Metronidazol

Metronidazol
MetronidazolMetronidazolMetronidazolMetronidazol
Antiinfektivët e Përgjithshëm Sistemikë
Shqipëri dhe Kosovë
Jo
Po
Jo
SA00254
Metronidazol
0.5% - (5 g/1000 ml)
Tretësirë për infuzion
Metronidazol
Shishe qelqi x 100 ml
Tretësirë për perfuzion 0.5% … Read more

Tretësirë për perfuzion 0.5%

Metronidazoli, një rrjedhës sintetik i nitroimidazolit, vepron kundër mikroorganizmave anaerobe gram – pozitive dhe gram – negative (lloje të Bacteroides, përfshirë grupin bakteror të B.fragilis, lloje të Clostridium, lloje të Eubacterium, lloje të Peptococcus, lloje të Peptostreptococcus dhe kundër protozoarëve (Trichomonas vaginalis, Entamoeba histolytica dhe Giardia lamblia). Metronidazol përdoret në: - mjekimin e infeksioneve të shkaktuara nga mikroorganizma anaerobe dhe të infeksioneve nga protozoarët; - parandalimin e infeksioneve postoperatore të shkaktuara nga bakteret anaerobe, sidomos speciet e bakteroideve dhe të streptokokëve anaerobë; - mjekimin e septicemisë, bakteremisë, peritonitit, absceseve të trurit, pneumonisë nekrotizuese, osteomielitit, sepsis puerperal, absceseve pelvike, celulitit pelvik dhe infeksioneve të plagëve postoperatore, kur prej tyre janë izoluar mikoorganizma patogjene anaerobe, të ndjeshme; trikomoniazë urogjenitale në femra (vaginit trikomonal) dhe meshkuj; vaginozë bakterore (e njohur edhe si vaginit jospecifik), vaginozë anaerobe ose vaginit nga Gardnerella; - gingivit ulçeroz akut; ulçera të kërcirit, të infektuara nga mikroorganizma anaerobe; - infeksione dentare akute (p.sh. perikoronit akut dhe infeksione apikale akute); - të gjitha format e amebiazës (sëmundje intestinale dhe ekstraintestinale) dhe ato të bartësve josimptomatikë të cisteve; - xhardiazë.


Share this