Tretësirë për injeksion – 1000 mg / 2 ml
Analgine (metamizoli sodik) ka efekt analgjezik dhe antipiretik të theksuar, por efekti i saj antiinflamator është i dobët. Po ashtu ajo ka efekt spazmolitik në muskulaturën e lëmuar të mitrës, tëmthit dhe rrugëve urinare. Frenon sintezën e prostaglandinave me anë të frenimit të cikloksigjenazës. Veprimi analgjezik qendror i detyrohet frenimit të aktivimit të adenilatciklazës. Analgine indikohet në gjendje të rënda ose rezistente me dhimbje ose temperaturë.