kodeve alfanumerike i hartuar nga OBSH për klasifikimin e barnave dhe produkteve të tjera mjekësore.

Preparatet Hormonale Sistemike

Tretësirë për injeksion - 25 mg/2ml

Prednizolon fosfat natriumi është ndër kortikosteroidët e parë sintetikë të
përdorur në praktikën mjekësore. Efektet farmakologjike të tij janë të
ngjashme me ato të kortizolit (glukokortikoid natyral endogjen), efektet
mineralokortikoide janë më të dobëta, ndërsa efektet antiinflamatore dhe
imunosupresore janë më të fuqishme dhe për këtë veti është më i përdorur
klinikisht. Prednizolon fosfat natriumi kur administrohet në rrugë intramuskulare
ose intravenoze, përthithet shumë shpejt, po kështu edhe piku plazmatik
arrin shumë shpejt. Prednizolon fosfat natriumi ka një gjysmë-jetë plazmatike
2-4 orë. Lidhet shumë me proteinat plazmatike, megjithëse më pak se
hidrokortizoni (kortizoli). Volumi i shpërndarjes dhe gjithashtu klirensi rriten
me një rritje të ulët të moderuar të dozës; në doza shumë të larta, klirensi
shfaqet i mbingopur. Prednizolon fosfat natriumi jashtëqitet me urinë dhe si
një metabolit i konjuguar së bashku me një sasi të konsiderueshme
prednizoloni të pandryshuar. Prednizolon fosfat natriumi çaktivizohet në sasi
të mëdha pasi kalon placentën dhe sasi të vogla jashtëqiten me qumështin e
gjirit.

Përdoret

A. Me injeksion intravenoz ose intramuskular kur terapia orale nuk është
e mundur në:
1– Çrregullime endokrine – pamjaftueshmëri adrenokortikale primare,
sekondare ose akute etj.
2– Çrregullime reumatike – si terapi mbështetëse për administrim për një
kohë të shkurtër në: osteoartrit post – traumatik, sinovit; artrit reumatoid
përfshi dhe artritin reumatoid juvenil; bursit akut dhe subakut etj.
3– Sëmundje të kolagjenit – mbajtës i terapisë në raste të veçanta të
shkaktuara nga karditi reumatik akut, dermatomiozit sistemik.
4– Sëmundje dermatologjike – dermatit eksfoliativ, dermatit i rëndë seborroik,
psoriazë, fungoide mykotike.
5– Gjendjet e alergjisë – astma bronkiale, dermatit të kontaktit, rinite alergjike
sezonale, reaksione nga mbindjeshmëria ndaj barnave, reaksione urtikarie
të shkaktuara nga transfuzionet.
6– Sëmundje gastrointestinale – kolit ulçeroz (terapi sistemike); enterit rajonal
(terapi sistemike).
7– Sëmundje respiratore – pneumoni; si terapi antituberkulare.
8– Sëmundje hematologjike – anemi hemolitike; trombocitopeni idiopatike në
të rritur (vetëm I.V., është i kundërindikuar si I.M.).
9– Sëmundje neoplastike – leuçemi dhe limfoma në të rritur; leuçemi akute
tek fëmijët.

B: Me injeksion intra-artikular dhe në indet e buta: si terapi mbështetëse
për një administrim për një kohë të shkurtër në: osteoartrit post – traumatik,
sinovit; artrit reumatoid; bursit akut dhe subakut; tenosinovit akut jospecifik.

C: Me injeksion intralezional: lezione të lokalizuara, hipertrofike, inflamatore,
infiltrative në: pllaka psoriatike, granuloma anulare, neurodermatite,
nekrobioza lipodike diabetike; në tumorin cistik.

Tableta - 5 mg


Prednizoni është një glukokortikoid që frenon formimin, çlirimin dhe veprimtarinë e mediatorëve endogjenë të inflamacionit, përfshirë prostaglandinat, kininat, histaminën, enzimat lipozomale dhe sistemin e komplementit. Ai përndryshon edhe përgjigjen imunitare të organizmit. Në
sistemin hematopoetik shkakton uljen e numrit të limfociteve, eozinofileve dhe bazofileve, kurse rrit numrin e neutrofileve, trombociteve dhe eritrociteve. Antagonizon veprimin e vitaminës D në përthithjen e kalciumit nga aparati tretës (shfaqje e osteoporozës) dhe nxit sekretimin e acidit klorhidrik. Në sistemin nervor qendror vepron si nxitës, duke shkaktuar eufori, psikoza dhe konvulsione.
Prednizon indikohet në: astmë bronkiale; artrit reumatoid; lupus eritematoz sistemik; dermatomiozit; sëmundje të indit lidhor (përjashtuar sklerozën sistemike); poliarterit nodoz; çrregullime inflamatore të lëkurës, përfshirë pemfigus vulgaris, pemfigoidin buloz dhe piodermën gangrenoze; nefrit intersticial akut; kolit ulçeroz; sëmundjen e Crohnit; sarkoidozë; kardit reumatik; anemi hemolitike (autoimune); leuçemi akute e limfatike; limfomë malinje; mielomë të shumëfishtë; purpura trombocitopenike idiopatike;
transplantet si imunosupresiv, etj.

