DEDIKUAR
SHËNDETIT TUAJ



ATC Rimbursimi

Lista e barnave të rimbursuara,është një pjesë e rëndësishme e paketave të shërbimit që mbulon Fondi I Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për popullatën. Lista e barnave të rimbursueshme ka si qëllim përmirësimin e cilësisë së shërbimit për të gjithë pacientët e në mënyrë të posaçme për shtresat në nevojë. Në këtë këndvështrim, FSDKSH synon përmes listës së re të barnave, te shtojë vëmendjen drejt kategorive si pensionistët dhe pacintët që vuajnë nga sëmundje të rënda.

Në hartimin e listës së barnave janë marrë parasysh disa kritere shkencore, duke i dhënë prioritet barnave të cilat përdoren për sëmundje të rënda; sëmundje me rrezikshmëri të lartë për jetën; sëmundje që shkaktojnë invaliditet; sëmundje që kanë rrezikshmëri përhapje në shoqëri; sëmundje që shkaktojnë shumë vuajtje si dhe sëmundje kronike që kërkojnë mjekim të zgjatur.

Gjaku dhe Organet e Homopojezës - Të Rimbursueshme

Tableta - 5 mg

Tableta të veshura me film, gastrorezistente – 100 mg

Tretësirë për injeksion - (25%) 2.5 g/10 ml

Magnezi parandalon ose kontrollon konvulsionet duke bllokuar përçimin neuromuskulor duke zvogëluar sasinë e acetilkolinës të çliruar nga impulsi i nervit motor. Magnezi ka një efekt deprimues në sistemin nervor
qendror. Nivelet plazmatike normale të magnezit luhaten nga 1.5 deri në 3 milibarazvlerës / l. 1 g sulfat magnezi jep 8.12 milibarazvlerës magnez.

Tretësira për injeksion Sulfat magnezi 2500 mg / 10 ml përdoret në:
● parandalimin ose kontrollin e konvulsioneve në preeklampsi ose eklampsi të rëndë, pa shkaktuar deprimim të dëmshëm të sistemit nervor qendror te
nëna ose foshnja dhe të konvulsioneve të shoqëruara me hipomagnezemi;
● kontrollin e hipertensionit, encefalopatisë dhe konvulsioneve në fëmijët me nefrit akut;
● frenimin e lindjes së parakohshme;
● trajtimin e aritmive ventrikulare kërcënuese për jetën.

Results 1 - 3 of 3