Krem 0.1 %
Genta është një produkt farmaceutik, që ka si lëndë aktive gentamicinën sulfat. Gentamicina është një antibiotik aminoglikozidik, veçanërisht aktiv kundër bacileve aerobe gram-negativë, sidomos Escherichia coli, Proteus, Klebsiella, Serratia, Enterobacter dhe Citrobacter. Genta - krem përdoret në format e infektuara të lëkurës të shkaktuara nga mikrobe të ndjeshme ndaj gentamicinës si: piodermi me shtrirje dhe gravitet të ndryshëm, folikulite, forunkuloza, ekzema mikrobike. Gjithashtu përdoret edhe në format e infektuara sekondare si: dermatite, ekzema, ulçera, lezione traumatike, në djegie dhe plagë të infektuara. Infeksionet e tjera të lëkurës që kërkojnë përdorimin e Genta krem janë akneja dhe psoriazis pustuloza, forma integroide.