- Tretësirë për injeksion - 4 mg/1 ml


Prodexa 4 është një produkt farmaceutik që ka si lëndë aktive deksametazon natrium fosfatin. Deksametazon natrium fosfati është një glukokortikoid sintetik.
Glukokortikoidët veprojnë në metabolizmin e organizmit. Gjithashtu, ata modifikojnë përgjigjen imune të organizmit. Deksametazon natrium fosfati përdoret kryesisht për efektin e tij antiinflamator në disa organe.
Deksametazon natrium fosfati është ndër glukokortikoidët me veprim më të zgjatur dhe pothuajse nuk ka veprim mineralokortikoid.
Ai është glukokortikoid i zgjedhur në trajtimin e edemës cerebrale, sepse depërton në sistemin nervor qendror më mirë se të tjerët.
Deksametazon natrium fosfati është rreth 20 - 30 herë më i fuqishëm se
hidrokortizoni dhe 5 - 7 herë më i fuqishëm se prednizoni.
Prodexa 4 indikohet në sëmundjet e mëposhtme:
- Gjendje alergjike
Prodexa 4 përdoret për kontrollin e gjendjeve alergjike të rënda ose rezistente ndaj barnave të tjerë, në trajtimin e astmës, dermatitit atopik, dermatitit të kontaktit, reaksioneve të mbindjeshmërisë ndaj barnave dhe riniteve alergjike sezonale.
- Sëmundje të lëkurës
Mjekim i pemfigusit, dermatitit buloz herpetiform, dermatitit eksfoliativ, formave më të rënda të eritemës multiforme (sindroma Stevens - Johnson).
- Çrregullime endokrine
Insufiçiencë adrenokortikale primare ose sekondare (me përjashtim të insufiçiencës akute të gjendrave mbiveshkore, për të cilën mjekimi me kortizon ose hidrokortizon është më i përshtashëm, për shkak të veprimit mineralokortikoid më të fuqishëm), hiperplazi kongenitale e gjendrës mbiveshkore, hiperkalçemi në të sëmurët me kancer, tiroidit subakut dhe forma më të rënda të tiroiditit të shkaktuar nga rrezatimi.
- Sëmundje gastrointestinale
Përkeqësim i theksuar i gjendjes së kolonit (kolit ulçeroz, sëmundje e Krohnit),
hepatit kronik autoimun.
- Çrregullime hematologjike
Anemi aplastike e lindur ose e fituar, anemi hemolitike autoimune për shkak të
antikorpeve, nxitje e mjekimit në leuçeminë limfoblastike akute, sindrom
mielodisplastik, limfomë angioimunoblastike e qelizave malinje dhe plazmocitomë, anemi e rëndë pas mielofibrozës me metaplazi mieloide, ndërlikim sistemik në histiocitozë sistemike dhe leuçemi akute tek fëmijët.
- Sëmundje neoplastike
Për trajtimin lehtësues (paliativ) të leuçemisë dhe limfomave në të rriturit.
- Sistemi nervor
Edemë cerebrale për shkak të tumoreve primare ose metastazike, kraniotomisë
ose traumave primare të kokës, skleroza multiple akute të acaruara.
- Sëmundje të veshkave
Glomerulonefrit primar dhe sekondar, dëmtim i funksionit të veshkave në sëmundjet sistemike të indit lidhor, për të induktuar diurezën ose lehtësimin e proteinurisë së shkaktuar nga sindromi nefropatik idiopatik ose lupusi eritematoz.
- Sëmundje respiratore
Beriliozë, turbekuloz pulmonar fulminant ose i përhapur, i përdorur me antituberkularë të tjerë, eozinofili infiltrative pulmonare, sarkoidozë simptomatike.
- Çrregullime reumatizmale
Si terapi shtesë për kohë të shkurtër administrimi (në gjendje akute ose
përkeqësimi) në artritin gutoz akut, artritin psoriatik, karditin reumatik akut,
spondilitin ankilozant, artritin reumatoid, duke përfshirë artritin juvenil reumatoid (në disa raste mund të kërkohet terapi mbajtëse në doza të ulëta).
- Të ndryshme
Teste diagnostikuese në hiperfunksionin e adrenokorteksit, trikinozë me simptoma neurologjike ose kardiake, shok të rënduar.

