Tableta të veshura me film - 100 mg
Atenololi, një beta-bllokues përzgjedhës, bllokon receptorët beta 1 të zemrës, të cilët ndikojnë kryesisht në sistemin kardiovaskular (ulin ritmin e zemrës, ulin kontraksionin kardiak dhe ulin presionin e gjakut); në të sëmurët me angina pectoris ai ul kërkesat e miokardit për oksigjen, ul shpeshtësinë e krizave anginoze, ul nevojat për nitrite, si dhe rrit tolerancën ndaj veprimtarisë fizike. Atenololi ul presionin arteror sistolik e diastolik.
Atenolol - tabletë e veshur me film 100 mg indikohet në
- hipertension arteror (esencial dhe renal; i vetëm ose i kombinuar me barna të tjera);
- angina pectoris, e shkaktuar nga arteroskleroza koronare;
- infarkt akut miokardi;
- profilaksi e migrenës;
- sindrom i abstinencës nga alkooli;
- aritmi ventrikulare;
- aritmi ose takikardi supraventrikulare.