Tableta - 0.5 mg

Prodexa T përmban një glukokortikoid sintetik (hormon i gjendrës mbiveshkore)
me veprim në metabolizëm, balancën e elektrolitëve dhe funksionin e indeve.
Prodexa T indikohet në sëmundje që kërkojnë trajtim sistemik me glukokortikoidë.
Këtu bëjnë pjesë në varësi të formës së shfaqur dhe shkallës së gravitetit:
– edemë cerebrale e shkaktuar nga një tumor cerebral, operacion neurokirurgjik,
absces i trurit, meningit bakterial;
– atake akutë, të rëndë, të astmës;
– trajtimi i hershëm i sëmundjeve akute, të rënda, të përhapura, të lëkurës, si
eritrodermia, pemfigus vulgaris, ekzemë akute;
– trajtimi i sëmundjeve reumatike sistemike (sëmundje reumatike që mund të
prekin organet e brendshme), si: lupus eritematoz sistemik;
– inflamacion reumatik aktiv i kyçeve (artrit reumatoid) me forma të rënda
progresive p. sh. forma që çojnë shpejt në dëmtim të kyçeve dhe / ose prekin
edhe indet përveç kyçeve;
– infeksione të rënda me shenja të ngjashme me helmimin (p. sh. në tuberkuloz,
tifo) vetëm i shoqëruar me terapinë e përshtatshme antiinfektive);
– trajtimi mbështetës i tumoreve malinje;
– parandalimi dhe trajtimi i të vjellave të shkaktuara nga trajtimi me citostatikë;
– parandalimi dhe trajtimi i të vjellave pasoperatore;
– terapi zëvendësuese hormonale: në funksion të reduktuar të mbiveshkoreve
ose kur ai mungon krejtësisht (sindroma adrenogenitale) tek të rriturit.

Tableta - 0.5 mg

Prodexa T përmban një glukokortikoid sintetik (hormon i gjendrës mbiveshkore)
me veprim në metabolizëm, balancën e elektrolitëve dhe funksionin e indeve.
Prodexa T indikohet në sëmundje që kërkojnë trajtim sistemik me glukokortikoidë.
Këtu bëjnë pjesë në varësi të formës së shfaqur dhe shkallës së gravitetit:
– edemë cerebrale e shkaktuar nga një tumor cerebral, operacion neurokirurgjik,
absces i trurit, meningit bakterial;
– atake akutë, të rëndë, të astmës;
– trajtimi i hershëm i sëmundjeve akute, të rënda, të përhapura, të lëkurës, si
eritrodermia, pemfigus vulgaris, ekzemë akute;
– trajtimi i sëmundjeve reumatike sistemike (sëmundje reumatike që mund të
prekin organet e brendshme), si: lupus eritematoz sistemik;
– inflamacion reumatik aktiv i kyçeve (artrit reumatoid) me forma të rënda
progresive p. sh. forma që çojnë shpejt në dëmtim të kyçeve dhe / ose prekin
edhe indet përveç kyçeve;
– infeksione të rënda me shenja të ngjashme me helmimin (p. sh. në tuberkuloz,
tifo) vetëm i shoqëruar me terapinë e përshtatshme antiinfektive);
– trajtimi mbështetës i tumoreve malinje;
– parandalimi dhe trajtimi i të vjellave të shkaktuara nga trajtimi me citostatikë;
– parandalimi dhe trajtimi i të vjellave pasoperatore;
– terapi zëvendësuese hormonale: në funksion të reduktuar të mbiveshkoreve
ose kur ai mungon krejtësisht (sindroma adrenogenitale) tek të rriturit.

Tableta - 50 mg

Propiltiouracili frenon sintezën e hormoneve të tiroides dhe kështu ai është i efektshëm në mjekimin e hipertiroidizmit. Ai nuk e çaktivizon tiroksinën (T4) e
trijodtironinën (T3) ekzistuese dhe as ndërhyn në efektshmërinë e hormoneve ekzogjene të tiroides. Propiltiouracili pjesërisht frenon shndërrimin periferik të T4 në T3. Gjysmëjeta e jashtëqitjes nga plazma e propiltiouracilit është 1 deri në 2 orë. Kohëzgjatja e veprimit të barit është më e gjatë sesa ç’mund të parashikohet nga gjysmëjeta plazmatike. Veprimi i zgjatur antitiroidik e bën të mundur përdorimin e një doze të vetme ditore.

Propiltiouracil indikohet në hipertiroidizëm.

Results 1 - 6 of 6